BOTA

Çfarë dihet dhe nuk dihet për marrëveshjen e partneritetit të nënshkruar nga Rusia dhe Koreja e Veriut?

e. d Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 21:51

Çfarë dihet dhe nuk dihet për marrëveshjen e partneritetit

KOREJA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un thanë se partneriteti i ri strategjik mes dy vendeve shënon përparim, por se çfarë nënkupton ai për marrëdhëniet mes tyre mbetet ende e paqartë. Sipas paktit, të dy vendet angazhohen të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për të ofruar ndihmë të menjëhershme ushtarake në rast lufte, sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut.

Ndërsa marrëveshja, e nënshkruar të mërkurën në një takim të nivelit të lartë në Phenian, mund të përfaqësojë marrëveshjen më të fortë të nënshkruar mes Moskës djhe Phenianit që pas Luftës së Ftohtë, ka mendime të ndryshme se sa i fortë do të jetë ky angazhim në fushën e sigurisë.

Kim Jong Un pretendoi se marrëveshja i ngriti marrëdhëniet dypalëshe në nivelin e një aleance, ndërsa Vladimit Putin ishte më i përmbajtur dhe nuk e quajti atë një aleancë. Media shtetërore e Koresë së Veriut publikoi tekstin e marrëveshjes, e cila përfshin bashkëpunim më të gjerë në fushën ushtarake, politikën e jashtme dhe tregti. Rusia nuk ka publikuar një version të marrëveshjes.

Marrëdhëniet mes një vendi të madh si Rusia dhe një vendi të vogël e të izoluar si Koreja e Veriut të dyja fuqi bërthamore janë ngrohur ndjeshëm vitet e fundit mes perplasjesh në rritje të Rusisë me Perëndimin, lidhur me agresionin në Ukrainë. Të enjten, një ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes qeveria e Koresë së Jugut tha se do të rishqyrtonte politikën e saj që kufizon mbështetjen në armatime për Ukrainën. Koreja e Jugut, një eksportuese në rritje armësh, ka ofruar ndihmë humanitare për Ukrainën, por nuk i ka ofruar drejtpërdrejt armë Kievit.

Çfarë premtuan Rusia dhe Koreja e Veriut?

Pjesa më e madhe e debatit mbi marrëveshjen e partneritetit sillet rreth nenit ku palët zotohen për ndihmë reciproke në rast të një sulmi. Sipas mediave shtetërore të Koresë së Veriut, në pakt thuhet se nëse një nga vendet sulmohet dhe futet në gjendje lufte, tjetri duhet të vendosë të gjitha mjetet në dispozicion dhe pa vonesë” për të ofruar “ndihmë ushtarake apo ndihmë të një forme tjetër. 

Por në të thuhet gjithashtu, se veprime të tilla duhet të jenë në përputhje me ligjet e të dyja vendeve si dhe nenin 51 të Kartës së Kombeve të Bashkuara, që i njeh të drejtën, një vendi anëtar të OKB-së për vetëmbrojtje. Për disa analistë, kjo tingëllon si një premtim, që secili nga këto vende do të ndërhynte nëse tjetri do të sulmohej, duke rinovuar një zotim të bërë sipas një traktati të vitit 1961, mes Koresë së Veriut dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

Kjo marrëveshje u hodh poshtë pas rënies së Ish-Bashkimit Sovjetik dhe u zëvendësua në vitin 2000 nga një marrëveshje që ofronte më pak garancie në fushën e sigurisë. Cheong Seong Chang, analist në Institutin Sejong të Koresë së Jugut, tha se marrëveshja i bën jehonë gjuhës së traktatit të vitit 1961, si dhe dispozitave të traktatit të mbrojtjes reciproke SHBA-Kore e Jugut, që parasheh aktivizimin e kanaleve për koordinim, nëse njëri prej tyre përballet me kërcënimin për t’u sulmuar.

“Koreja e Veriut dhe Rusia kanë rivendosur plotësisht aleancën e tyre ushtarake të epokës së Luftës së Ftohtë“, tha Cheong.

Ekspertë të tjerë ishin më të kujdesshëm, duke thënë se neni është formuluar me kujdes për të shmangur nënkuptimin e ndërhyrjes së menjëhershme dhe kufizon ndjeshëm rrethanat sipas të cilave secili vend do të detyrohej të ndërhynte. Sipas Du Hyeogn Cha, analist në Institutin Asan për Studime Politike në Seul, fakti që neni iu referohet ligjeve të brendshme të vendeve dhe Kartës e OKB-së mund të jetë një pasqyrim i përpjekjeve të Rusisë të kufizojë detyrimet e saj në raport me mbrojtjen.

Çfarë lloj bashkëpunimi ushtarak është i mundshëm?

Putin tha se nuk e përjashtonte zhvillimin e bashkëpunimit ushtarak-teknik me Korenë e Veriut në përputhje me dokumentin e nënshkruar. Kjo deklaratë në fakt zyrtarizon diçka që vendet perëndimore pretendojnë se po ndodh ndërkohë. SHBA-të dhe aleatët e tjerë thonë se Rusia ka marrë raketa balistike dhe municione nga Koreja e Veriut, pasi lufta në Ukrainë po shteron depot e Moskës. Ndërkohë Rusia po i jep teknologji Phenianit që mund të forcojë kërcënimin që paraqet programi i armëve bërthamore dhe ai i raketave i Kim Jong Un-it.

Media shtetërore e Koresë së Veriut tha gjithashtu se sipas marrëveshjes kërkohet që vendet të ndërmarrin hapa për të forcuar aftësitë e tyre të përbashkëta të mbrojtjes, por nuk specifikuan se për çfarë bëhet fjalë, dhe nëse kjo gjë përfshin stërvitje të kombinuara ushtarake.

Pakti u bën thirrje vendeve që të bashkëpunojnë në mënyrë aktive në përpjekjet për të krijuar një “rend të ri botëror të drejtë dhe shumëpolar”, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve e Koresë së Veriut.

“Rusia dhe Koreja e Veriut ka të ngjarë të mos i zbardhin detajet e këtij bashkëpunimi, por marrëveshja është një mënyrë për t’i bërë të ditur botës – dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj se ata do të punojnë së bashku”, tha Ankit Panda, analist i lartë në institutin Carnegie Endowment for International Peace. 

vladimir putin kim jong un

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë