BOTA

"Çfarë prita gjysmë ore?" Probleme me pasaportat e reja në Maqedoninë e Veriut

M.B. Përditësimi i fundit 21 Qershor 2024, 09:17
"Çfarë prita gjysmë ore?" Probleme me pasaportat e
Foto ilustruese

SHKUP- Është një mëngjes i mirë i mesit të qershorit në Shkup dhe dielli tashmë po flakëron. Po bëhet vapë, si jashtë ashtu edhe brenda, sidomos në zyrën e Departamentit për Çështje Administrative të ministrisë së punëve të brendshme ku lëshohen pasaportat me emrin e ri të vendit: Maqedonia e Veriut.

"Çfarë prita gjysmë ore?" pyet një e re e zhgënjyer duke folur me dikë në telefon.

"Unë duhet të kthehem pas një jave. Por kur saktësisht?" thotë me vete një mesoburrë teksa zbret nga shkallët.

Sot në mëngjesë për disa qytetar që largohen nga ndërtesa  pritja për dokumentet e reja të udhëtimit nuk ka përfunduar. Ata do të duhet të kthehen përsëri. Të tjerë largohen me një buzëqeshje në fytyrë dhe një pasaportë të re në dorë, gati për të nisur pushimet e tyre verore.

Maqedonia e Veriut: ndryshimi i emrit në shkurt 2019

Gjashtë vjet më parë, më 17 qershor 2018, Greqia dhe Republika e atëhershme e Maqedonisë nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, e cila parashikonte ndër të tjera që Maqedonia të ndryshonte emrin e saj në Maqedoninë e Veriut. Në përputhje me marrëveshjen, qytetarët maqedonas që dëshirojnë të largohen nga vendi pas 12 shkurtit 2024 do të mund ta bëjnë këtë vetëm me pasaportë që mban emrin e ri të shtetit.

Edhe pse kushtet e marrëveshjes hynë në fuqi me ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë në shkurt të vitit 2019, qytetarët që aplikonin për pasaportë dy vjet më vonë, ende merrnin dokumente me emrin e vjetër të vendit. Pasaportat i nevojiten kujtdo që dëshiron të udhëtojë ose të punojë jashtë vendit.

Pritje të gjata, aplikantë të zhgënjyer

Edhe pse njerëzit janë ende duke pritur në radhë, turmat në zyrë sot janë shumë më të vogla se sa ishin disa muaj më parë, kur njerëzit duhej të prisnin me orë të tëra vetëm për të folur me një anëtar të stafit. Linjat telefonike për takime u vërshuan nga telefonata.

Sipas ligjit, shtetit i kërkohet të lëshojë dokumente brenda 15 ditëve pune ose 48 orëve nëse kërkohet një pasaportë sipas një procedure të përshpejtuar që kushton 100 euro (107 dollarë). Mirëpo, qytetarët që folën për DW thonë se kanë pritur dy muaj në procedurë standarde. Pas disa tentativave të pasuksesshme Angeli nga Shkupi mori termin për t'i bërë fotografitë për pasaportë në fillim të marsit.

"Më thanë që pasaportën do ta marr për një deri në dy muaj. Por tashmë kanë kaluar dy muaj. Kam pyetur kudo, nuk më kanë gjetur pasaportën, është bërë apo jo?" pyeti ai. Në pritje të pasaportës së tij, ai humbi mundësitë për të punuar në Spanjë dhe në Gjermani.

"Nuk është aspak një përvojë e këndshme”, tha ai për DW.

Angel mendon se i gjithë procesi për lëshimin e dokumenteve të reja mund të kishte filluar shumë më herët dhe duhet të kishte përfshirë një fushatë të përshtatshme informuese. Që kur foli për DW, Angel më në fund mori pasaportën.

E pamundur të bësh plane pa një pasaportë të vlefshme

"Isha në një situatë ku as nuk mund të planifikoja, as të shihja opsione për t'u larguar nga vendi apo për të rezervuar bileta”, tha për DW Arbnora Memeti, fotografe e pavarur nga Shkupi. "Doja të shkoja në Itali, por nuk munda. Nuk mund të rezervoni bileta nëse nuk dini numrin e ri të pasaportës".

Por fati i buzëqeshi asaj dhe pas kontrolleve të panumërta në platformën online për të zbuluar se kur do të ishte gati pasaporta e saj, më në fund mori një mesazh që i thoshte ta merrte atë. Të tjerët nuk kanë qenë aq me fat, shumë njerëz kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tyre për mundësitë që kanë humbur si rezultat i vonesave. Madje disa kanë ngritur mundësinë për të paditur shtetin për dëmet e pësuar.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha për DW se nga 5 korriku 2021 deri më 31 maj 2024 janë pranuar 1.6 milionë kërkesa për pasaporta, 1.3 milionë për karta identiteti dhe mbi 680 mijë për patentë shofer. Sipas MPB-së  3,000 deri në 4,000 pasaporta aktualisht lëshohen çdo ditë.

Në Maqedonin e Veriut po vuajnë edhe bizneset

Por nuk janë vetëm qytetarët që po ndiejnë efektet negative të krizës së pasaportave. Edhe kjo verë do të jetë shumë e vështirë për agjencitë turistike. Pasojat tashmë po ndihen, thotë Pavlina Popovska nga agjencia turistike Atlantis.

"Fluturimet e para të sezonit veror nuk ishin as të mbushura për shkak të problemit me pasaportat”, tha ajo për DW.

Është e zakonshme që njerëzit të rezervojnë fluturime verore që në dhjetor ose janar për të përfituar nga çmimet e ulëta. Por shumë udhëtarëve maqedonas u është dashur të anulojnë planet e tyre sepse nuk i kanë marrë pasaportat në kohë. Tani, çmimet janë më të larta.

"Nëse ata vazhdojnë të presin, ata mund të marrin pasaportën e tyre disa javë para se të largohen. Por nëse nuk e bëjnë dhe anulojnë pak para fillimit të pushimeve të tyre, atëherë ne duhet t'u vendosim gjoba, dhe kjo nuk u përshtatet, kështu që ata anulojnë marrëveshjet”, tha ajo.

Udhëtimi i penguar fillimisht nga COVID, tani nga kriza e pasaportave

Disa njerëz zgjodhën procedurën e aplikimit për pasaportë të shpejtë, që do të thotë 400 euro shtesë për një familje me katër anëtarë.

Popovska është i frustruar: "Problemi këtu nuk është vetëm nëse do të kesh një dokument udhëtimi, pasaportë apo jo. Është prekur një sektor i tërë i madh. Tre vjet më parë ishte COVID, tani janë pasaportat."

Tensioni i ri me Greqinë në horizont?

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut ka një qeveri të re dhe një president të ri. Socialdemokratët e mëparshëm në pushtet dhe kandidati i tyre presidencial Stevo Pendarovski pësuan humbje të mëdha në zgjedhjet e 8 majit. Votuesit zgjodhën presidenten e parë femër të vendit-Gordana Siljanovska-Davkova, një profesoreshë universitare në pension për të drejtën kushtetuese dhe sistemin politik - dhe një qeveri të re, të udhëhequr nga VMRO-DPMNE e krahut të djathtë.

Marrëdhëniet maqedono-greke u kthyen shpejt në titujt kryesorë pasi presidentja e re Siljanovska-Davkova refuzoi të thoshte emrin e ri kushtetues të vendit gjatë inaugurimit të saj. Kjo ngriti pyetjen nëse Greqia do të përgjigjet duke tërhequr mbështetjen e saj për përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për t'u anëtarësuar në BE.

Megjithëse qeveria e re tregoi se presidenti maqedonas do t'i përmbahet aplikimit zyrtar të emrit kushtetues të shtetit, ajo tha se "në daljet e saj publike, presidentja maqedonase ka të drejtë të përdorë emrin Maqedoni, si një akt i të drejtës personale për veten - vendosje dhe vetëidentifikim, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane”./ DW

pasaporta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë