BOTA

Fentanili dhe tregtia e lirë/ "Lufta e re tregtare e Trump me Kinën është edhe një luftë opioidesh", The Economist: Presidenti amerikan pretendon se drogat po helmojnë gjeopolitikën

n.f Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 10:24

Fentanili dhe tregtia e lirë/ "Lufta e re tregtare e Trump me

SHBA- Më shumë se gjashtë vjet pasi Donald Trump nisi një luftë tregtare kundër Kinës që në mandatin e parë si president, shkëndijat e përplasjes janë ndezur sërish. Më 4 shkurt, Trump vendosi një tarifë shtesë prej 10% për importet nga Kina, e cila u përgjigj me një tarifë ndaj produkteve të ndryshme amerikane.

Kanadaja dhe Meksika u kërcënuan gjithashtu me tarifa, por më vonë ato u pezulluan përkohësisht. Edhe nëse Kinës do t’i jepet një lëshim i ngjashëm, opioidet sintetike, drogat që Trump përmend si arsye për vendosjen e tarifave do të vazhdojnë të shkatërrojnë jetët amerikane dhe të helmojnë marrëdhëniet mes Kinës dhe Amerikës. Beteja për to do të jetë e ashpër dhe e zgjatur.

“Fluksi i këtyre drogave në kombin tonë kërcënon strukturën e shoqërisë”, tha Trump kur njoftoi taksat për mallrat kineze. Ai e akuzoi Kinën se “po mbante në këmbë dhe po zgjeronte në mënyrë aktive biznesin e helmimit të qytetarëve amerikanë”.

Kina u kundërpërgjigj: “Fentanili është një problem i Amerikës”, duke paralajmëruar se taksat mund të dëmtojnë bashkëpunimin për kontrollin e drogës. Pretendimet e Trump për tregtinë e opioideve janë të fryra dhe kura e tij joefikase, por është e vërtetë se biznesi i drogave sintetike është një problem për vendin dhe se Kina mund të bëjë më shumë për të ndihmuar. Në vitin deri në gusht 2024, rreth 90,000 amerikanë vdiqën nga mbidoza e drogës.

Shumica kishin marrë fentanil. Firmat kineze janë furnizuesit kryesorë të kimikateve që përpunohen në fentanil nga kartelet në Meksikë, dhe më pas kontrabandohen në Amerikë. (Pothuajse asnjë nuk vjen nga Kanadaja).

Trump është përpjekur të fajësojë ish-presidentin Biden, të cilin e akuzon se nuk arriti ta detyronte presidentin kinez Xi Jinping që të mbante premtimin për të ekzekutuar njerëzit që dërgonin fentanil në Amerikë.

“Kjo do ta kishte ndalur atë”, tha Trump para gazetarëve më 23 janar. Por edhe nëse Kina do të kishte bërë dhe mbajtur me të vërtetë një premtim të tillë, dënimet me vdekje nuk ka gjasa të kishin ndihmuar në zgjidhjen e problemit.

Në vitin 2019, Kina ndaloi prodhimin e paautorizuar të të gjitha opioideve të llojit fentanil. Një gjykatë kineze vendosi një dënim me vdekje për një burrë që merrej me trafikim fentanili në Amerikë.

Por kjo goditje vetëm sa bëri që kompanitë kineze të eksportonin përbërësit kimikë, ose “pararendësit” e fentanilit.

Problemi është pjesërisht politik

Kina priste shpërblime nëse do të merrte më seriozisht problemet e Amerikës. Ajo u zemërua kur administrata Trump vendosi sanksione ndaj institutit të shkencës ligjore të Ministrisë së Sigurisë Publike në vitin 2020, për shkak të akuzave se institucioni kishte lidhje me shtypjen e ujgurëve në provincën kineze Xinjiang.

Kina e pakësoi bashkëpunimin me Amerikën në luftën kundër krimit të drogës. Në vitin 2022, ajo e ndërpreu fare bashkëpunimin në këtë fushë, si shenjë proteste ndaj vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, në Tajvan.

Bashkëpunimi rifilloi vetëm pasi Biden u pajtua që të hiqte sanksionet në nëntor 2023, gjatë një samiti në San Francisko me presidentin kinez Xi.

Në janar 2024, një forum i ri dypalësh për luftimin e narkotikëve u takua për herë të parë në Pekin. Kina ndërmori hapa të mëtejshëm për të forcuar kontrollet mbi bizneset e lidhura me opioidet.

Në shtator, ajo vendosi kufizime për tre përbërës të tjerë të fentanilit. Mbylli 14 faqe interneti dhe më shumë se 1000 dyqane online që ofronin për shitje përbërës për prodhimin e opioideve.

“Sapo arrihet një marrëveshje ndërkombëtare, ata marrin masa. Për këtë i duhet dhënë merita”, thotë një zyrtar i lartë amerikan.

Por faqet e internetit që ofrojnë përbërës të opioideve janë ende të shumta. Nëse vendi i origjinës së shitësve nuk është i qartë, detajet e kontaktit në WeChat, një platformë kineze mesazhesh, si dhe numrat kinezë të telefonit, tregojnë qartë lidhjen e kësaj tregtie me Kinën.

“Dorëzime të sigurta në Meksikë dhe SHBA”, shkruan një tregtar në një platformë tregtare kimike në Shangai. Faqja e internetit reklamon substancën 1-boc-4-ap, një nga përbërësit kundër të cilit Kina mori masa në vitin 2024.

Mund të jetë një mashtrim. Por në korrik 2024, agjencia e lajmeve Reuters, tha se gazetarët e saj në Amerikë kishin arritur të merrnin dërgesa të këtyre lëndëve përbërëse të opioideve nga shitësit online në Kinë. Ato kushtojnë gjithsej rreth 3,600 dollarë dhe mund të prodhonin tableta me vlerë rreth 3 milionë dollarë, sipas Reuters.

Shitje të tilla mund të ndërpriten nga një masë tjetër e shpallur nga Trump krahas tarifave: heqjen e të ashtuquajturave përjashtime “de minimis” nga tarifat, për paketat e vogla të dërguara nga Kina. Produktet de minimis zakonisht hynin në vend me shumë pak vëzhgim, duke e bërë të lehtë që të mos zbuloheshin dërgesat e lidhura me fentanilin.

Zyrtarët e Biden thonë se në vitin 2023, presidenti kinez Xi e kuptonte më mirë sa e rëndë ishte bërë kriza e fentanilit në politikën amerikane dhe dukej më i gatshëm për të ndihmuar.

“Kina ka punuar me më efikasitet me SHBA-në gjatë 15 muajve të fundit për çështjen e opioideve”, thotë një ish-zyrtar i përfshirë në këto përpjekje.

Por në prill të vitit të kaluar, një komitet dypartiak i Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, publikoi një raport për lidhjet e Kinës me fentanilin. Aty thuhej se aparati i sigurisë i Kinës godet trafikantët e drogës “vetëm në rastet kur preket popullsia kineze”.

Ai tha se Kina po e përdorte fentanilin si një “mjet të vlefshëm propagandistik” për të nxjerrë në pah degradimin e Perëndimit.

Në korrik, një zyrtar i lartë amerikan tha se administrata Biden nuk kishte të dhëna për të mbështetur zbulimet e komitetit se Kina po subvenciononte eksportet e lëndëve përbërëse. Por, zyrtari shtoi: “Unë mendoj se ka nevojë për një bisedë të vazhdueshme për këtë”.

A do të funksiononin tarifat

Tarifat e Trump nuk do ta nxisin Kinën të bashkëpunojë. Por Vanda Felbab-Brown nga Instituti Brookings në Uashington, beson se Amerika mund të ushtrojë ndikim. Kina dëshiron të hiqet nga një listë vjetore amerikane e shteteve kryesore prodhuese dhe tranzitore të drogës, një listë ku Kina u shtua në vitin 2023.

Zonja Felbab-Brown beson se Kina mund të jetë e gatshme të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të ndaluar tregtinë e lidhur me opioidet, nëse Amerika pranon ta heqë nga lista. “Kina është shumë e përqendruar në reputacionin e saj”, shton ajo.

Edhe sikur Kina të bënte përpjekje për kontroll, problemi nuk do të zhdukej shpejt. Vendi ka një industri kimike të gjerë dhe të shkathët që, së bashku me Indinë, mbizotërojnë furnizimet globale të lëndëve të para farmaceutike.

Prodhuesit e këtyre vendeve mund të prodhojnë shpejt kimikate të tjera të përshtatshme nëse qeveria kufizon shitjet e një përbërësi të fentanilit.

Përbërës të tillë përdoren edhe për produkte dhe nevoja të tjera të ligjshme përveç fentanilit, kështu që çdo qeveri do të ngurronte të ndalonte plotësisht prodhimin e tyre.

Për më tepër, qeveritë lokale kineze kanë një interes për të mbrojtur bizneset lokale për rritje ekonomike. Dhe një goditje më e ashpër në Kinë, mund ta shtynte biznesin të zhvendosej gjetiu, si për shembull në Indi. Pra, në gjeopolitikë, helmi do të vazhdojë gjatë./ Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë