BOTA

Flet bashkëshortja e kritikut të Kremlinit, Vladimir Kara-Murza: Do të luftoj për lirinë e tij

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Prill 2023, 12:23
Flet bashkëshortja e kritikut të Kremlinit, Vladimir Kara-Murza: Do
Evgenia Kara-Murza

Pas vendimit të një gjykate në Moskë që dënoi politikanin opozitar Vladimir Kara-Murza me 25 vjet burg për tradhëti dhe diskreditim të ushtrisë ruse, bashkëshortja e tij, Evgenia Kara-Murza flet për Zërin e Amerikës. Ajo thotë se do të vazhdojë betejën për lirinë e tij.  Në intervistën për shërbimin rus të Zërit të Amerikës, Evgenia Kara-Murza tha se nuk do të dorëzohet kurrë së kërkuari që i shoqi i saj të lihet i lirë.

“Është e frikshme kur dëgjon se beteja mund të mos zgjasë për muaj, por për vite me radhë. Por unë do ta vazhdoj për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Bëhet fjalë për njeriun që dua dhe respektoj. Po luftoj për babanë e fëmijëve të mi. Sigurisht më mungon shumë shtëpia, vendi im. Por jam zemërthyer me gjithçka që po ndodh. Si nënë, si bashkëshorte e një të burgosuri politik dhe si një qytetare ruse”, thotë ajo.

Vladimir Kara-Murza, i cili ndodhet në burg prej një viti nuk pranoi akuzat dhe tha se dënimi i tij ishte i motivuar politikisht. Dënimi i tij, ishte më i ashpri i këtij lloji dhe shënon hapin e radhës ndaj goditjes së pamëshirshme të opozitës ruse që kur Moska filloi agresionin ushtarak në Ukrainë vitin e kaluar.

Akuzat kundër zotit Kara-Murza u ngritën bazuar në një fjalim të tij më 15 mars në Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit amerikan të Arizonës gjatë të cilit ai kritikoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Gjatpë kohës që ai ndodhej në paraburgim, autoritetet shtuan edhe akuzën për tradhëti. Po dje, gjykata e Qytetit të Moskës vendosi ta mbajë në paraburgim gazetarin amerikan Evan Gershkovich në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor. Ai akuzohet për spiunazh.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë e arrestoi në mars 31-vjeçarin në Yekaterinburg dhe e akuzoi atë se po përpiqej të merrte informacione sekrete në lidhje me një fabrikë ruse armësh.

Gazeta “Wall Street Journal” dhe qeveria e Shteteve të Bashkuar i kanë mohuar akuzat për spiunazh. Nëse ai shpallet fajtor, mund të dënohet deri në 20 vjet burg. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre e dënoi vendimin e gjykatës së Moskës, si dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarit dhe shtetasit tjetër amerikan Paul Whelan.

“Jemi thellësisht që shqetësuar nga lajmi se Rusia do të vazhdojë të mbajë në burg Evanin pas procesit të turpshëm gjyqësor ditën e sotme, sepse këtë pamë. Administrata e Presidentit Biden dhe Nënpresidentes Kamala Harris po angazohohet me çdo mjet me Rusinë për të rikthyer në shtëpi Evanin dhe Paul Whelanin, që është gjithashtu përparësi për ne”, tha zëdhënësja.

Paul Whelan është burgosur në Rusi që nga dhjetori i vitit 2018 nën akuzat për spiunazh. Shtetet e Bashkuara thonë se si gazetari Gershkovich dhe ish anëtari i marinës amerikane Whelan duhet të kthehen pranë familjeve të tyre./VOA

evgenia kara-murza

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë