BOTA

FOTO/ Turistët shkrepin selfie duke buzëqeshur krah arkëmortit të Papa Françeskut, besimtarët: E trishtueshme të shihet një mosrespektim i tillë!

n.f Përditësimi i fundit 24 Prill 2025, 14:10

FOTO/ Turistët shkrepin selfie duke buzëqeshur krah arkëmortit

VATIKAN- Përgatitjet për t'i japë lamtumirën e fundit Papa Françeskut po vijojnë ndërsa mijëra beismtarë kanë udhëtuar drejt Vatikanit për të nderur papën. Trupi i tij është ekspozuar publikisht në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, por atmosfera e nderimit brenda dhe jashtë kishës është prishur nga vizitorët të cilët, krahas lutjeve nuk mungojnë të bëjnë një selfie pranë arkivolit të hapur të të ndjerit.

Françesku u dërgua në bazilikën e Vatikanit për një pelegrinazh publik tre-ditor. Mbi 50,000 besimtarë kanë qenë tashmë në vendin ku është ekspozuar trupi, megjithatë, pamjet e fytyrave të buzëqeshura duke u fotografuar pranë tij kanë shkaktuar zemërim. Në një foto që është “ngarkuar” në Instagram duket një grua e veshur me shami e cila pozon e buzëqeshur, ndërsa në sfond shihet arkivoli me Papën. Njerëzit që prisnin deri në 8 orë për të parë Papën u shprehën se kjo është një sjellje fyese.

FOTO/ Turistët shkrepin selfie duke buzëqeshur krah arkëmortit

"Ishte e trishtueshme të shihje një mosrespektim të tillë," tha një grua, e cila theksoi se ajo dhe burri i saj i mbanin telefonat në xhepa gjatë gjithë qëndrimit në tempull. Megjithëse autoritetet italiane nuk e ndaluan fotografimin, rojet thuhet se penguan disa vizitorë të përdornin celularët e tyre. Megjithatë, disa njerëz kanë arritur të ngrenë pajisjet e tyre në ajër, madje duke përdorur shkopinj selfie për të kapur fotografinë.

FOTO/ Turistët shkrepin selfie duke buzëqeshur krah arkëmortit

Raportohet se ka pasur edhe murgesha të cilat janë parë duke bërë foto me celularin para trupit të Françeskut. Vihet re se autoritetet e lanë të hapur bazilikën gjatë gjithë natës së së mërkurës për t'i shërbyer turmës. Portat u mbyllën për pak kohë në orën 05:30 të mëngjesit për t'u rihapur në orën 7, ndërkohë që policia kishte përforcuar praninë e saj në zonë, me patrulla në këmbë dhe të montuara.

FOTO/ Turistët shkrepin selfie duke buzëqeshur krah arkëmortit

Trafiku në rrugët përreth sheshit të Shën Pjetrit është i kontrolluar me përpikëri, ku policët kontrollojnë çantat dhe çantat e shpinës, ndërsa turma besimtarësh përzihet me turistët. Varrimi i Papa Françeskut do të bëhet të shtunën në sheshin e Shën Pjetrit, në prani të një turme besimtarësh dhe liderësh nga e gjithë bota.  Sipas dëshirës së të ndjerit, Françesku nuk do të varroset në bazilikën e Shën Pjetrit, por në bazilikën e Santa Maria Maggiore.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë