Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
UKRAINË - Grupi i Shtatë Vendeve të Industrializuara do të shqyrtojë alternativa për shfrytëzimin e të ardhurave nga pasuritë e ngrira të Rusisë, për të rritur fondet për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, thanë të shtunën, ministrat e Financave të G7-ës, por pa dhënë detaje se si do ta bënin këtë.
Vendet e G7-ës dhe aleatët ngrinë rreth 300 miliardë pasuri ruse pak kohë pasi Moska nisi agresionin ndaj vendit fqinj në shkurt të vitit 2022.
“Po bëjmë përparime në diskutimet mbi rrugët e mundshme për shfrytëzimin në dobi të Ukrainës të përfitimeve të jashtëzakonshme që rrjedhin nga pasuritë ruse", tha G7 në përfundim të një takimi dy ditor në veri të Italisë.
Mbështetja financiare për Ukrainën dhe rritja e eksporteve të Kinës ishin dy nga çështjet kryesore në komentet e ministrave të financave, që u mblodhën në qytetin Stresa.
Shtetet e Bashkuara kanë nxitur partnerët e saj të G7-ës, Japoninë, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe Kanadanë që të mbështesin një kredi që mund t'i sigurojë Kievit deri në 50 miliardë dollarë në një afat të afërt. Kjo çështje do të diskutohet nga udhëheqësit e G7-ës në takimin e nivelit të lartë në jug të Italisë në mes të qershorit. Megjithatë, formulimi i kujdesshëm i deklaratës, që nuk përmban shifra apo detaje, pasqyron shumë aspekte ligjore dhe teknike të cilat duhet të trajtohen përpara se të jepet një kredi e tillë.
"Nuk jemi ende gati për gjetjen e mekanizmave të qarta, të mëtejshme për të financuar Ukrainën, por për këtë çështje tani do të punohet intensivisht", u tha gazetarëve ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.
Ministri i Financave të Rusisë, Anton Siluanov paralajmëroi se Rusia do të përgjigjet në mënyrë të ndërsjellë në rast se Perëndimi, përdor në mënyrë të paligjshme, siç u shpreh, ai pasuritë ruse. Qeveria e tij tashmë ka marrë kontrollin e disa bizneseve perëndimore aktive në Rusi.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se mundësia për një hua për Kievin ishte "alternativa kryesore" që mund të shqyrtojnë udhëheqësit e G7-ës muajin e ardhshëm, por shtoi se “nuk do të përjashtonte mundësi të tjera”.
Negociatorët e G7-ës kanë diskutuar për javë të tëra se si të shfrytëzohen më mirë pasuritë ruse, si llogaritë bankare dhe letrat me vlerë, të cilat janë ngrirë nga institucionet financiare në Evropë. Një marrëveshje e mundshme duhet të firmoset nga të 27 vendet anëtare të BE-së.
Ministrave iu bashkua të shtunën ministri i Financave i Ukrainës, Serhiy Marchenko, ndërsa forcat ukrainase po përpiqen të frenojnë ofensivën ruse në veri dhe në lindje të vendit.
Rritja e eksporteve të Kinës dhe ajo që ministrat e G7 e quajnë "mbikapaciteti" i saj industrial ishte një çështje kryesore në takimin që u mbajt në Stresa.
“Shprehim shqetësime në lidhje me përdorimin nga Kina të politikave dhe praktikave jo-tregtare që dëmtojnë punëtorët, industritë dhe qëndrueshmërinë ekonomike”, thuhet në deklaratë.
"Ne do të vazhdojmë të mbikëqyrim ndikimet e mundshme negative të mbikapacitetit dhe do të shqyrtojmë marrjen e hapave për të siguruar konkurrencë në kushte të barabarta, në përputhje me parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT)”, theksohej më tej në deklaratë.
Marrë nga VOA
Benjamin Netanjahu GJERMANI - Ishin kryetituj që qeveria gjermane nuk do të donte t'i shihte: "Zëdhënësi i Scholzit le të kup...
Dr. Mimoza Dushi SHBA- Një studiuese e Universitetit të Prishtinës, ka shtatë muaj që bën një hulumtim me shqiptarë...
Pamje nga zjarri INDI - Një zjarr masiv ka rënë në një park lojërash në Indi, ku si pasojë kanë humbur jet&eum...
Emigrant myslimanë NJU JORK - Roja kufitare amerikane ndaloi në kufirin jugor më shumë se 24,000 shtetas kinez gjatë vitit 2023. N...
Alexander Yuk Ching Ma SHBA - Një ish-oficer i CIA-s i shënjestruar në një operacion të fshehtë të FBI-së u deklaru...
Toco JAPONI- Burri që shpenzoi 12 mijë paund për të jetuar jetën si një qen, ka lënë të kuptohet se ai mu...
Pamje nga sulmi UKRAINË - Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ajrore drejt Ukrainës ditën e sotme, teksa raportohet se ka bombarduar një...
Francesca Donato & Angelo Onorato ITALI - Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, është gjetur ...
Foto ilustruese UKRAINA- Rusia tha më 25 maj se ushtria e saj ka marrë kontrollin edhe të një fshati tjetër në lindje të...
Foto ilustruese UKRAINA- Grupi i shtatë shteteve më të industrializuara (G7) do të eksplorojë për mënyra se si të p...