BOTA

Çfarë kishte në shënjestër? Hezbollahu intensifikon sulmet me raketa ndaj Izraelit

r.ll Përditësimi i fundit 9 Tetor 2024, 07:54
Çfarë kishte në shënjestër? Hezbollahu intensifikon
foto ilustruese

LIBAN- Hezbollahu hodhi një tjetër breshëri raketash drejt Izraelit të martën dhe udhëheqësi në detyrë i grupit militant u zotua të vazhdojë trysninë ndaj dhjetëra mijëra trupave izraelite të dislokuara pranë kufirit libanez. Ushtria izraelite tha se dërgoi më shumë trupa tokësore në Libanin jugor dhe se një komandant i lartë i Hezbollahut u vra në një sulm ajror.

Dhjetëra raketa të lëshuara nga Hezbollahu kishin në shënjestër zona të shumta në Izrael, përfshirë qytetin jugor Haifa dhe qeveria izraelite paralajmëroi banorët në veri të qytetit bregdetar që të kufizojnë lëvizjet, duke shkaktuar mbylljen e më shumë shkollave. Ushtria izraelite tha se Hezbollahu lëshoi rreth 180 raketa drejt Izraelit.

Sheikh Naim Kassem, udhëheqësi në detyrë i Hezbollahut, tha se aftësitë ushtarake të grupit militant mbeten të paprekura nga sulmet e rënda ajore të Izraelit. Ushtria izraelite ka sulmuar shumë rajone të Libanit, duke vrarë komandantët e tij kryesorë brenda disa ditësh. Udhëheqësi i Hezbollahut tha se forcat izraelite nuk kanë qenë në gjendje të përparojnë që nga fillimi i një inkursioni tokësor në Liban javën e kaluar.

Gjatë një vidoe konference nga një vend i panjohur, Sheikh Naim Kassemi tha se Hezbollahu do të emërojë një udhëheqës të ri për të zëvendësuar Hassan Nasrallahun, "por rrethanat janë të vështira për shkak të luftës".

Në një deklaratë drejtuar popullit të Libanit, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Hezbollahu është në gjendjen “më të dobët në shumë vite”. Ai theksoi se “ne eliminuam mijëra terroristë, duke përfshirë vetë Nasrallahun dhe shumë zëvendësues të tij”, por pa i përmendur ata me emër.

Hassan Nasrallahu u vra në një sulm ajror izraelit në Bejrut muajin e kaluar. Hashem Safieddine, një kushëri i Nasrallahut që mbikëqyr çështjet politike të grupit, konsiderohej si trashëgimtari i tij. Por asnjë njoftim nuk është bërë për zëvendësimin e udhëheqësit të vrarë të Hezbollahut dhe Hashem Safieddine nuk është shfaqur në publik dhe nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike që nga vdekja e Nasrallahut.

Admirali Daniel Hagari, një zëdhënës i ushtrisë izraelite, tha të martën mbrëma se Izraeli po vazhdon përpjekjet për të sqaruar statusin e Hashem Safieddinit dhe akuzoi Hezbollahun se po përpiqej të fshihte detajet e një sulmi të fundit në Bejrut, në një zonë ku besohej se ishte vendnodhja e tij.

Ushtria izraelite tha se ka shkatërruar infrastrukturën e grupit militant përgjatë kufirit Izrael-Liban dhe ka vrarë qindra luftëtarë të Hezbollahut.

Nuk është e mundur të konfirmohen pretendimet e palëve në fushën e betejës. Ushtria izraelite tha se dislokoi një divizion të katërt në Libanin jugor dhe se operacionet janë zgjeruar në perëndim, por se ajo vazhdon të jetë e përqëndruar në një rrip të ngushtë përgjatë kufirit.

Një ditë pasi shënuan përvjetorin e fillimit të luftës në Gazë, forcat izraelite zhvilluan beteja të forta të martën me militantët palestinezë në veri të Rripit të Gazës, ku banorët janë urdhëruar të evakuohen./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë