BOTA

Atentatet me automjete në Gjermani, pse po shtohen aktet e këtij lloji?

n.f Përditësimi i fundit 11 Mars 2025, 14:32

Atentatet me automjete në Gjermani, pse po shtohen aktet e këtij

GJERMANI- Magdeburg, Mynih, Mannheim: brenda pak muajsh, kriminelët kanë vrarë njerëz me automjete. Pse shumëfishohen aktet e këtij lloji? I ashtuquajturi efekti Werther thotë se raportimet e detajuara të një vetëvrasjeje mund të çojnë në akte imituese, pavarësisht nëse janë fiktive, si në romanin e Johann Wolfgang von Goethe-s me të njëjtin emër (Vuajtjet e Wertherit të Ri), apo reale, siç është vetëvrasja e portierit të futbollit Robert Enke në vitin 2009, e cila u përhap gjerësisht në media.

Por a ekziston vërtet "efekti Werther” vetëm te vetëvrasjet? Apo ekziston edhe në akte të dhunshme të drejtuara kundër jetëve të njerëzve të tjerë, të tilla si goditjet dhe sulmet me automjete në Mannheim, Mynih apo Magdeburg?

Pas një akti të dhunshëm, rreziku rritet


"Ndoshta ka një efekt të tillë," thotë Andreas Meyer-Lindenberg, drejtor i Institutit Qendror për Shëndetin Mendor në Mannheim. Edhe pse në Gjermani nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur këtë teori, "akte të tilla të dhunshme, në të cilat vdesin shumë njerëz, fatmirësisht janë jashtëzakonisht të rralla në Gjermani”.

Situata është e ndryshme në SHBA. "Ky lloj i vrasjeve masive është relativisht i zakonshëm atje," thotë ai. "Shumicën e kohës ato kryhen me armë zjarri”. Kjo është arsyeja pse situata e të dhënave është më e mirë në SHBA. "Dhe studimet tregojnë se, veçanërisht në javët e para pasi media raporton për një vrasje të tillë masive, rreziku i vrasjeve të mëtejshme masive me një model të ngjashëm rritet ndjeshëm," thotë Meyer-Lindenberg. "Kjo do të thotë: e njëjta armë, vend i ngjashëm."

Sipas vlerësimeve, rreziku i një akti të tillë të dhunshëm rritet me rreth një të tretën: "Kjo mund të kontribuojë në zinxhirë ngjarjesh të tilla si ajo që po përjetojmë aktualisht".

Stresi akut luan rol kyç


Sylvia Claus, drejtoreshë mjekësore e Klinikës Psikiatrike dhe Neurologjike në Pfalz, flet gjithashtu për një "efekt Werther" në lidhje me ngjarje të tilla si ajo në Mannheim. Kjo vlen edhe për "mjetet e krimit”, makinën. "Sigurisht, lehtësia e gjetjes së një arme gjithashtu luan një rol," thotë Claus. Makinat nuk janë diçka për të cilën duhet të përpiqesh shumë për ta siguruar".

Megjithatë, ka edhe faktorë të tjerë që janë edhe më të rëndësishëm në këtë lloj akti, sesa lehtësia e gjetjes së një arme dhe "shembulli” i akteve të ngjashme. Në mënyrë tipike, ka të paktën një "motiv akut" në jetën e një vrasësi masiv përpara se ai ose ajo të kryejë aktin, thotë Meyer-Lindenberg, duke dhënë shembuj: "ndarja, humbja e vendit të punës, mobbing, ngacmimi në punë ose në shkollë" - situata stresuese që shumë njerëz i përjetojnë, por vetëm disa prej tyre bëhen të dhunshëm. Megjithatë, vrasësit në masë janë shpesh "njerëz që ofendohen lehtësisht, ndihen lehtësisht të refuzuar dhe shpesh kanë vetëvlerësim të tepruar".

Shumë prej tyre tërheqin që më parë vëmendjen përpara se të kryejnë një akt dhune, "për shembull, me akte dhune ose me mesazhe urrejtjeje në internet". Të dy rastet vlejnë për Alexander S., vrasësin e Mannheimit: ndër të tjera, ai ka një precedent penal për lëndime trupore dhe për një koment të ekstremit të djathtë në Facebook.

Shumë nga dorasit kanë sëmundje të rënda mendore


Zyra Rajonale e Policisë Kriminale të Baden-Württemberg-ut supozon se Alexander S. "ka shumë vite që vuan nga një sëmundje mendore". Sipas raportimeve të mediave, edhe autori i sulmit të Mynihut, i cili dyshohet se ka qenë i motivuar nga islamizmi, shfaq shenja të sëmundjes mendore. Ndërkohë ai është transferuar në pavionin psikiatrik të burgut. Një ekspert po shqyrton çrregullime të mundshme mendore te autori i sulmit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, i cili kishte shprehur islamofobi dhe kishte shfaqur shenja të iluzioneve të persekutimit para sulmit.

Andreas Meyer-Lindenberg thotë: "Te vrasësit masivë kemi të bëjmë me më shumë njerëz me psikoza dhe varësi sesa në popullatën e përgjithshme." Megjithatë, për të dhe ekspertë të tjerë si Sylvia Claus, është e rëndësishme të theksohet se fakti që shumë vrasës masivë janë të sëmurë mendërisht nuk duhet të çojë në përfundimin e kundërt: se njerëzit me sëmundje mendore janë në parim të rrezikshëm. "Sëmundjet mendore është vërtet e zakonshme," thotë Claus. Ato prekin afërsisht një të tretën e popullsisë së përgjithshme. "Shumica dërrmuese e këtyre njerëzve nuk do të bëhen kurrë të dhunshëm në jetën e tyre."

Nuk ka rritje të rrezikut të dhunës nga sëmundjet më të zakonshme


Sëmundjet mendore më të zakonshme janë depresioni dhe çrregullimet e ankthit. "Ata nuk mbartin rrezik të shtuar për dhunë," thotë Claus. Megjithatë, në rastin e çrregullimeve të rënda të personalitetit dhe psikozës, si dhe varësive, ekziston një rrezik më i lartë i akteve të dhunshme krahasuar me personat që nuk vuajnë nga këto sëmundje. Por edhe këtu vlen: "Shumica dërrmuese e njerëzve me këto sëmundje mendore nuk bëhen kurrë të dhunshëm”.

Prandaj, parashikimi i akteve të dhunshme të një ashpërsie të tillë është i vështirë ose i pamundur. Andreas Meyer-Lindenberg e ilustron këtë me një shembull: "Pothuajse të gjithë vrasësit serialë janë burra”. Statistikisht, kjo do të thotë se meshkujt paraqesin rrezik shumë më të lartë se femrat. "Por unë nuk do të konkludoja nga kjo se ne duhet të kemi frikë nga burrat në përgjithësi."/DW

atentatet me automjete në gjermani

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë