foto ilustruese
GJERMANI- Dy luftanije gjermane do të kalojnë nëpër ngushticën e Tajvanit këtë muaj, hera e parë në 22 vjet që marina ushtarake gjermane viziton këtë rajon të ndjeshëm, njoftoi të shtunën revista Spiegel.
Muajin e kaluar, agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se luftanijet po prisnin urdhra nga Berlini për të lundruar në zonën e ndjeshme, duke bërë që Kina të kritikonte vendimin e Gjermanisë.
Revista Spiegel citoi burime të paspecifikuara të kenë thënë se Pekini nuk do të njoftohej zyrtarisht për kalimin e anijeve gjermane, çka nënkupton se Berlini e sheh udhëtimin si diçka normale. Ministria gjermane e mbrojtjes nuk pranoi të komentonte.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, përfshirë Kanadanë, kanë dërguar anije luftarake nëpër ngushticën e Tajvanit gjatë javëve të fundit, kjo do të shënonte praninë e parë të marinës gjermane në rajon që nga viti 2002.
Kina pretendon se ka sovranitet mbi Tajvanin e qeverisur në rrugë demokratike dhe thotë se ka juridiksion mbi rrugën detare, gati 180 km të gjerë, mes Tajvanit dhe Kinës. Tajvani i kundërshton me forcë pretendimet e Kinës për sovranitet dhe thotë se vetëm banorët e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tyre.
Ngushtica e Tajvanit është një rrugë kryesore tregtare përmes së cilës kalojnë rreth gjysma e anijeve me kontejnerë. Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Tajvani thonë se ajo është një rrugë ujore ndërkombëtare.
Kundëradmirali i marinës detare gjermane, Axel Schulz, i tha muajin e kaluar agjencisë së lajmeve Reuters se një lundrim në ngushticën e Tajvanit do të tregonte përkushtimin e Gjermanisë ndaj një rendi të bazuar në rregulla dhe zgjidhjes paqësore të konflikteve territoriale.
Dy luftanijet gjermane po marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët në rajon me Francën, Indonezinë, Italinë, Japoninë, Malajzinë, Singaporin, Filipinet dhe Shtetet e Bashkuara.
Pekini i kritikon rregullisht kalimet e anijeve të huaja luftarake nëpër ngushticën e Tajvanit, i cili thotë “minojnë paqen dhe stabilitetin” në rajon.
Gjermania, një partner i rëndësishëm tregtar për Kinën dhe Tajvanin, i është bashkuar vendeve të tjera perëndimore në zgjerimin e pranisë së saj ushtarake në rajon në përgjigje të ambicieve territoriale në rritje të Pekinit./VOA
luftaanije gjermane ngushtica e tajvanit
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
7 Shtator19:00
Lëvizje kyçe në luftën e Ukrainës/ Presidenti ukrainas riorganizon qeverinë, emërohen nëntë ministra të rinj
volodymyr zelenskyy
KIEV- Ukraina tani ka një ministër të ri të jashtëm, njëri prej vendimeve më të fundit të ...
r.ll
BOTA
7 Shtator17:36
Largohen bllokadat serbe në kufi me Kosovën, hapet qarkullimi në pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdarës
pikat kufitare
KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka lajmëruar pak më herët se janë informuar...
r.ll
BOTA
7 Shtator16:46
"Ndërkombëtarët të dalin me qëndrim publik për këto shkelje", Osmani: Prapa bllokadave në pikat kufitare me Kosovën qëndron shteti serb
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas ceremonisë së inagurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës ...
r.ll
BOTA
7 Shtator16:16
Rasti i 14-të në SHBA dhe i pari pa pasur asnjë kontakt me kafshët e infektuara, gripi i shpendëve alarmon autoritetet amerikane
foto ilustruese
SHBA- Shqetësimi po rritet për transmetimin e gripit të shpendëve te njerëzit. Autoritetet shëndet&...
S.B
BOTA
7 Shtator16:11
Testamenti 'sekret'/ Princi Harry do të marrë 8 milionë paund si "dhuratë" për 40-vjetor nga Mbretëresha e ndjerë Elizabeth
SHBA- Princi Harry do të marrë 8 milionë paund kur të mbushë 40 vjeç pasi Nëna Mbretëreshë vendosi një...
r.ll
BOTA
7 Shtator15:48
Inagurohet në Podujevë shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova, të pranishëm në ceremoni Kurti dhe Osmani
pamje nga ceremonia
KOSOVË- Në qytetin e Podujevës në një ceremoni të organizuar nga Komuna, ditën e sotme ësht&eum...
r.ll
BOTA
7 Shtator15:07
Krerët e CIA-s dhe MI6-së në Londër: Rendi botëror nën një kërcënim që nuk është parë që nga Lufta e Ftohtë
sir richard moore dhe william burns
BRITANI- Rendi ndërkombëtar botëror është nën një kërcënim që nuk e k...
r.ll
BOTA
7 Shtator14:56
Ukraina zotohet për hakmarrje pas sulmit rus që la mbi 50 të vrarë
foto ilustruese
UKRAINË- Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si paso...
M.B.
BOTA
7 Shtator14:35
Zjarr në një depo armësh, qindra banorë evakuohen nga rajoni rus Voronezh
RUSIA- Një zjarr i madh në një depo armësh ka bërë që autoritetet lokale t’i evakuojnë rreth 600 banorë nga...