Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...

Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve në vende të treta jashtë bllokut, Franca dhe Spanja kanë dalë hapur kundër kësaj qasjeje, duke vënë në pikëpyetje modelin e promovuar nga Italia dhe Shqipëria.
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi pas samitit të liderëve të BE-së në Bruksel se Franca nuk mbështet politikën e të ashtuquajturave “qendra riatdhesimi” në vende të treta.
“Franca nuk e mbështet këtë politikë. Nuk kam parë asnjëherë një qendër të tillë që të funksionojë realisht”, tha Macron, duke lënë të kuptohet se kishte parasysh qendrat e ngritura nga qeveria italiane në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni.
Sipas presidentit francez, transferimi i emigrantëve në vende të treta ngre pikëpyetje serioze mbi të drejtat e njeriut dhe efektivitetin e sistemit.
“Çfarë lloj marrëdhënieje po krijohet me këto vende dhe çfarë garancish për të drejtat e njeriut po ofrohen? Nuk jam i sigurt se kjo përfaqëson Evropën dhe nuk besoj se është një politikë efektive”, u shpreh ai, raporton "Corriere Della Sera".
Në të njëjtën linjë u pozicionua edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, i cili argumentoi se sfida e emigracionit duhet të trajtohet në bashkëpunim me vendet e origjinës dhe jo duke e zhvendosur problemin në vende të tjera.
Qëndrimet e Parisit dhe Madridit bien në kontrast me atë të kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila e ka paraqitur votimin në Parlamentin Evropian si një fitore të Italisë dhe si dëshmi se Evropa po ndjek një rrugë të re në menaxhimin e emigracionit.
Marrëveshja Rama-Meloni për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin është konsideruar nga mbështetësit e saj si model për Evropën. Megjithatë, ajo ka hasur kundërshtime të forta nga organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat kanë ngritur shqetësime për trajtimin e emigrantëve dhe përputhshmërinë e skemës me standardet ndërkombëtare.
Rregullorja e re evropiane u lejon shteteve anëtare të krijojnë qendra për emigrantët në vende të treta të konsideruara të sigurta, ku mund të transferohen personat që kanë marrë urdhër dëbimi ose u është refuzuar kërkesa për azil. Megjithatë, kundërshtimi i Francës dhe Spanjës tregon se brenda BE-së vazhdon të ketë ndarje të thella mbi mënyrën se si duhet të menaxhohet emigracioni i paligjshëm. /Piranja News
Presioni ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer po rritet brenda Partisë Laburiste, pasi ministrja e Transporteve, Heidi Alexander, i ka kërkuar t...
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers...
Të dhëna të reja kanë dalë në dritë në lidhje me 34-vjeçarin që shantazhoi një 13-vjeçar në...
Kremlini ka deklaruar se mbetet i hapur për dialog me vendet e Bashkimit Evropian, por kundërshton çdo përpjekje për negociata q&eu...
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se vendet evropiane duhet të marrin pjesë në çdo negociatë të ardhshme për p&...
Mes shkatërrimit dhe pasojave të luftës në Rripi i Gazës, dy motra 15-vjeçare kanë arritur të kthejnë një id...
Konflikti i Donald Trump me Giorgia Melonin po shndërrohet në një krizë të hapur diplomatike , pas komenteve pë...
Brigjet e Greqisë janë goditur pasditen e sotme nga një tërmet i radhës, që shkaktoi panik dhe alarm te qytetarët. Lëku...
Kreu i ekipit negociator të Teheranit, Mohammad Bayer Ghalibaf, këmbënguli sot në nevojën për të respektuar “vijat e ...
Biznesmenja vietnameze Truong My Lan po sheh pasuritë e saj të dalin në ankand, ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekjet për...