BOTA

Çfarë do të thotë ndryshimi i qëndrimit të Trump për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 08:59
Çfarë do të thotë ndryshimi i qëndrimit të Trump

Në një ndryshim të papritur të qëndrimit, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ukraina mund të rifitojë të gjithë territorin e saj të pushtuar nga Rusia me ndihmën e mbështetësve evropianë. Deklaratat e tij, të bëra në një postim në rrjetet sociale më 23 shtator, pasi takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, shkaktuan reagime të menjëhershme: në të kaluarën, Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kishin sugjeruar se Ukraina do të duhej të dorëzonte një pjesë të territorit te Rusia në çdo marrëveshje të mundshme të paqes.

Në një takim të tensionuar të zhvilluar në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, Trump i tha Zelenskyt se Ukraina “nuk i ka kartat” për ta fituar luftën. Por, postimi i fundit i udhëheqësit amerikan ngriti pyetje që nuk kanë marrë përgjigje. A do të tërhiqet Trump nga përpjekjet e tij për t’i dhënë fund luftës? A janë ende në tavolinë sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë? A mundet që ky ndryshim i retorikës të ndryshojë llogaritjet e Kremlinit kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë?

A janë ende sanksionet në tavolinë?

“[Presidenti rus, Vladimir] Putin dhe Rusia janë në telashe TË MËDHA ekonomike”, shkroi Trump në Truth Social, duke sugjeruar se problemet financiare të shtetit ishin një nga arsyet kryesore për qëndrimin e tij të ri se Ukraina mund të rivendosë kontrollin mbi kufijtë e saj “me kohë, durim dhe mbështetje financiare të Evropës dhe, në veçanti, të NATO-s”.

Përderisa ai vazhdimisht ka kërcënuar me vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Rusisë dhe ndaj shteteve që ndihmojnë pushtimin rus të Ukrainës, në mënyrë që të minohet kapaciteti i Moskës për të luftuar, ai nuk përmendi asnjë masë ndëshkuese në këtë postim. Disa vëzhgues i lexuan këto deklarata si sinjal se nuk priten sanksione të reja amerikane.

Në adresimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të bërë disa orë para postimit, Trump tha se SHBA-ja “është e përgatitur plotësisht të vendosë një rund të tarifave dhe sanksioneve të fuqishme” nëse Rusia nuk “është e gatshme të bëjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës”. Por, ai përsëriti kushtin e paraqitur së voni se Evropa duhet të ndërmarrë veprime të ngjashme, duke thënë se “në mënyrë që këto tarifa të jenë efektive, shtetet evropiane … duhet të na bashkohen në vendosjen e masave të njëjta”.

Lehtësim i presionit ndaj Ukrainës?

Për Ukrainën, një shqetësim i madh ka qenë se Trumpi, i cili e bëri prioritet përfundimin e luftës pasi mori mandatin e dytë presidencial në janar të këtij viti, mund t’i bëjë presion Kievit që të pranojë një marrëveshje paqeje që do t’i jepte Rusisë kontroll mbi pjesë të konsiderueshme të territorit ukrainas.

Rusia aktualisht kontrollon rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës dhe ka pretendime, të pabaza, mbi pjesë të rajoneve të Donjeckut, Luhanskut, Zaporizhjash dhe Hersonit, të cilat nuk i ka nën kontroll. Deklaratat e reja të Trumpit sugjerojnë se Uashingtoni nuk do t’i bëjë presion Ukrainës që të bëjë koncesione territoriale.

Trump “më herët nuk ka bërë ndonjë deklaratë të ngjashme”, tha për Radion Evropa e Lirë, Sam Greene, profesor i politikës ruse në Kolegjin Kings të Londrës. “Dhe nëse kjo me të vërtetë sugjeron se ai është i gatshëm të pranojë një përfundim të kësaj lufte, që nuk do të përfshinte kompromise të bëra nga Ukraina mbi sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, atëherë kjo është e rëndësishme”.

A do të tërhiqet presidenti Trump?

Në anën tjetër, postimi i Trumpit vështirë se mund të shihet si premtim për mbështetje të fuqishme amerikane ndaj përpjekjeve të Kievit për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia. Ai vuri barrën mbi Ukrainën dhe Evropën, duke përmendur SHBA-në vetëm për t’u zotuar se do të “vazhdojë të furnizojë me armë NATO-n dhe pastaj NATO-ja të bëjë me to çfarë të dojë” – referencë e qartë për marrëveshjen që u mundëson shteteve të NATO-s të blejnë armë amerikane dhe më pas të njëjtat t’ia japin Ukrainës.

“Sigurisht që mund të interpretohet si një shenjë që SHBA-ja ndihet rahat me faktin që këta aleatë po i ofrojnë më shumë armë Ukrainës, gjë që në të vërtetë nuk paraqet ndonjë ndryshim”, tha për Radion Evropa e Lirë, Olga Oliker, drejtoreshë e programit për Evropën dhe Azinë Qendrore në Grupin Ndërkombëtar të Krizave. “Një ndryshim do të ishte një zotim për t’i dhënë më shumë [sisteme] Patriot … ukrainasve dhe që SHBA-ja të ofronte më shumë armë … për Kievin”.

Vendosja e theksit tek Evropa dhe Ukraina dhe nënvizimi i asaj që do të përbënte një zgjidhje të mundshme ushtarake për luftën, bëri që disa vëzhgues të arrinin në përfundimin se SHBA-ja mund të jetë duke u tërhequr nga përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje.

Pjesë të postimit të Trumpit dukeshin si mesazh lamtumirës. Ai shkroi: “Në çdo rast, u uroj të dyja shteteve çdo të mirë” dhe përfundoi duke iu uruar “suksese të gjithëve”. Ndaras, ai u tha gazetarëve se kishte menduar se do të ishte e lehtë t’i jepte fund luftës “për shkak të raportit tim me Putinin, por fatkeqësisht kjo marrëdhënie nuk kishte asnjë rëndësi”. Në deklarimet e tjera të bëra më 23 shtator, ai tha se shtetet e NATO-s duhet të rrëzojnë avionët luftarakë rusë që shkelin hapësirat e tyre ajrore.

Por, ai nuk tha se do të hiqte dorë nga përpjekjet për t’i dhënë fund luftës. “Do t’ju njoftoj për rreth një muaj nga tani”, tha presidenti Trump kur u pyet nëse ende i beson Putinit, duke sugjeruar se ai nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për paqe.

Trump “qartazi nuk po thotë se SHBA-ja është e gatshme të lajë duart krejtësisht nga kjo situatë dhe se nuk do të ishte e kënaqur që ta shihte Ukrainën duke fituar”, tha Greene.

A do të lëkundet Rusia?

Siç pritej, Rusia minimizoi deklaratat e Trumpit dhe sugjeroi se ato nuk do të çonin në ndryshim të strategjisë ose taktikave të saj. Analistët thanë se Putin duket i vendosur që ta nënshtrojë Ukrainën dhe nuk ka treguar interes që të negociojë për përfundimin e luftës, përveç nëse negociohet sipas kushteve të Rusisë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, u përpoq të hidhte poshtë sugjerimin e Trumpit se Ukraina mund të rimarrë territoret që Rusia i ka pushtuar, duke thënë se dinamikat e fushëbetejës “tregojnë se ata që nuk janë të gatshëm të negociojnë tani, pozicioni i tyre do të jetë shumë më i keq nesër dhe pasnesër”.

Trump nuk ka qenë konsistent lidhur me atë se “cila palë është fajtore, kush ka avantazhin dhe çfarë mund të bëjë SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës”, kështu që Rusia me gjasë do të ndjekë me më shumë vëmendje veprimet e Uashingtonit sesa fjalët e tij, tha Nigel Gould-Davies, hulumtues për Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Ndërkaq, udhëheqësit evropianë mund të mirëpresin deklaratat e Trumpit “si një sinjal se nëse ata do të vazhdojnë të gjejnë mjetet financiare për të mbështetur ukrainasit, SHBA-ja do të lejojë që armët amerikane të blihen nga Evropa për t’ua dhënë ukrainasve dhe se SHBA-ja nuk do të pengojë Evropën në përpjekjet për të ofruar këtë lloj mbështetje për Ukrainën”, tha Greene.

“Por, mendoj se Evropa do të shqetësohet, sikurse edhe ukrainasit se … gjërat mund të ndryshojnë përsëri”./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë