
SHBA- Burime pranë Melania Trump-it kanë zbuluar çfarë mendon në të vërtetë Zonja e Parë e ardhshme për miqësinë e ngushtë të bashkëshortit të saj me miliarderin Elon Musk. Melania nuk shqetësohet nga fakti që Musk po kalon gjithnjë e më shumë kohë në rezidencën e saj në Mar-A-Lago në West Palm Beach që prej zgjedhjeve të nëntorit, shkruan Daily Mail.
Ajo e sheh marrëdhënien e Trump-it me miliarderin e teknologjisë si një përfitim të përgjithshëm, dhe një prej personave të afërt beson se Zonja e Parë e ardhshme mund të gjejë mënyra për të bashkëpunuar vetë me pronarin e Teslës. Duke folur për revistën People, një burim në Palm Beach madje shkoi aq larg sa të thoshte se Melania do të jetë e lumtur që ka një 'dado' për bashkëshortin e saj, duke shtuar se ajo i shfrytëzon më së miri gjërat që nuk mund t'i kontrollojë.
“Melania ka jetën e saj dhe nuk shqetësohet nga marrëveshjet politike që burri i saj ka me të tjerët. Deri tani, ajo nuk ka pasur asnjë problem me Musk-un," tha Burimi.
Ndërsa një burim tjetër shtoi se 54-vjeçarja priret të qëndrojë larg çështjeve politike të bashkëshortit të saj. Kjo, pavarësisht faktit që prona e tyre në Mar-a-Lago është shndërruar në një bazë për politikanët e njohur republikanë gjatë dhe pas fushatës, me Trump-in që organizoi disa tubime atje.
“Në përgjithësi, ajo nuk përfshihet në temat që bashkëshorti i saj diskuton me Musk-un apo me këdo tjetër që është pranë tij. Aktualisht, Trump ka shumë njerëz që kërkojnë gjëra prej tij. Ajo është mjaft e vetëdijshme për këtë," tha burimi.
Gjithashtu thuhet se Melania me shumë gjasë do të kërkojë mënyra për të bashkëpunuar vetë me Musk-un në disa çështje, ndërsa marrëdhënia mes tyre përshkruhet si e qetë deri tani. Gjatë mandatit të saj të mëparshëm si Zonja e Parë, Melania udhëhoqi fushatën Be Best, e cila mbështeste veprimet për mbrojtjen e të rinjve amerikanë nga ngacmimet kibernetike.
Që nga tetori i vitit 2022, Musk është pronar i X (ish-Twitter-it), një nga platformat kryesore të rrjeteve sociale në botë, që do të thotë se ai mund të ofrojë ekspertizë për të monitoruar sjelljen online. Që nga fitorja dërrmuese e Trump-it me 5 nëntor, Musk është bërë një figurë thuajse gjithmonë e pranishme në Mar-a-Lago, dhe madje pronari i SpaceX e kaloi Falënderimet në këtë rezidencë.
Në dhjetor, qarkulluan thashetheme se Musk po mendonte të blinte një apartament prej 100 milionë dollarësh, vetëm shtatë minuta larg nga shtëpia e Trump-it. Këto thashetheme janë mohuar nga Musk. Musk pritet të luajë një rol të rëndësishëm në administratën e ardhshme të Trump-it.
Ai do të drejtojë departamentin e ri të Qeverisë për Efikasitetin Administrativ, ose ‘Doge’ për shkurt, së bashku me ish-kandidatin presidencial republikan, Vivek Ramaswamy. Megjithëse ka emrin ‘departament’, nuk është një departament zyrtar i qeverisë amerikane. Përkundrazi, Doge do të këshillojë Shtëpinë e Bardhë të Trump-it se si të shkurtojë kostot për ta bërë qeverinë më të vogël.
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
8 Janar15:39
Sanchez kundër Musk: Mbështetës i pasardhësve të nazizmit dhe nxitës i urrejtjes!
SPANJË- Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez sulmoi sot miliarderin Elon Musk për ndërhyrje në politikën evropiane, duke e a...
ZH.LL
BOTA
8 Janar15:00
Regjistrohet rasti i dytë i virusit kinez HMPV në Greqi, pacientja është bashkëshortja e 71-vjeçarit, i cili u konfirmua si rasti i parë
virus
GREQI- Greqia ka regjistruar rastin e dytë të prekur me virusin e ri kinez HMPV. Bëhet fjalë për një paciente 60-vje&cc...
ZH.LL
BOTA
8 Janar14:43
I ftohti i acartë "mbërthen" Britaninë e Madhe, temperaturat priten të shkojnë me -20 gradë gjatë natës
mot me debore
BRITANI- Moti dimëror po shtrëngon kontrollin e tij në shumë pjesë të Britanisë së Madhe, me temperat...
ZH.LL
BOTA
8 Janar14:11
Franca paralajmëron Donald Trump kundër kërcënimeve të Grenlandës: BE nuk lejon t'i preken kufijtë e saj sovranë
Donald Trump-Jean-Noël Barrot
FRANCË- Franca ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të lejojë vendet e tjera të sulmojn&eu...
ZH.LL
BOTA
8 Janar13:40
Sulmet ajrore izraelite në jug të Gazës gjatë natës, të paktën 19 të vrarë, mes tyre 8 fëmijë
Gaza
GAZA- Të paktën 19 palestinezë, duke përfshirë tetë fëmijë, u vranë në sulmet ajrore izraelite n&eum...
ZH.LL
BOTA
8 Janar12:51
E arrestuar që prej 19 dhjetorit, Irani liron nga burgu gazetaren italiane Cecilia Sala! Meloni: Punë intensive në kanalet diplomatike
Cecilia Sala
ITALIA- Gazetarja italiane Cecilia Sala u lirua nga burgu iranian dhe po kthehet në Romë, thanë zyrtarët të mërk...
M.B.
BOTA
8 Janar12:15
Kërkesa e Trump për rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s, Gjermania: Nuk jemi në pazar!
GJERMANIA- Enda pa marrë zyrtarisht detyrën, Donald Trump po shokon. Me thirrjen e tij që vendet e NATO-s t&...
ZH.LL
BOTA
8 Janar11:15
Pas dorëheqjes së Karl Nehammer/ Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg do të bëhet kancelar i përkohshëm
Alexander Schallenberg
AUSTRI- Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg do të emërohet si kancelari i përkohshëm të...
ZH.LL
BOTA
8 Janar11:03
Pas tërmetit me magnitudë 7.1 ballë/ Më shumë se 500 pasgoditje u raportuan në Tibet ndërsa përpjekjet e shpëtimit po vazhdojnë
Tibet
KINË- Ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur dhjetëra njerëz ende të zhdukur pas tërmetit me magnit...
ZH.LL
BOTA
8 Janar10:11
Yoon i Koresë së Jugut përballet me tentativën e dytë të arrestimit në kompleksin e fortifikuar
protesta
KORE E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol përballet me një përpjekje të re dhe potencialisht më...