BOTA

Fond special 500 miliardë euro për të riparuar infrastrukturën e Gjermanisë, DW: A duhen vërtet kaq shumë para?

n.f Përditësimi i fundit 16 Mars 2025, 14:21

Fond special 500 miliardë euro për të riparuar

GJERMANI- Në Dresden, një qytet barok me famë botërore, më 11 shtator të vitit të kaluar, një nga katër urat mbi lumin Elbe u shemb. Është pothuajse një mrekulli që nuk pati viktima në njerëz. 800,000 njerëz jetojnë në zonën më të gjerë të qytetit dhe dy milionë turistë e vizitojnë qytetin çdo vit. Një tramvaj kaloi mbi urë atë natë vetëm 18 minuta para se ura të shembej.

Shkaku u gjet shpejt. Korozioni ka shkatërruar çelikun që ishte ndërtuar në urë nga viti 1967 deri në 1971: Kjo ka shkaktuar debate të shumta në të gjithë Gjermaninë. Mijëra ura janë në gjendje kaq të keqe saqë do të duhej të riparoheshin ose duhet të hiqen urgjentisht nga përdorimi dhe të ndërtohen ura të reja.

Të paktën pesë miliardë në vit

Vlerësohet se në Gjermanika rreth 130.000 ura. Në autostrada dhe në rrugët e rëndësishme federale ka rreth 40,000 ura, që kalohen çdo ditë nga miliona njerëz në trafik. Vitin e kaluar nga buxheti i shtetit janë ndarë 4.6 miliardë euro për rregullimin e autostradave dhe rrugëve të tjera, përfshirë edhe urat.

Qeveria, mandati i së cilës sapo po përfundon, ka ndarë pesë miliardë euro për këtë vit. Kompania shtetërore e mirëmbajtjes së autostradave "Autobahn-GmbH” u shpreh se kjo shumë nuk ishte e mjaftueshme.

Gjermania po dëmton substancën e vetë

Jo vetëm urat, por janë dëmtuaredhe rrugët dhe hekurudhat, infrastruktura e furnizimit me energji dhe ujë, rrjetet e telekomunikacionit, shkollat, universitetet dhe spitalet. Si infrastruktura teknike ashtu edhe ajo sociale janë lënë pas dore për dekada.

Krahas gjithë kësaj, vërehet edhe një vonesë e dukshme në modernizim. Digjitalizimi i vendit po ecën shumë ngadalë. Ndërtimi dhe rinovimi i infrastrukturës në përputhje me qëllimet klimatike është larg nga përfundimi.

Ekonomistët kanë paralajmëruar prej kohësh politikanët se nevojiten investime shtesë. Instituti për Ekonominë Gjermane deklaroi verën e kaluar shumën totale të investimit të nevojshëm: 600 miliardë euro.

Po punohet në 40 linja hekurudhore

Më së shumti para nevojiten për infrastrukturën federale. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Transportit, deri në vitin 2029 do të nevojiten 25 miliardë euro shtesë për rrregulimin e rrugëve federale. Ndërsa në planet ekzistuese për rregullimin e rrjetit hekurudhor nevojiten edhe 13 miliardë euro të tjera. Hekurudhat Gjermane (Deutsche Bahn) synojnë të rinovojnë 40 nga linjat më të rëndësishme, që mbulojnë një gjatësi prej 4.200 kilometrash, deri në vitin 2030.

Stacioni i trenit Stuttgart 21 tregon se projektet e infrastrukturës mund të jenë jashtëzakonisht të shtrenjta. Ky ndërtim ka zgjatur 15 vjet, ndërsa kostot janë rritur nga 4 miliardë sa ishin parashikuar në 11 miliardë euro në fund.

Shoqata Federale e Industrisë Gjermane llogariti në qershor 2024 se 165 miliardë euro do të nevojiteshin për investime në infrastrukturën e transportit. Ministri i Transportit i qeverisë në largim, Volker Wissing, donte të krijonte një fond të madh infrastrukture gjatë mandatit të tij që do të tërhiqte kapital privat, por kjo nuk ndodhi.

Rrjeti i energjisë elektrike

Për ndërtimin e mëtejshëm të rrjetit të energjisë elektrike nevojiten shuma të mëdha. Energjia e erës përdoret kryesisht në veri të vendit. Për të transportuar këtë energji në jug, nevojiten rrjete adekuate. Sipas llogaritjeve të kompanive të transportit të energjisë, duhen investuar rreth 55 miliardë euro. Deri në vitin 2033 nevojiten 10 miliardë euro shtesë për të ndërtuar rrjetet lokale të shpërndarjes së energjisë.

Deri më tani, këto kosto janë bartur tek konsumatorët dhe kompanitë, për shkak se ato janë ndërtuar në çmimin e energjisë elektrike. Kjo uli konkurrencën e ekonomisë gjermane në tregun botëror. Nëse shteti dëshiron të lehtësojë konsumatorët, duhet të marrë përsipër këto kosto. E duhet të mirren parasysh edhe kostot e ndërtimit të termocentraleve rezervë, si dhe një rrjet hidrogjeni./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë