BOTA

"Fundi i kësaj epoke të errët?!" Analiza: Çfarë ka ndodhur me Bashar al-Assad?

M.B. Përditësimi i fundit 8 Dhjetor 2024, 10:57

"Fundi i kësaj epoke të errët?!" Analiza:

SIRI- Më 27 nëntor, lufta civile në Siri, e cila filloi në vitin 2011, shpërtheu përsëri papritur me ofensivën e aleancës islamike Haiat Tahrir al-Sham (HTS). Brenda një kohe të shkurtër, kryengritësit morën kontrollin e shumë qyteteve kryesisht pa luftime, duke përfshirë Alepon dhe Haman. Kryengritësit arritën të shtunën të marrin qytetin me rëndësi strategjike Homs. Në të njëjtën kohë, grupe të tjera kryengritëse përparuan nga jugu drejt Damaskut. Kryengritësit i bashkon qëllimi për të rrëzuar Asadin.

Sipas liderit të saj, Abu Mohammed al-Julani, aleanca kryengritëse dëshiron të marrë pushtetin në mënyrë paqësore. Institucionet publike të Damaskut "do të qëndrojnë nën mbikëqrjen e ish-kryeministrit deri në dorëzimin zyrtar," shpjegoi ai në mediat sociale. Forcave ushtarake u ndalohet rreptësisht afrimi te këto objekte dhe nuk lejohet të hapet zjarr.

Kryengritësit: "Fundi i kësaj epoke të errët"

Pas arratisjes së Asadit, aleanca kryengritëse njoftoi rënien e qeverisë së tij. "Tirani Bashar al-Assad ka ikur”, thanë kryengritësit. "Ne njoftojmë se kryeqyteti Damask është çliruar (prej tij)". 8 dhjetori shënoi "fundin e kësaj epoke të errët" të shtypjes nën Assadin dhe babain e tij Hafiz al-Assad, i cili sundoi vendin për më shumë se 50 vjet. "Ky është momenti që kanë pritur të dëbuarit dhe të burgosurit, momenti i kthimit në shtëpi dhe momenti i lirisë pas dekadash shtypjeje dhe vuajtjesh”. Duke iu drejtuar miliona refugjatëve në arrati nga lufta civile, kryengritësit deklaruan: "Personat e dëbuar në mbarë botën, një Siri e lirë i pret".

Kryengritësit pushtuan edhe pallatin presidencial. Dëshmitarë okularë raportuan se luftëtarë të armatosur kishin hyrë në territorin e pallatit dhe bërtisnin "Zoti është i madh". Një video e postuar në mediat sociale tregoi disa burra duke qëlluar në ajër në një portë, ku besohet se fillon oborri i pallatit. Kanali i lajmeve Al-Arabija tregoi pamje të kryengritësve që kalonin në dhoma dhe në kopshtet e pallatit dhe bënin fotografi.

Ndërkohë, ushtria e shtetit informoi ushtarët e qeverisë se qeverisja e Asadit kishte mbaruar. Për këtë arsye komanda e ushtrisë i ka liruar nga shërbimi ushtarët, ka mësuar Agjencia Gjermane e Shtypit dpa nga qarqet ushtarake siriane. Ushtarët do të qëndrojnë në shtëpi dhe do të thirren përsëri në detyrë nëse ishte e nevojshme.

Kryeministri sirian dëshiron të bashkëpunojë

Kreu i qeverisë, Mohammed Ghazi al-Jalali, deklaroi se mbetet në vend dhe se dëshiron të bashkëpunojë në rast ndryshimi të pushtetit. "Ne jemi të gatshëm t'ia dorëzojmë (pushtetin) liderëve të zgjedhur", tha kryeministri në një video-mesazh, të cilin ai tha se e regjistroi në shtëpinë e tij. "Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe me opozitën. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në ngjarjet që po zhvillohen dhe të mos dëmtojnë pronën publike. Siria mund të jetë një "shtet normal" me marrëdhënie miqësore me fqinjët e saj. Atij vetë nuk i intereson asnjë detyrë politike apo privilegje të tjera. "Ne besojmë se Siria u përket të gjithë sirianëve”, tha kreu i qeverisë.

Brohoritje shpërthyen në qendër të Damaskut pas arratisë së Asadit. Banorët brohoritën në rrugë dhe disa u panë duke u lutur, raportuan dëshmitarët okularë. Në mediat sociale qarkulluan video të banorëve që qëndronin mbi një tank dhe këndonin këngë festive./ DW

siria

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë