Ahmetaj: Fëmija i kreut të organizatës ka marrë para nga Eco Parku, ka firmosur vetë Rama
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...
Në intervistën për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur akuza të forta edhe p&eu...
Në intervistën e tij nga Zvicra për gazetarin Çim Peka, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka publikuar audiopërgjime q...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se koordinatori i kryeministrit Edi Rama e ka kërcënuar. Në një intervist...
Në intervistën ekskluzive për ‘Çim Peka Live’ sot në mbrëmje Syri Tv, ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj thotë s...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, në një intervistë me “Çim Peka Live”, deklaroi se Rama e ka humbur fuqin&eum...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i ka dhënë një goditje të fortë projektit të dy TEC-eve lundruese në Vlorë, duke...
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, në kuadër të protestës që sh...
Në autostradën Durrës-Tiranë 5 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir ku një 45-vjeçar humb...
Radhë e gjatë automjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, në krahun e palës greke. Burime nga...

Të rinj, tifozë besnikë të PAOK-ut, që e ndiqnin “Shqiponjën me dy koka të Veriut” në Greqi dhe në Europë, duke shpenzuar para nga mundi i tyre vetëm për të qenë pranë skuadrës së zemrës. Këta janë viktimat e tragjedisë që u shkrua dje në mesditë jashtë Timișoarës, në Rumani, me bilanc 7 të vdekur dhe 3 të plagosur. Në furgonin e zi ndodhej edhe 31-vjeçari Hristos nga Polihni i Selanikut, një djalë shumë i dashur në lagjet perëndimore të qytetit, ku kishte punuar në disa lokale shërbimi ushqimor.

Ai punonte për të mbështetur ekonomikisht prindërit dhe vëllezërit e motrat e tij dhe me paratë që i mbeteshin udhëtonte për të parë nga afër dashurinë e madhe të jetës së tij, PAOK-un.
Bruges, Lille dhe tani Lyon. Por fati kishte rezervuar një lojë mizore, si për të ashtu edhe për tifozët e tjerë, në atë që në Rumani e quajnë “rruga e vdekjes”.
“Nga ambasada nuk mësuam asgjë. Nga ai që shpëtoi mora vesh se Hristosi ishte brenda dhe se është mes atyre që humbën jetën. Mario është mes të mbijetuarve, është mirë, dhe na telefonoi për të na treguar për Hristosin. Fola me Ambasadën dhe më thanë se është mirë të shkojmë për identifikim”, tha për Protothema.gr babai i 31-vjeçarit Hristos, i cili u thirr për të identifikuar trupin e pajetë të djalit të tij.

Nga Katerini ishte nisur edhe Vahosi, me origjinë nga Gjeorgjia. Që i vogël, fëmijë i punës së rëndë të përditshme, u lidh ngushtë me fanellën bardhezi dhe kujdesej të mos humbiste asnjë ndeshje të “Shqiponjës me dy koka të Veriut” në Toumba. Ky nuk ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit për një ndeshje të PAOK-ut, pasi në vitin 2018 kishte qenë në Budapest. Fatkeqësisht, ky udhëtim ishte i fundit…
“Nuk mund të themi shumë. Edhe ne po përpiqemi të marrim veten. Nuk kemi asnjë ide se si ndodhi aksidenti. Thjesht na njoftuan nga ambasada se ka ndërruar jetë. Ishte bashkë me shokët e tij. Të gjithë ishin shokët e tij, një shoqëri e pandarë. Ende nuk e dimë se kur do të kthehet trupi. Ndoshta edhe nesër”, thotë një e afërme e të riut që humbi jetën padrejtësisht, shtëpia e të cilit në Katerini është zhytur në zi.
Një zi e rëndë ka “mbuluar” edhe Aleksandrinë e Imathias, e cila numëron tre viktima nga aksidenti tragjik rrugor në Rumani.
Bëhet fjalë për Vasilin, Konstandinin dhe Dhimitrin. Tre djem të rinj, që që në fëmijëri ishin “shqiponja të vogla”, siç i quanin në shoqatën lokale të tifozëve të PAOK-ut, ku ishin anëtarë aktivë. Të pandarë në jetë dhe në tribunë, ata hipën në furgonin e zi për të “bërë sërish kilometra”, siç thotë edhe kënga e njohur e tribunës bardhezi, me synimin të festonin një tjetër triumf europian të PAOK-ut. Fatkeqësisht, udhëtimi dhe koha u ndalën jashtë Timișoarës dhe tre miqtë udhëtuan drejt “lagjes së engjëjve”.


Momenti kur një rrotë ra nga një aeroplan i British Airways pak pasi ai u ngrit është kapur në video. Rrota e pasme u nda nga ajo ...
Autoritetet ruse kanë nisur një hetim urgjent pas publikimit të një videoje tronditëse, ku një baba dyshohet se ka rrezikuar jet...
Irani është i përgatitur për bisedime me Shtetet e Bashkuara, por do të mbrohet nëse provokohet! Kështu ka deklaruar misio...
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, zbuloi se Donald Trump, në komunikimin e tij me Guvernatorin e Mine...
Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u tha liderëve të Bashkimit Evropian javën e kaluar se ishte shqetësuar dhe i tronditur nga g...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se “një armatë masive” po shkon drejt Iranit, duke e paralajmëruar Teheranin se duhet ...
Deutsche Bank është aktualisht shënjestër e hetimeve nga Zyra Federale e Policisë Kriminale. Autoritetet po kontrollojnë ambien...
Një stuhi e fuqishme dimërore që përfshiu Shtetet e Bashkuara nga Teksasi deri në Maine ka shkaktuar të paktën 38 viktima, ...
Ekuadori njoftoi të martën se rriti tarifat për naftën bruto të transportuar nga Kolumbia me 900% në përgjigje të vend...
Prej gati një muaji Mali i Zi është tronditur nga skandali që ka përfshirë zyrtarë shtetërore, pas publikimit të ...