BOTA

Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Liban shënojnë nisjen e një lufte të re

n.f Përditësimi i fundit 25 Shtator 2024, 08:39
Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Liban shënojnë nisjen e
Foto ilustruese

IZRAEL- Izraeli ka kryer bombardimet më vdekjeprurëse në Liban që nga konflikti shkatërrues pesëjavor që kishte zhvilluar me Hezbollahun – grupin libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – më 2006. Sulmet e 23-24 shtatorit, që kanë vrarë qindra njerëz, shënojnë një luftë të re mes Izraelit dhe armikut të tij të kamotshëm, Hezbollahut, thanë ekspertët.

Palët vazhdimisht kanë këmbyer zjarr ndërkufitar që kur Izraeli nisi luftën në Rripin e Gazës në tetor. Hezbollahu ka thënë se ka gjuajtur raketa në Izrael në shenjë solidariteti me palestinezët. Por, sulmet ajrore vdekjeprurëse të Izraelit, që u kryen pak pasi në Liban u shënjestruan pajisje të komunikimit, sulme për të cilat u fajësua Izraeli, tregojnë shpërthimin e një konflikti të ri.

“Të dyja palët mund ta përshkallëzojnë situatën edhe më shumë, por ne veçse jemi në një nivel të dhunës që është e barasvlershme me Luftën e Dytë Libaneze” më 2006, tha Michael Horowitz, kreu i inteligjencës në firmën konsulente Le Beck International, me seli në Bahrejn.

Dallimi në mes të konfliktit të vazhdueshëm dhe një lufte në shkallë të plotë “është bërë aq i ngushtë, saqë është pothuajse i papërfillshëm”, shtoi Horowitz.

Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, në muajt e fundit është përballur me humbje. Izraeli ka vrarë anëtarë kyçë të udhëheqjes së Hezbollahut dhe strukturës komanduese. Sulmi, që dyshohet se u krye nga Izraeli javën e kaluar, shënjestroi pejxherët dhe radiolidhjet e përdorura nga luftëtarët e Hamasit dhe po ashtu komprometoi komunikimet e grupit.

Pavarësisht se ka pësuar humbje të mëdha, ekspertët thanë se grupi libanez nuk duhet të anashkalohet. Horowitz paralajmëroi se nxjerrja e Hezbollahut “plotësisht jashtë luftimeve, nuk është një objektiv realist”, duke pasur parasysh arsenalin e tij ushtarak dhe fuqinë e tij njerëzore, pasi grupi ka dhjetëra mijëra anëtarë.

Hezbollahu u është kundërpërgjigjur bombardimeve të Izraelit duke gjuajtur raketa në veri të Izraelit. Por, grupi ende nuk ka përdorur armë më të sofistikuara, sikurse dronët dhe raketat me rreze të mesme dhe rreze të gjatë veprimi që mund të godasin thellë brenda territorit izraelit.

Hezbollahu ka insistuar se do të vazhdojë ta sulmojë Izraelin nëse nuk arrihet një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftës në Gazë. Izraeli, megjithatë, ka thënë se qëllimi i tij është të sigurojë kufirin e tij verior me Libanin në mënyrë që izraelitët e zhvendosur të mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Izraelitët mendojnë se nëse i bëjnë mjaftueshëm presion Hezbllahut, grupi do të pranojë të shkëpusë frontin e Libanit nga fronti i Gazës ose të përballet me aq shumë humbje, saqë aftësia e tij për të vazhduar luftën e shkatërrimit që ka zhvilluar kundër Izraelit për 11 muaj do të reduktohet ndjeshëm”, tha Horowitz.

Por, ekspertët thanë se Izraeli është duke ndjekur një strategji të rrezikshme duke intensifikuar sulmet ndaj Hezbollahut.

“Vlerësimi mund të jetë se Izraeli mund të neutralizojë një pjesë të rëndësishme të arsenalit të Hezbollahut para se grupit të mund ta përdorë për të kryer sulme masive ndaj Izraelit qendror, dhe Irani dhe Hezbollahu mund të pengohen që të mos e përshkallëzojnë situatën”, tha Horowitz. “Ky është një bast shumë i rrezikshëm”.

Irani, mbështetësi kyç i Hezbollahut, ka hezituar që të përfshihet drejtpërdrejt në konfliktin Izrael-Hezbollah.

Duke folur për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, analisti politik me bazë në Londër, Jalali Hashemi, tha se përgjigja relativisht e heshtur e Hezbollahut ndaj sulmeve të 23 shtatorit dhe mosgatishmëria e Iranit që të përfshihet direkt në konfrontim me Izraelin, e kanë inkurajuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, që të kryejë “më shumë sulme shkatërruese”.

Irani dhe Izraeli në disa raste kanë qenë në prag të luftës, përfshirë edhe pas vrasjes së Ismail Haniyeh, kreut politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në Teheran në muajin korrik. Teherani ka fajësuar Izraelin dhe është zotuar për hakmarrje, edhe pse nuk ka pasur asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë ushtarake nga Irani.

Ali Mohtadi, ekspert i rajonit me bazë në Britani, tha se gjatë luftës Izrael-Hezbollah më 2006, Irani nuk ishte përfshirë drejtpërdrejt në armiqësi. Në vend të përfshirjes, Irani kishte zgjedhur që t’i ofronte aleatit të tij mbështetje logjistike dhe armë.

“Është e mundur që kësaj radhe, edhe pse Irani është në një situatë krejt tjetër krahasuar me vitin 2006, ai do të vazhdojë nivelin e njëjtë të mbështetjen për Libanin [Hezbollahun]”, tha Mohtadi për Radion Farda./ REL

sulmet vdekjeprurëse izraelite

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë