BOTA

Fitorja e Partisë së Lirisë/ A do të qeveriset Austria nga ekstremi i djathtë?

M.B. Përditësimi i fundit 30 Shtator 2024, 08:41

Fitorja e Partisë së Lirisë/ A do të qeveriset Austria nga

AUSTRIA- Partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO), e udhëhequr nga Herbert Kickl, ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Austri të dielën, sipas projeksioneve fillestare. Rezultati zgjedhor potencialisht e vendos këtë parti në vendin e parë për të formuar Qeverinë, për herë të parë në historinë e pasluftës.

Sipas projeksioneve, FPO-ja ka dalë e para, por nuk ka fituar shumicën absolute. Kjo nënkupton se partisë i duhet të gjejë një partner koalicioni në Parlament për të formuar një Qeveri stabile, nëse presidenti Alexander Van der Bellen e fton këtë parti për të formuar ekzekutivin e ri.

E vetmja parti e ka lënë mundësinë e hapur për koalicion me FPO-në është partia konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake (OVP). Por, udhëheqësi i OVP-së, kancelari Karl Nehammer, e ka përjashtuar mundësinë e formimit të një ekzekutivi ku do të merrte pjesë edhe Kickl.

Përveç kësaj, janë edhe rezervat e Van der Bellen lidhur me Kickl. Të gjitha këto kanë shtuar pikëpyetjet lidhur me atë nëse Kickl do të largohet dhe do të lë ndonjë anëtar tjetër të partisë së tij që të bëhet kancelar. Duke pasur parasysh se sa ashpër ai dhe partia e tij kanë bërë fushatë me idenë që Kickl duhet të bëhet “volkskanzler” apo kancelari i popullit, ky opsion aktualisht duket i pamundur.

Nëse FPO-ja ftohet që të formojë një koalicion qeverisës, e vetmja parti me të cilën mund të formojë një shumicë është OVP-ja. Dy partitë kanë qëndrime të ndryshme në shumë fusha kyçe, veçmas sa i përket vendosjes së rregullave më të ashpra për imigrimin. Por, këto dy subjekte mbështesin shkurtimin e taksave për të rritur ekonominë, e cila po tkurret qe dy vjet radhazi.

Negociatat, megjithatë, do të mund të ndërlikoheshin për shkak të raportit jo të mirë mes Kickl dhe Nehammer. Gjatë fushatës, Nehammer e ka përshkruar Kickl si person që merret me teori konspirative dhe si një person që nuk është i kualifikuar që të qeverisë. OVP-ja është partia në pushtet. Ka qenë në çdo qeveri, përveç në ekzekutivin jetëshkurtër në detyrë që ishte Qeveria e parë e përbërë nga tri parti në 37 vjetët e fundit.

Përderisa shumë mendojnë se OVP-ja është partia më e afërt me FPO-në në aspektin ideologjik, OVP-ja të paktën në parim duhet të ketë një alternativë sa i përket një koalicioni me FPO-në: një aleancë trepalëshe me partinë që ka dalë e treta në zgjedhje, Partia Socialdemokrate dhe me një nga dy partitë që kanë marrë më pak se 10 për qind të votave, liberalët e Neos apo të Gjelbërit e krahut të majtë.

Në një skenar të tillë, OVP-ja do të ishte partia më e madhe, që nënkupton se Nehammer do të mund të vazhdonte të mbante postin e kancelarit. Një skenar i tillë do të ishte më i lakmueshëm sesa një ku OVP-ja do të ishte partnerja më e vogël e koalicionit qeverisës. Presidenti Van der Bellen, ish-udhëheqës i të Gjelbërve, kishte bërë betimin së bashku me ministrat nga FPO-ja, përfshirë Kickl, kur partia e tij formoi një koalicion me OVP-në më 2017. Koalicioni kolapsoi pas një skandali më 2019.

Van der Bellen po ashtu kishte miratuar vendimin për shkarkimin e Kickl nga Qeveria me kërkesën e kancelarit të atëhershëm, Sebastian Kurz, nga OVP-ja, disa ditë para se Parlamenti të rrëzonte ekzekutivin. Presidenti austriak ka shprehur rezerva lidhur me Kickl, duke lënë të kuptohet se ai ose nuk do ta lejojë atë që të bëhet kancelar, ose nuk do t’i kërkojë FPO-së që të tentojë të formojë Qeverinë nëse del partia e parë.

Megjithatë, margjina e fitores së FPO-së është paraparë që të jetë më e madhe sesa projeksionet e para, duke e vendosur në një pozicion më të mirë Kickl. Edhe pse është një praktikë që presidenti t’i kërkojë partisë së parë që të formojë Qeverinë, Van der Bellen nuk është i obliguar të veprojë kështu.

“Kjo është një praktikë, por me sa e di ky rregull nuk është në Kushtetutë”, tha Van der Bellen vitin e kaluar.

“Ajo çfarë është në Kushtetutë është se unë e emëroj kancelarin... Është një nga pikat e pakta ku presidenti i ka duart plotësisht të lira”.

Pra, Van der Bellen mund të vendosë që të ndërmarrë një qasje krejtësisht të re./ REL

austria

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë