BOTA

Fermerja e deleve rrezikon burgun pasi ndërtoi “fshehurazi” një shtëpi brenda stallës për të jetuar pranë kafshëve të saj

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Qershor 2026, 12:09

Fermerja e deleve rrezikon burgun pasi ndërtoi “fshehurazi”

Një fermere delesh në Britaninë e Madhe mund të përballet me deri në dy vite burg pasi ndërtoi një banesë brenda një prej stallave të fermës së saj.

Helen Lowe, 59 vjeçe, thotë se e përdorte këtë hapësirë për t’u kujdesur për delet në fermën e saj prej 40 hektarësh në Derbyshire dhe se madje paguante edhe taksën vendore për ndërtesën.

Fermerja e deleve rrezikon burgun pasi ndërtoi “fshehurazi”


Në një intervistë për Daily Mail, ajo deklaroi: “Është një ndërtesë e përkohshme për t’u kujdesur për delet kur lindin qengjat. Nuk është ndonjë kështjellë luksoze.”

Pas një beteje ligjore gjashtëvjeçare me Këshillin e Qarkut Derbyshire Dales, Lowe u shpall fajtore për mosrespektim të vendimit të gjykatës, pasi nuk ndaloi së banuari në objekt. Si pasojë, ajo mund të dënohet me deri në dy vite burg, me gjobë të pakufizuar ose me të dyja.

Fermerja e deleve rrezikon burgun pasi ndërtoi “fshehurazi”

Autoritetet pretendojnë se fermerja jetonte në këtë banesë që prej vitit 2020 dhe se struktura ishte fshehur brenda stallës për të shmangur zbulimin.

Megjithatë, Lowe këmbëngul se nuk bëhet fjalë për një strehë luksoze, por për një hapësirë të thjeshtë me një krevat dhe disa dritare.

“Këshilli thotë se ishte e fshehur, por nuk ishte aspak e tillë. Shtëpia dukej qartë dhe të gjithë miqtë e mi e dinin se e përdorja,” tha ajo.

Sipas saj, autoritetet ishin në dijeni të pranisë së saj, pasi ajo paguante rregullisht taksën vendore, edhe pse, siç thotë, nuk përfitonte as shërbimet bazë si grumbullimi i mbeturinave.

Problemet nisën në vitin 2020, kur këshilli vendor i dërgoi një urdhër zbatimi pasi konstatoi se ajo kishte ndërtuar një banesë pa lejen e nevojshme brenda një ndërtese bujqësore. Lowe u transferua aty gjatë periudhës së izolimit nga pandemia Covid-19, pasi më parë jetonte në një shtëpi të vogël aty pranë.

Ajo apeloi vendimin, por në shkurt 2022 ankesa e saj u rrëzua nga Inspektorati i Planifikimit dhe iu kërkua të mos e përdorte më objektin si banesë.

Pasi vazhdoi të jetonte aty, këshilli iu drejtua gjykatës në shtator 2024 dhe mori një urdhër që e detyronte të largohej nga objekti. Sipas autoriteteve, ajo jo vetëm që vazhdoi të banonte aty, por nuk kreu as punimet e kërkuara për prishjen e strukturës.

Në korrik të vitit të kaluar u hap procedura për mosrespektim të gjykatës dhe, pas një gjykimi të zhvilluar më 18 maj, Lowe u shpall fajtore.

Fillimisht ajo u urdhërua të paguante 10 mijë paund shpenzime gjyqësore, por shuma totale pritet të jetë shumë më e lartë.

Fermerja e cilësoi gjithë procesin si një “gjueti shtrigash” dhe pretendon se autoritetet vazhduan ta ndiqnin edhe kur ajo po rikuperohej nga një frakturë e rëndë në kofshë gjatë vitit 2024.

“Prioriteti im kanë qenë gjithmonë kafshët dhe pikërisht kjo më ka sjellë në këtë situatë. Ata duhet të kenë shpenzuar qindra mijëra paund për këtë çështje. Është absurde,” tha ajo.

Lowe shtoi se kostoja e heqjes së strukturës do të jetë shumë e lartë dhe një barrë e rëndë financiare për të. Sipas saj, pjesa më e madhe e banesës ishte ndërtuar me materiale të ricikluara ose të dhuruara.

Nga ana tjetër, Këshilli i Derbyshire Dales deklaroi se ka siguruar një vendim të suksesshëm gjyqësor kundër Lowe, e cila “ndërtoi dhe banoi në një banesë të paautorizuar të fshehur brenda një stalle bujqësore”.

“Ky rast tregon pasojat serioze të shpërfilljes së rregullave të planifikimit urban dhe të ndërtimit pa lejet e nevojshme. Sistemi funksionon vetëm kur të gjithë respektojnë të njëjtat rregulla. Nuk është e pranueshme që disa persona t’i anashkalojnë ato, ndërsa shumica i zbatojnë,” thuhet në reagimin e këshillit./Përktheu Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?