BOTA

Fronti i dytë për Zelenskyyn: Ukraina në fshehtësi nis përgatitjet për zgjedhje

n.f Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 23:02

Fronti i dytë për Zelenskyyn: Ukraina në fshehtësi nis

UKRAINË- Volodymyr Zelensky, nga një yll i televizionit u bë president i Ukrainës, pas fitores së thellë më 2019. Tani, ai është i gatshëm të përballet me një sfidë edhe më të madhe zgjedhore: ta testojë në votime presidencën e tij, për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë.

Mes presionit në rritje nga mbështetësit perëndimorë, autoritetet ukrainase po përgatisin në heshtje terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, votime që do të testojnë forcën e mbështetjes për Zelenskyn dhe nëse ukrainasit, të lodhur nga lufta, dëshirojnë udhëheqje të re.

Zyrtarët kanë mohuar se janë duke punuar në këtë drejtim, duke përmendur argumentet e kamotshme se gjendja e luftës, që është shpallur pak pasi forcat ruse nisën pushtimin e Ukrainës më 2022, pengon mbajtjen e zgjedhjeve.

“Ne nuk po përgatitemi të mbajmë zgjedhje sepse zgjedhjet në kohë lufte janë të pamundura që të mbahen sipas Kushtetutës, ligjeve aktuale dhe arsyes së shëndosh, për shkak të sfidave të sigurisë”, tha për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Dmytro Lytvyn, zëdhënës i Zyrës presidenciale.

Por, zyrtarët në fakt kanë nisur të planifikojnë detajet dhe të shqyrtojnë aspekte të ndryshme duke nisur nga printimi i fletëvotimeve, siguria në qendrat e votimit dhe se si miliona refugjatë ukrainas, që jetojnë jashtë vendit, të mund të votojnë.

“Unë shoh se në muajt e fundit ka pasur përgatitje të vërteta për zgjedhje”, tha Oleksiy Koshel, kryetar i organizatës joqeveritare, Komiteti i Votuesve të Ukrainës. “Ne shohim shumë shenja të aktivitetit në selinë zgjedhore, reklama që qarkullojnë në heshtje, miliona fletushka të posaçme informative rreth liderëve të partive, të cilat po shpërndahen”.

Fushata “de facto veçse ka nisur”, tha Koshel. Olena Davlikanova, hulumtuese me bazë në Kiev në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane në Uashington, tha se ka shumë sinjale se partitë politike po përgatiten për votime të reja. Por, ajo tha se zgjedhjet nuk mund të mbahen nëse Rusia nuk pajtohet për një armëpushim.

“Shumë nga ne nuk besojmë që [presidenti rus, Vladimir] Putin do të mbajë fjalën”, tha Davlikanova për REL-in. “Pa një armëpushim, është e pamundur të mbahen zgjedhje në Ukrainë”.

Fillimisht si pjesë e një trupe të dashur komike, dhe më pas si mësues fiktiv i një shkolle të mesme që katapultohet në presidencë në serinë televizive, Shërbëtori i Popullit, Zelensky kori një fitore të thellë më 2019, duke e mposhtur në zgjedhje presidentin e atëhershëm, Petro Poroshenko.

Ukrainasit u tërhoqën pasi ai ishte një fytyrë e re në skenën politike, ishte një person i mësuar me media, si dhe nga premtimet e tij për të normalizuar marrëdhëniet me Putinin dhe me Rusinë në përgjithësi. Megjithatë, më pak se tre vjet pas marrjes së postit të presidentit, Putin urdhëroi dërgimin e më shumë se 100.000 trupave në Ukrainë, duke nisur luftën më të madhe tokësore në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ukrainasit vazhduan të mbështesin udhëheqjen e Zelenskyt, edhe pse trupat e Kievit gjatë vitit të kaluar kanë pësuar disfatë pas disfate. Trupat ruse po avancojnë ngadalë në disa fronte. Një kundërofensivë në vitin 2023 dështoi. Komandantët ushtarakë dhe liderët politikë po grinden për mënyrën se si të përforcojnë procesin e rekrutimit dhe të mbushin radhët. Oficeri kryesor ushtarak i vendit u largua nga detyra, ashtu si edhe ministri i Mbrojtjes.

Presidentët e Ukrainës zgjidhen për një mandat pesëvjeçar; Zelensky duhej të kishte kandiduar për rizgjedhje në vitin 2024. Por, zyrtarët qeveritarë insistojnë se një zgjedhje e re është e pamundur ligjërisht nën gjendjen e jashtëzakonshme të luftës, pa përmendur këtu edhe pengesat logjistike.

Kjo gjë i ka hapur derën kritikave nga jashtë. Putin, i cili ka vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën e shtetit ukrainas, e ka akuzuar Zelenskyn se është president jolegjitim, për shkak të mosmbajtjes së zgjedhjeve. Javën e kaluar ai sugjeroi se i gjithë shteti duhet të vendoset nën një qeveri të përkohshme, të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.

“Askujt nuk ia ndien fare se çfarë thotë Putini sepse ligjet ukrainase janë shumë të qarta: i gjithë pushteti është legjitim derisa të hiqet gjendja e luftës dhe zgjedhjet të mund të organizohen normalisht”, tha Davlikanova. “Prandaj, Putini mund të shkojë, e dini ju se ku”.

“Putini ia ka ofruar mbikëqyrjen OKB-së mbi Ukrainën”, tha ajo. “Ne po themi se ia ofrojmë OKB-së mbikëqyrjen mbi Moskën, sepse ata nuk kanë pasur zgjedhje të lira e fer që nga viti 1996”.

Por, ka pasur kritika edhe nga Shtetet e Bashkuara, furnizuesi më i madh me armë për ushtrinë ukrainase.

Pak para përplasjes publike në Zyrën Ovale në shkurt, presidenti amerikan, Donald Trump, - i cili ka një raport të tensionuar me Zelenskyn që nga mandati i tij i parë në Shtëpinë e Bardhë – e quajti Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”.

Kritikat nga jashtë e kanë forcuar pozicionin e Zelenskyt në mesin e ukrainasve. Një sondazh i kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Kievit për Sociologji tregoi se besimi ndaj Zelenskyt është dyfishuar në javët e fundit. Pak pas takimit në Zyrën Ovale, Parlamenti ukrainas miratoi një rezolutë në mbështetje të Zelenskyt dhe ajo thoshte se zgjedhjet e reja do të mbahen vetëm pasi të jetë në fuqi “një paqe gjithëpërfshirëse, e drejtë dhe e qëndrueshme”.

Për mbështetësit e Zelenskyt, kjo do të shtynte që të merrej vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të përjashtohen nga gara çdo kundërshtarë: para së gjithash, Valery Zaluzhniy, ish-komandanti i ushtrisë, i cili tani është ambasador i Kievit në Londër.

Zaluzhniy u largua nga udhëheqja e ushtrisë nga Zelensky, pasi ai hapur vuri në pikëpyetje vendimet e qeverisë përmes një shkrimi nëntorin e vitit 2023. Që kur nisi punën në Londër, Zaluzhniy nuk ka thënë asgjë publikisht sa i përket një ballafaqimi me Zelenskyn në zgjedhje. Megjithatë, ai vazhdimisht ka dalë në krye ose afër vendit të parë në sondazhet e opinionit publik.

Figura të tjera të shquar publike po ashtu kanë thënë se po e shqyrtojnë mundësinë që ta sfidojnë Zelenskyn, nëse shkohet përpara me mbajtjen e zgjedhjeve. Në shkurt, Porosheko, biznesmeni që Zelensky e mposhti në zgjedhje, tërhoqi vëmendjen kur udhëtoi në SHBA për t’u takuar me zyrtarët e administratës amerikane. Duke folur në një konferencë, Poroshenko tha se Zelensky do të duhej të kishte punuar në një koalicion kombëtar. “Në vend të kësaj, ne kemi një përgatitje të çuditshme për zgjedhje”, tha ai.

“Sipas informacioneve që kam, vendimi është marrë për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale sa më shpejt që të jetë e mundur pasi të ndalen armiqësitë”, tha për REL-in, Oleksiy Honcharenko, ligjvënës opozitar.

Nëse do të respektohej një marrëveshje armëpushimi, e ndërmjetësuar nga SHBA-ja, ligji zgjedhor kërkon të paktën 60 ditë që kandidatët të bëjnë fushatë. Nëse fushata do të niste më 20 prill, siç i ka propozuar Trumpit presidenti i Finlandës, kjo do të nënkuptonte se zgjedhjet mund të mbaheshin në fillim të korrikut.

Por, detajet logjistike për organizimin e zgjedhjeve janë masive. Miliona ukrainas janë refugjatë në shtete të huaja dhe mundësimi për votimin e tyre paraqet një sfidë të madhe. Sfidë po ashtu është mundësia që ushtarët në frontet e luftës të mund të hedhin votën e tyre.

“Tani, duket se ekziston një konsensus në shoqëri dhe midis politikanëve se është i nevojshëm një afat më i gjatë për t’u përgatitur për zgjedhjet pas përfundimit të gjendjes së luftës sesa ai që përcakton ligji”, tha Oleh Didenko, kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në një intervistë për Ukrainska Pravda.

Teksa ukrainasit i kanë mirëpritur armët amerikane, votuesit janë të kujdesshëm për sa i përket qëndrueshmërisë së mbështetjes së SHBA-së në të ardhmen, tha Davlikanova.

“Çfarëdo që të jenë duke bërë amerikanët, me këdo që të jenë duke folur, populli ukrainas e kupton”, tha ajo.

“Prandaj e kuptojmë se do të mbështetemi te vetja jonë”, shtoi ajo./ REL

lufta ukraine-rusi zgjedhjet ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë