BOTA

Fitorja e partisë pro-ruse dhe kritikat për procesin, Prokurorët në Gjeorgji nisin hetim për dyshime për manipulim të zgjedhjeve

M.B. Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 12:32

Fitorja e partisë pro-ruse dhe kritikat për procesin, Prokurorët

GJEORGJIA- Prokurorët gjeorgjianë e kanë thirrur presidenten e vendit, Salome Zurabishvili, për të dëshmuar, pasi e nisën një hetim ndaj dyshimeve mbi manipulime në zgjedhjet e 26 tetorit, të cilat i fitoi partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane. Presidentja Zurabishvili dhe opozita ngulin këmbë se ka pasur shkelje të mëdha në këto zgjedhje.

Një ditë më parë, presidenti amerikan, Joe Biden, shprehu shqetësimin e tij të thellë për regresin demokratik të Gjeorgjisë dhe bëri thirrje për hetim transparent ndaj dyshimeve për vjedhje votash. Partia gjithnjë e më autoritare, Ëndrra Gjeorgjiane, e shpalli fitoren me pothuajse 54 për qind të votave, duke i nxitur mijëra njerëz të protestojnë kundër rezultatit zgjedhor, i cili, sipas tyre, u manipulua nga partia në pushtet përmes taktikave të stilit rus.

Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve deklaruan se zgjedhjet u karakterizuan nga "një fushë e pabarabartë, presion dhe tension". Ata gjithashtu njoftuan për raste të regjistruara të blerjes së votave, votimit të dyfishtë, dhunës fizike dhe kërcënimit.

Prokuroria e Përgjithshme deklaroi se hetimi ka nisur, pasi Zurabishvili deklaroi se zgjedhjet u shoqëruan me shkelje dhe refuzoi ta pranonte rezultatin e tyre.

"Presidentja Salome Zurabishvili duhet të ketë prova për falsifikimin e mundshëm të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, në lidhje me të cilat, në përputhje me procedurat e përcaktuara me ligj, [ajo] është thirrur për t'u marrë në pyetje më 31 tetor", thuhet në njoftim.

Prokurorët janë zotuar se do t’i ndërmarrin "të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe proceduriale, siç përcaktohet në apelin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe me qëllim të shqyrtimit të akuzave të shprehura nga presidentja e Gjeorgjisë, përfaqësuesit e partive politike dhe misionet vëzhguese”.

“Si pjesë e hetimit, të gjithë personat që mund të kenë informacion mbi faktet e dyshuara penale do të merren në pyetje", thanë ata.

Zgjedhjet u mbajtën disa muaj pasi Ëndrra Gjeorgjiane e miratoi një ligj të diskutueshëm për “ndikimin e huaj”, të ngjashëm me ligjin rus për "agjentët e huaj," pavarësisht bojkotit të opozitës dhe protestave masive disamujore, që herë pas here u shtypën me dhunë. Ligji për kufizimin e të drejtave të komunitetit LGBT gjithashtu u miratua muajin e kaluar.

Zurabishvili, e cila ka qenë në konflikt me Ëndrrën Gjeorgjiane, por ka pushtet të kufizuara sipas Kushtetutës së Gjeorgjisë, i bëri thirrje Perëndimit në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 29 tetor që të ushtrojë trysni ndaj Tbilisit për ta mbajtur vendin në rrugën perëndimore.

Ajo nuk pranoi ta nënshkruante ligjin për "ndikimin e huaj" dhe i kundërshtoi masat për LGBT, vendime që u rrëzuan pastaj nga Ëndrra Gjeorgjiane për shkak se ajo e ka nën kontroll Parlamentin.

Në një komunikatë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden gjithashtu tha se zgjedhjet "u shoqëruan me një numër të madh keqpërdorimesh të burimeve administrative si dhe frikësim dhe detyrim ndaj votuesve", duke shtuar se qytetarët gjeorgjianë kanë të drejtë të protestojnë paqësisht kundër rezultatit të zgjedhjeve.

Disa vende perëndimore, si Suedia dhe Kanadaja, i kanë kufizuar tashmë marrëdhëniet me Tbilisin si përgjigje ndaj shkeljeve të raportuara zgjedhore. Në vitet e fundit, Ëndrra Gjeorgjiane ka filluar ta largojë gradualisht vendin e Kaukazit nga Perëndimi, pavarësisht se vendi fitoi statusin e kandidatit për BE në dhjetor 2023./ REL

gjeorgjia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë