BOTA

FBI: Ish-Presidenti Trump është i sigurt pas atentatit të dytë

n.f Përditësimi i fundit 16 Shtator 2024, 17:08
FBI: Ish-Presidenti Trump është i sigurt pas atentatit të
Foto ilustruese

SHBA- Ish Presidenti Donald Trump është i sigurt pas asaj që zyrtarët thonë se ishte atentati i dytë, i pasuksesshëm në dy muaj ndaj tij. FBI mori përsipër çështjen pas të shtënave të së dielës ndërsa siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell i dyshuari po mbahet në paraburgim. Kjo përpjekje e dytë vetëm sa shton zhvillimet dramatike që po përjetojnë amerikanët në këtë fushatë zgjedhore.


Për herë të dytë në nëntë javë, ish-Presidenti Donald Trump i shpëtoi një atentati të mundshëm. Sipas Byrosë Federale të Hetimit (FBI), rasti i fundit ndodhi të dielën pasdite, në klubin e tij të golfit në West Palm Beach të Floridas.

Ndryshe nga hera e parë, kjo nuk ndodhi në transmetim të drejtpërdrejtë, siç ndodhën të shtënat të cilave zoti Trump u mbijetoi më 13 korrik. Atëherë zoti Trump u plagos në vesh, ndërsa një pjesëmarrës në tubimin zgjedhor të tij u vra.

Ditë më vonë, zoti Trump mori emërimin e Partisë Republikane si kandidat për president.  Zyrtarët të dielën thanë se ish Presidenti nuk ishte lënduar. FBI, e cila drejton hetimin, thotë se “duket të jetë një përpjekje për atentat”.

Drejtuesi i policisë lokale tha se i dyshuari u largua, duke lënë pas një ‘pushkë të stilit AK-47’, një kamera të llojit ‘GoPro’ dhe dy çanta. Policia më vonë e kapi atë teksa po kalonte me shpejtësi përgjatë autostradës kryesore duke shkuar drejt qarkut fqinj.

“Agjenti i Shërbimit Sekret që ishte afër bëri një punë fantastike. Ai arriti të dallojë tytën e pushkës që shihej përtej shkurres ku qëndronte i dyshuari dhe oficeri reagoi menjëherë duke qëlluar. Në atë kohë ai individ iku menjëherë”, thotë Rick Bradshaw, drejtues i policisë në Palm Beach.

Në një deklaratë të përbashkët më pak se një orë pasi ekipi i ish Presidentit njoftoi për tentativën e dytë kundër zotit Trump, Presidenti Joe Biden dhe Nënpresidentja Kamala Harris thanë se po informoheshin rregullisht për rastin. Të dy thanë se ndjehen ‘të lehtësuar’ që zoti Trump është i sigurt.

“Presidenti dhe Nënpresidentja janë informuar për incidentin në fushën e golfit, ku ish-presidenti ishte duke luajtur golf. Ata ndjehen të lehtësuar që kanë marrë vesh se ai është i sigurt”, thuhet në këtë deklaratë.

Policia njoftoi se i dyshuari ishte “midis 275 dhe 450 metrash” nga zoti Trump, i fshehur në shkurre. Ndërsa kjo nxit pyetjet se si kjo do të shtojë pasiguri të mëtejshme në një fushatë zgjedhore tashmë të trazuar, këto shifra nënvizojnë një fakt të tmerrshëm ndërsa Amerika po shkon drejt zgjedhjeve të nëntorit: Atë që një person i armatosur me një armë të llojit AK-47 arriti t'i afrohej kaq shumë ish-presidentit./ VOA

trump atentat

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë