BOTA

Fitorja e kandidatit të ekstremit të djathtë, Rumania hetime për ndërhyrje nga jashtë në zgjedhje

E.D Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2024, 07:57

Fitorja e kandidatit të ekstremit të djathtë, Rumania hetime

RUMANI- Agjencia më e lartë e sigurisë e Rumanisë tha të enjten se po heton ndërhyrjen e mundshme të huaj në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës. Kandidati i ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, kryesoi ndaj të gjithë kandidatëve të tjerë me pothuajse 23% të votave, pavarësisht nga anketimet që e tregonin me mbështetje njëshifrore përpara zgjedhjeve.

Georgescu do të konkurrojë në balotazhin e 8 dhjetorit me kandidaten e qendrës së djathtë Elena Lasconi, e cila përfundoi e dyta me 19% dhe shpreson të marrë mbështetjen e kandidatëve të mundur të qendrës dhe të së majtës. Rumunët do të votojnë gjithashtu në zgjedhjet parlamentare në 1 dhjetor.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes, i cili udhëhiqet nga Presidenti aktual Klaus Iohannis, do të takohet të enjten për të "analizuar rreziqet e mundshme për sigurinë kombëtare të krijuara nga veprimet e palëve kibernetike shtetërore dhe joshtetërore", sipas një deklarate të lëshuar të mërkurën nga zyra e presidentit.

Për më tepër, Këshilli Kombëtar Audiovizual i Rumanisë, i cili mbikëqyr transmetimet dhe mediat sociale, i ka kërkuar Komisionit Evropian të hetojë rolin që TikTok-u mund të ketë luajtur në votimin e së dielës mes atyre që i quajti "dyshime për manipulim të opinionit publik", sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Protestuesit kanë dalë në rrugët e Bukureshtit në vazhdën e fitores tronditëse të kandidatit Georgescu.

Zoti Georgescu ka vënë në dyshim mbështetjen e NATO-s dhe Bashkimit Evropian për Kievin në luftën kundër forcave ruse. Në Rumani gjenden disa mijëra ushtarakë amerikanë dhe ndan një kufi prej 613 kilometrash me Ukrainën.

Kandidati 62-vjeçar për president i ka vlerësuar politikanët fashistë të viteve 1930 si heronj rumunë.

Anëtarësimi në NATO, angazhimi rus

Në një video të transmetuar të martën në mediat sociale, zoti Georgescu - duke qëndruar përkrah gruas së tij, Cristela - kërkoi të qartësonte pozicionet e tij.

“Nuk dua të largohem nga NATO-ja. Nuk dua të largohem nga Bashkimi Evropian. Ajo që dua, megjithatë, është të mbaj një qëndrim, të mos gjunjëzohem atje, të mos duroj gjithçka. Duhet ta bëjmë gjithçka në interesin tonë kombëtar”, tha zoti Georgescu. "Nuk kam asnjë lidhje me gjithçka që thotë: "Me Rusinë". Unë jam rumun, para së gjithash. … Nuk kam asnjë lidhje dhe nuk jam, para së gjithash, antisemit”.

Zoti Georgescu ka kërkuar angazhimin e Perëndimit me Rusinë, duke mbështetur udhëheqës të tjerë evropianë të krahut të djathtë, si ai i Hungarisë, Viktor Orban, tha analisti politik Radu Magdin, nga firma “Smartlink Communications”.

“Z. Georgescu flet shumë për paqen. Dhe puna është se ne të gjithë duam paqe, Ukraina dëshiron paqe. Por nuk është e lehtë të kesh paqe kur dikush pushton territorin tënd. Pra, nga ky këndvështrim, duke pretenduar paqen, ai është gjithashtu pjesë e një lëvizjeje në të gjithë Evropën, e cila në fakt është një reflektim i asaj që ju mund ta quani lodhje nga lufta”, tha zoti Magdin për Zërin e Amerikës.

Duke folur të hënën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia nuk kishte dijeni për politikat e zotit Georgescu. “E njohim mirë udhëheqjen aktuale të Rumanisë. Nuk është një vend mik për ne. Pra, ne do të ndjekim zhvillimin e mëtejshëm të proceseve zgjedhore dhe se kush do të fitojë”.

Trysnia ekonomike ka nxitur gjithashtu zhgënjimin me partitë tradicionale, thotë zoti Magdin.

“Përtej gjeopolitikës, ajo që me të vërtetë ndikon janë kushtet e jetesës”, tha ai. “Rumania është prekur nga inflacioni, si shumë vende të tjera, dhe kushtet e jetesës nuk janë ato që kanë qenë”.

“Është si një makth i pafund. Kishim COVID-in, pastaj patëm valën e parë të ndikimit ekonomik. Pastaj patëm luftë në rajon, krizë energjetike dhe sërish valë inflacioni. Dhe po, mund të thuash se Evropa është përpjekur të jetë elastike. Por realiteti është se të gjithë jemi të lodhur”.

Votuesit e rinj dhe ata nga diaspora duket se i kanë rritur rezultatet për zotin Georgescu.

“Në mediat sociale, ai ishte dominues në TikTok krahasuar me kandidatët e tjerë”, tha zoti Magdin. “Vizioni i tij është kryesisht konservator, tradicionalist… Për shembull, ai flet për fshatarë, jo për fermerë, në mënyrë që të lidhet me atë pjesë të elektoratit. Ai tingëllon disi agrar. Ai gjithashtu përmend shpesh Zotin”./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë