BOTA

Filmi në gjuhën shqipe u ndalua të transmetohet, presidenti malazez kërkon rishfaqjen e tij: Autorët të ndiqen penalisht!

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Shtator 2025, 20:18

Filmi në gjuhën shqipe u ndalua të transmetohet, presidenti

Kabineti i presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kërkoi që filmi “Lejleku” i regjisorit nga Kosova, Isa Qosja, të shfaqet sërish për publikun, pasi shfaqja e tij më 3 shtator u ndërpre me forcë. Ndërprerja ndodhi për shkak të reagimit të disa qytetarëve, të cilët, mësa dukej, nuk e pranuan faktin që filmi ishte në gjuhën shqipe.

“Presim që policia dhe Zyra e Prokurorit t’i identifikojnë autorët dhe t’i ndjekin penalisht. Është e rëndësishme të mundësohet sërish shfaqja e filmit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Milatoviçit.

Policia e Malit të Zi nuk doli me ndonjë deklaratë zyrtare, por Radios Evropa e Lirë iu tha jozyrtarisht se ajo ende “po mbledh informacione” dhe se “po vepron sipas urdhrave të prokurorit”. Organizatorët e festivalit Xhada, në të cilin po shfaqej “Lejleku”, konfirmuan se kishte ndodhur një “situatë e pakëndshme” dhe se shfaqja e filmit ishte ndërprerë për arsye sigurie.

Ata nuk deshën të komentonin më shumë për Radion Evropa e Lirë. Disa parti politike dhe shoqëria civile u bënë thirrje autoriteteve që ta ndëshkojnë urgjentisht këtë lloj sjelljeje të dhunshme dhe të mbrojnë dinjitetin e artistëve, qytetarëve dhe hapësirës publike.

Çfarë tha një nga dëshmitarët?

Jasmin Muriq, i cili ishte pjesë e audiencës, e përshkroi rrjedhën e ngjarjes për Radion Evropa e Lirë:

“Pas skenës së parë dhe fjalëve të para të thëna në shqip, disa njerëz u larguan nga shfaqja, duke bërë komente të këqija. Pas 20 minutash, një grup njerëzish që qëndronin aty pranë, filluan të bërtisnin me zë të lartë, duke kërkuar që shfaqja të ndërpritej”.

Ai tha se një prej organizatorëve u kërkoi atyre të heshtnin dhe të lejonin vazhdimin e filmit, por se ata “e kërcënuan dhe e fyen”, e madje i bënë edhe “me shenja të sulmit fizik”. Sipas Muriqit, situata u qetësua pak, por rreth 15 minuta më vonë, “u shfaq një grup tjetër prej shtatë ose tetë personash, të moshës midis 20 dhe 40 vjeç”.

“Ata kërkuan me agresivitet dhe me zë të lartë që shfaqja e filmit të ndërpritej menjëherë. Ata bërtitën: ‘Ndaleni menjëherë këtë film’, ‘Asnjë film shqip në [lagjen] Zabjello’, ‘Unë jetoj këtu dhe nuk mund të më shfaqni film shqip”, rrëfeu Muriq.

“Organizatorët vepruan menjëherë sipas ‘urdhrit’. Policia që ishte aty pranë – dy makina në fillim dhe në fund të rrugës – nuk reagoi derisa unë isha atje”, tha ai.

“Kjo nuk ka filluar dje”

Një nga producentët e filmit “Lejleku”, Ivan Gjuroviq, tha për Radion Evropa e Lirë se askush nga institucionet qeveritare kompetente nuk e ka kontaktuar pas ndërprerjes së filmit – “asnjërin nga ekipi i filmit”.

Ai tha se është i befasuar, por nuk i fajëson ata që e shkaktuan incidentin.

“Nuk i fajësoj këta persona. Shoqëria është e helmuar. Me të gjitha informacionet ndaj të cilave ekspozohet, me këtë lloj indoktrinimi, helmimi, asgjë nuk është e habitshme”, tha ai.

Sipas tij, “Lejleku” është një rrëfim për pozitën e grave në zonat e izoluara, përfshirë pjesë të Malit të Zi.

“Në film kanë punuar njerëz nga vende të ndryshme, përfshirë edhe Malin e Zi. Në ekip ka pasur malazezë, serbë dhe shqiptarë. Ky është një rrëfim për ta. Regjisori Isa Qosja ka lindur në fshatin Vuthaj, në kufi me Shqipërinë. Logjike është që filmi të jetë në gjuhën shqipe”, u shpreh Gjuroviq.

Ai e sheh incidentin si një problem më të thellë, sepse “shteti nuk i ka kushtuar aspak kohë ndërtimit të një shoqërie të shëndetshme”. Sipas tij, shoqëria ndodhet në prag të një krize serioze.

“Kjo nuk ka filluar dje. Shoqëria është e neglizhuar prej kohësh. Lejohet që kushdo të veprojë sipas dëshirës, dhe askush nuk merret seriozisht me luftën kundër këtyre çrregullimeve”, tha Gjuroviq.

Thirrje drejtuar autoriteteve për t’i identifikuar autorët

Ndërprerja e dhunshme e filmit u dënua nga një pjesë e publikut, sektori joqeveritar, si dhe përfaqësues të jetës politike dhe fetare. Përveç kërkesës që filmi të përsëritet dhe autorët të identifikohen, Zyra e Presidentit të Malit të Zi tha se ndërprerja e dhunshme e shfaqjes së filmit paraqet diskriminim të rëndë dhe jotolerancë të hapur, “vetëm sepse filmi është xhiruar në gjuhën shqipe”.

“Ky është një alarm se vlerat themelore shoqërore po pësojnë një goditje serioze”, thuhet në deklaratë.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq, tha se ndërprerja e filmit është “sulm ndaj diversitetit kulturor” të Malit të Zi. Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, ndërprerja e dhunshme e shfaqjes së filmit në gjuhën shqipe nuk është vetëm çështje e komunitetit shqiptar, por çështje e Malit të Zi.

“Ata që janë më përgjegjës për reagimin dhe sigurimin e shfaqjes së filmit, janë: presidenti i shtetit, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit. Fatkeqësisht, reagimi i tyre mungon”, tha Gjeloshaj.

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, tha se pret një reagim vendimtar nga institucionet dhe njoftoi se “do të sigurohet personalisht që autoritetet t’i gjejnë organizatorët dhe autorët e kësaj ngjarjeje të neveritshme”. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, i cili mbështeti financiarisht festivalin Xhada, lëshoi një deklaratë të shkurtër në rrjetin X, duke thënë se “liria e shprehjes artistike është pjesë integrale e lirisë së fjalës dhe një nga vlerat thelbësore demokratike”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë