Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...
PAKISTAN- Situata në Bishkek është stabilizuar në orët e vona të 18 majit, ka thënë policia, pas dhunës së disa grupeve kundër studentëve të huaj, që ka rezultuar me të paktën 29 persona të lënduar, përfshirë persona të huaj.
Kjo situatë ka ndikuar në rritje të tensioneve diplomatike mes Kirgizisë, Pakistanit dhe Indisë. Korrespodentët e Radios Evropa e Lirë kanë raportuar se situata afër ndërtesave të konvikteve, ku jetojnë të huajt, në pjesën lindore të Bishkekut, është qetësuar më 18 maj, dhe se janë përforcuar masat e sigurisë.
Autoritetet kirgize kanë thënë se Ambasada e Pakistanit dhe një konvikt me të huaj, janë duke u siguruar enkas. Ministria e Shëndetësisë ka thënë më 18 maj se 15 prej 29 personave të plagosur në një përleshje, janë dërguar në spitalin e Bishkekut, ndërsa të tjerët janë trajtuar në vendin e ngjarjes.
Kombësia e studentëve të plagosur nuk është bërë e ditur, mirëpo studentët kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se studentët pakistanezë kanë qenë të përfshirë në incident dhe një pjesë e tyre janë të plagosur.
Mediat indiane kanë raportuar se studentët indianë dhe pakistanezë janë plagosur, ndërsa autoritetet indiane kanë thënë se janë duke monitoruar situatën. Rreth 140 studentë dhe 40 qytetarë pakistanezë janë larguar prej Bishkekut në orët e vona të 18 majit.
Studentët janë pritur prej ministrit të Brendshëm pakistanez, Mohsin Naqvi në Aeroportin Ndërkombëtar të Lahores. Një aeroplan i dytë me pakistanezë pritet të mbërrijë në Lahore më 19 maj.
Qeveria e Kirgizisë ka thënë se katër shtetas të huaj, të lindur në periudhën 1993-2003, janë arrestuar pas dhunës. Ata është thënë se janë në mbajtje, pasi po dyshohen për huliganizëm, por nuk dihet më shumë për ta. Qeveria ka thënë se personat që shpallen fajtorë do të ndëshkohen ndonëse e ja krijuar përshtypjen se fajëson migrantët ilegalë për dhunën.
Ministria e Brendshme e Kirgizisë ka thënë më 18 maj se dhuna është nxitur pas qarkullimit të një videoje të 13 majit nëpër rrjete sociale, në të cilën shihet një grup “njerëzish me pamje aziatike” duke ngacmuar studentët e huaj, dhe duke i ndjekur te konvikti, ku të paktën një student i huaj është sulmuar nga disa burra dhe është tërhequr zvarrë.
Marrë nga REL
Allen dhe Kurti KOSOVO- Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci Publike, Liz Allen pas takimit me preisdenten e Kosovës, Vjosa Osman...
Fico SLLOVAKI- Jeta e kryeministrit sllovak Robert Fico nuk është më në rrezik, pas atentatit me të cilin është për...
Tajvan TAJVAN- Parlamenti i Tajvanit është "pushtuar" nga kaosi pasi ligjvënësit u përleshën me njëri-tjetrin mes n...
Takimi KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur në një konferencë për media ku ka folur për marrëvesh...
Foto ilustruese IZRAEL- Në Izrael pati sërish demonstrata kundër kryeministrit Netanyahu. Protestuesit bënë thirrje për kthim...
Taravari MAQEDONI- Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, Arben Taravari n&eu...
Foto ilustruese IZRAEL- Zyra e kryeministrit izraelit hodhi poshtë kërcënimin e Benny Gantz për t'u larguar nga qev...
Foto ilustruese IRAN- Dhjetëra gra janë arrestuar në Iran në javët e fundit për shkak se nuk e kanë veshur mbules&e...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme do ta presë nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Al...
Sunak ANGLI-Kryeministri britanik, Rishi Sunak po përballet me një revoltë të kabinetit lidhur me planet për të hequr një...