BOTA

"Evropa mund të mos jetë në tryezën e bisedimeve për paqe në Ukrainë"/ I dërguari i Trump: Duhet të na jepni pak hapësirë dhe kohë...

b.z Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2025, 21:29
"Evropa mund të mos jetë në tryezën e bisedimeve
Zelensky, Kellog

SHBA - Evropa mund të mos jetë në “tryezën”, nëse Shtetet e Bashkuara i ndërmjetësojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë, tha i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, për Ukrainën dhe Rusinë.

Duke folur në një panel dreke në Konferencën e Sigurisë në Munih më 15 shkurt, Keith Kellogg la të kuptohet se Uashingtoni synon të bëjë përparime të rëndësishme brenda disa javësh, duke theksuar se ai po vepron "me kohën e Trumpit".

"Ai kërkon ta bëni këtë punë sot dhe nesër do të dojë të dijë pse nuk është zgjidhur". tha Kellogg. "Duhet të na jepni pak hapësirë dhe kohë, por kur e them këtë, nuk po flas për gjashtë muaj, po flas për ditë dhe javë".

Mes shqetësimeve në Kiev dhe Bashkimin Evropian se ata mund të anashkalohen pasi Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin këtë javë dhe tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të fillonin menjëherë negociatat, Kellogg theksoi se Ukraina dhe Evropa nuk do të përjashtohen.

"Duhet t’i përfshish aleatët. A do të luajnë rol ata? Sigurisht që po. Ne duam të sigurohemi që është një paqe e qëndrueshme dhe afatgjatë", shtoi ai.

Megjithatë, kur u pyet nëse mund të garantonte audiencën se "ukrainasit do të jenë në tryezë dhe evropianët do të jenë në tryezë", Kellogg u përgjigj: "Oh, mirë, sapo ndryshuat gjithë dinamikën".

"Përgjigja për pyetjen e fundit... është jo", tha ai, duke iu referuar me sa duket Evropës. "Përgjigja për pjesën e parë të asaj pyetjeje është po, sigurisht që ukrainasit do të jenë aty".

"Kur uleni në tryezë... ka dy protagonistë dhe një ndërmjetës", tha Kellogg, duke shtuar se "fakti është se ne po shohim – mund të kemi ukrainasit dhe rusët dhe natyrisht amerikanët në tryezë".

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në margjinat e konferencës, Kurt Volker, i dërguari i Trumpit për negociatat për Ukrainën në vitet 2017-2019, tha se komentet e Kellogg tregonin "se Ukraina do të jetë në tryezë dhe [ka] pak pasiguri për mënyrën se si presidenti Trump do ta trajtojë Evropën".

Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje vendeve të Evropës për themelimin e një ushtrie të përbashkët, në rast të tërheqjes së mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia.

Në fjalimin e tij në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë në Munih të shtunën, Zelensky tha se “ka ardhur koha, Forcat e Armatosura të Evropës duhet të krijohen”.

“Nëse amerikanët vendosin të largohen, ta kufizojnë praninë e tyre, nuk është gjë e mirë, natyrisht, është e rrezikshme”, tha Zelensky.

Zelensky i bëri këto lutje në një konferencë vjetore që, këtë vit, është mbizotëruar nga pyetja për Ukrainën dhe qëndrimet e administratës së re amerikane për përfundimin e luftës, si pasojë e të cilës qindra mijëra njerëz kanë humbur jetë prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë më 24 shkurt 2022.

Delegatët në Munih kanë shprehur shqetësime për deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë këtë javë, të cilët kanë lënë të kuptohet se Uashingtoni është i gatshëm të bëjë lëshime të mëdha përballë presidentit rus, Vladimir Putin.

Duke folur në Munih, zyrtarët e SHBA-së gjithashtu kanë përsëritur thirrjet për shtetet evropiane që të shpenzojnë më shumë për mbrojtjen dhe të marrin një pjesë më të madhe të barrës së sigurisë.

Zelensky sugjeroi se administrata e re amerikane ka qasje të re jo vetëm ndaj Ukrainës, por ndaj Evropës si tërësi. "Ditët e vjetra kanë mbaruar", tha ai, duke shtuar se Uashingtonit i nevojitet Evropa si treg, por jo patjetër edhe si aleate.

Sipas tij, fuqia kolektive është përgjigjja.

Duke folur para Zelenskyt, kancelari gjerman Olaf Scholz tha se është i kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë ritheksuar angazhimin e tyre për Ukrainën, duke shtuar se nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje pa përfshirjen e Kievit.

Sipas tij, nuk mund të ketë "zgjidhje të diktuar" dhe "nuk mund të ketë shkëputje" të sigurisë evropiane dhe amerikane.

Scholz shtoi se Gjermania ka dhënë katër herë më shumë mbështetje se Shtetet e Bashkuara për Ukrainën, nëse mbështetja matet me përqindjen e PBB-së.

Kancelari, i cili përballet me zgjedhjet federale më 23 shkurt , të cilat, sipas sondazheve, do t'i humbë, gjithashtu iu përgjigj komenteve të bëra nga nënpresidenti amerikan, JD Vance, i cili dje kritikoi standardet e demokracisë në Evropë dhe nivelet e imigracionit atje.

"Ne nuk do të pranojmë që njerëzit që shikojnë nga jashtë Gjermaninë të ndërhyjnë në demokracinë tonë, në zgjedhjet tona", tha Scholz.

Fjalimi i Vance i befasoi delegatët në konferencë, të cilët prisnin që ai të paraqiste hollësi për planet e Uashingtonit për paqen në Ukrainë. Vance gjithashtu habiti kur më vonë e takoi Alice Weidel, lideren e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD)./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë