BOTA

"Fabrikat" e lajmeve të rreme në Maqedoninë e Veriut punojnë tërë kohën

n.f Përditësimi i fundit 11 Shtator 2024, 14:48
"Fabrikat" e lajmeve të rreme në Maqedoninë e Veriut
Trump

SHBA- Postuesit maqedonas të lajmeve të rreme kanë një histori të gjatë në Facebook. Tani IA po i ndihmon ata. Ata kanë më shumë përcjellës se shumë media botërore. Edhe tetë vjet pas zbulimit se lajmet e rreme në favor të kandidatit të atëhershëm presidencial Donald Trump janë prodhuar në mënyrë digjitale në Veles të Maqedonisë së Veriut, kjo "fabrikë" për prodhimin dhe shitjen e patriotizmit amerikan është ende aktive. Përkundër faktit se në vitet e kaluara Facebooku ka fshirë dhe bllokuar shumë faqe që u zbuluan se shpërndanin lajme të rreme, Maqedonia e Veriut është akoma në krye të listës së vendeve që krijojnë faqe të rreme me qëllim të "fryrjes” së patriotizmit amerikan.

Revista e njohur "Forbes”, në një sondazh të publikuar më 26 gusht të këtij viti, tregon se janë zbuluar 67 faqe që manipulojnë opinionin. Ato janë kryesuese në prodhimin e lajmeve për kulturën ose identitetin amerikan, edhe pse këto faqe shpesh janë të vendosura jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 20 gusht, këto faqe kanë pasur rreth nëntë milionë ndjekës, më shumë se Wall Street Journal ose Washington Post. Ndërsa faqet e menaxhuara nga territori i Maqedonisë së Veriut janë bindshëm në vendin e parë me 4.7 milionë ndjekës.

MV është ende furnizuesi kryesor me lajme të rreme


Në Maqedoninë e Veriut ka pasur 33 lokacione për përhapjen e lajmeve të rreme, ndërsa të tjerat ishin në vende të ndryshme si Kanadaja, Franca, Maroku, Venezuela dhe Vietnami. Zëdhënësja e kompanisë Meta, Margarita Franklin, tha për Forbes se të gjitha faqet që shkelin rregullat e kompanisë për autenticitetin, sepse kanë deklaruar në mënyrë të rreme vendndodhjen, janë hequr nga rrjeti.

"Nuk është domosdoshmërisht një shkelje e rregullave të Metës të hapësh një faqe në një vend për një vend tjetër, por faqet që kalojnë kufirin kur gënjejnë, atëherë hiqen nga rrjetet”, kumtoi kompania Meta.

Inteligjenca artificiale dhe lajmet e rreme


Ka indikacione se këto faqe janë ende aktive, madje thuhet se po forcojnë aktivitetin e tyre bazuar në inteligjencën artificiale (IA). Prandaj, është gjithnjë e më tërheqëse krijimi i faqeve "amerikane" jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës që prodhojnë lajme të rreme për Facebook. Në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ky rrjet social pret se do të ketë më shumë se njëqind faqe me temën e patriotizmit amerikan. Shembuj janë "Proud American", "Proud to be American", "American Story" ose "We are America".

Pavarësisht emrave, shumë nga këto faqe nuk janë aspak amerikane. Pas tyre fshihen "Spammers" nga vende të tjera, e shumë prej të cilëve janë të vendosur në Maqedoninë e Veriut. Ata përdorin tani edhe inteligjencën artificiale për të siguruar një numër të lartë klikimesh.

Postimet që përmbajnë lutje për ushtarët amerikanë, lajme, fotografi, mesazhe, foto të femrave të Holivudit dhe përbërje të tjera, janë të lidhura me mesazhe të krijuara nga IA, ku postuesit mund të shesin edhe reklama. Faqet që promovojnë patriotizmin e rremë amerikan janë platforma të preferuara edhe për reklama, sepse në botën e reklamave, klikimet amerikane janë ndër më të vlefshmet.


"Spammer-ët" maqedonas kanë një histori të gjatë në Facebook. Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2016, adoleshentët nga Velesi përhapën lajme të rreme për miliona amerikanë në Facebook, duke bërë dhjetëra mijëra dollarë të ardhura nga reklamat. Tani inteligjenca artificiale u ka dhënë atyre mundësinë për të prodhuar një sasi të pafund lajmesh me cilësi të ulët ose informacione të rreme.

"Faqet kanë filluar të përdorin imazhe të krijuara nga IA për të tërhequr përdoruesit amerikanë të Facebook dhe, të paktën në disa raste, kjo po funksionon. Postimi i javës së kaluar në faqen "American Patriots" me bazë në Kanada, shfaqi një foto të krijuar nga IA të një ushtari amerikan dhe fëmijëve të tij. Ky postim kishte 100.000 klikime dhe 35.000 komente.

Që kur u zbulua në vitin 2016 se fushatat e gënjeshtrave në favor të Donald Trumpit ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, mashtruesit në internet kanë marrë hov. Në shkurt të këtij viti, Radio Evropa e Lirë kreu një hulumtim që zbuloi se ata po përfitojnë drejtpërdrejt nga "marka Trump", duke shitur gjëra të ndryshme, monedha, ngjitëse dhe gjëra të tjera, e mendojnë se do të përfitojnë edhe më shumë nëse ai fiton. Në rrjetet sociale janë identifikuar 69 faqe që shesin fotografi false me imazhin e Trump. 45 prej tyre janë me seli në Veles të Maqedonisë së Veriut. Mes personave të përfshirë në këtë ka studentë, kasap dhe pronarë të dyqaneve të lodrave për fëmijë, por askush nuk donte t'u përgjigjej pyetjeve për mashtrimin.

Në qershor 2017, Facebook filloi një fushatë të madhe për të fshirë profilet dhe faqet e dërguesve të lajmeve të rreme nga Velesi. Më pas një hulumtim i Buzfeed dhe një Laboratori Kërkimor Maqedonas zbuloi se "biznesin” me lajme të rreme e kanë nisur dy vëllezër të cilët janë punësuar nga konservatorët amerikanë si autorë./ DW

maqedoni e veriut facebook shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë