BOTA

Çfarë synon vizita e Presidentit kinez në Serbi?

E.D Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 18:14
Çfarë synon vizita e Presidentit kinez në Serbi?
Alexander Vuçiç dhe Xi Jiping

SERBI- Presidenti i Kinës Xi Jiping do të vizitojë këtë javë Serbinë, në kuadër të udhëtimit të tij të parë në Evropë prej 5 vitesh. Beogradi është një prej përfituesve të mëdhenj të investimeve kineze, përfshirë marrjen e ndihmës financiare për një linjë hekurudhore, që e lidh me Budapestin. Megjithatë, eksperti ekonomik Mijat Lakiçeviç, thotë se nga kjo vizitë nuk pret marrëveshje të rëndësishme ekonomike. Sipas tij me këtë lëvizje, Pekini synon t’i japë një sinjal Perëndimit se ka një partner të qëndrueshëm në Evropë.

Në rrugë e ndërtesa të Beogradit, janë vendosur flamujt e Kinës dhe të Serbisë disa ditë përpara vizitës së Presidentit Xi Jinping. Presidenti Alexander Vuçiç është shprehur se ndihet i nderuar nga vizita e udhëheqësit kinez. Gjatë viteve të fundit, në Serbi kanë vërshuar investimet kineze në vlerë prej miliarda dollarësh. Kina ka blerë miniera dhe fabrika në të gjithë Serbinë. Përmes kredive prej miliarda dollarësh për infrastrukturën janë financuar akse rrugore, ura dhe objekte të reja.

Këtë muaj, përfunduan punimet me vlerë prej 1.16 miliardë dollarësh për një gjatësi prej 108 kilometrash të hekurudhës që lidh Serbinë me Hungarinë. Analisti ekonomik nga revista “Novi” Mijat Lakiçeviç thotë se nuk pret marrëveshje për investime të mëdha gjatë vizitës së udhëheqësit kinez.“Nuk pres projekte të mëdha. Mua më duket se kjo vizitë do të ketë më tepër rëndësi politike. Synon t’i tregojë Evropës dhe më gjerë se Kina ka një partner të besueshëm në Evrope.

Për Kinën, kjo ka rëndësi, edhe pse Serbia është një vend i vogël, sepse ne për Kinën paraqesim si të thuash një lloj perspektive, për ndikimin e saj në Evropë, për çka Kina shqetësohet më së tepërmi. Serbia, ndryshe nga vendet e tjera evropiane, nuk ka rezerva. Eshtë e thjeshtë, mund të arrish marrëveshje për gjithçka këtu”, shprehet analisti ekonomik nga revista “Novi”, Mijat Lakiçeviç.

Kina ka blerë uzinën kryesore të përpunimit të çelikut në Serbi, e cila gjendet në qytetin Smederevo dhe atë të bakrit në Bor, si dhe po ndërton një sërë aksesh rrugore në gjithë Serbinë. Pekini është përballur me kritika në Serbi lidhur me njoftimet për rritjen e nivelit të ndotjes në zonat ku gjenden fabrikat dhe uzinat nën administrimin e saj. “Përsa i përket uzinës së çelikut të Smederovos besoj se ishte një lëvizje e mirë sepse pothuajse po shkatërrohej, për të nuk kishte interes dhe kinezët u dukën si shpëtimtarë. Gjendja shihet ndryshe përsa i takon mjedisit, por në vende si Serbia, në një farë mënyre e para vjen ekonomia dhe pastaj çështjet mjedisore”, shprehet zoti Lakiçeviç

Një fabrikë gome kineze në qytetin verior Zrenjanin u vu nën kritika të ashpra se punëtorët e ardhur nga Vietnami përballen me kushte të vështira pune, si në skllavëri. “Problemi i shtetit serb është se nuk mban një qëndrim të vendosur ndaj Kinës kur është fjala për të mbrojtur interesat e komunitet lokal apo për të treguar kujdes ndaj mjedisit”, thekson zoti Lakiçeviç.
Sipas ekspertit Lakiçeviç duke ofruar investime pa kushte dhe duke bërë marrëveshje të drejtpërdrejta, Kina ndihmon autokratët si zoti Vuçiç që të stabilizojnë ekonominë dhe në këtë mënyrë të ruajnë pushtetin./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë