BOTA

Fillim i ri për Katalonjën pas betimit të Salvador Illas si president

n.f Përditësimi i fundit 10 Gusht 2024, 18:28
Fillim i ri për Katalonjën pas betimit të Salvador Illas si
Salvador Illa

KATALONJË- Politikani socialist, Salvador Illa, është betuar të shtunën si president i Qeverisë rajonale të Katalonjës, në një ceremoni të mbajtur në pallatin qeveritar në Barcelonë.

“Duke marrë pozitën sot, jam duke trashëguar shpresat e popullit të Katalonjës”, ka thënë 61-vjeçari, i cili ka bërë emër si ministër spanjoll i Shëndetësisë, gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

Ceremonia e inaugurimit është mbajtur vetëm dy ditë pasi lideri separatist i Katalonjës, Carles Puigdemont – ndaj të cilit është lëshuar fletarrestim – e ka mbajtur një fjalim në qendër të Barcelonës.

Ai, më pas, ka ikur, pavarësisht prezencës së madhe policore. Të premten, Puigdemont ka thënë në X – platformë e njohur më parë si Twitter – se është kthyer sërish në Belgjikë, ku ka jetuar prej ikjes fillestare, më 2017. Në nisje të ceremonisë së inaugurimit, Illa ka pasur qëndrim të butë ndaj paraardhësve të tij separatistë.

“Nuk kam dyshim që të gjithë presidentët paraprakë kanë ardhur në këtë zyrë me qëllimet më të mira, për ta bërë Katalonjën një shtet më të mirë”, ka thënë ai, duke përfshirë edhe Puigdemontin.

Ndonëse Partia Socialiste e Illas i ka fituar zgjedhjet në maj, ajo duhet të ketë mbështetjen e partisë, E majta republikane e Katalonjës, dhe, Aleancës Comuns, për të qeverisur. Të enjten, 68 prej 135 anëtarëve të Parlamentit rajonal në Barcelonë kanë votuar në të mirë të Illas.

Mediat spanjolle e kanë konsideruar fitoren e tij si fillim të ri për rajonin, i cili është tronditur prej mosmarrëveshjeve në kërkesën për pavarësi, që gati 10 vjet. Megjithatë, Illa pritet ta ketë të vështirë që të qetësojë situatën dhe të përputhë politikën e Spanjës me kërkesën e Katalonjës për pavarësi.

Ndonëse është shpallur një amnisti për separatistët katalonas, vendimi nuk ka vlejtur për Puigdemontin, pasi ai përballet me akuza për pasurim personal.

Illa i ka bërë thirrje gjyqësorit spanjoll që vendimi për amnisti të vlejë edhe për Puigdemontin, “shpejt dhe pa asnjë arsyetim”./REL

salvador illa katalonje president

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë