BOTA

Gara tepër e ngushtë/ Harris bën fushatë në Miçigan, Trump takime në Pensilvani, Karolinën e Veriut dhe Xhorxhia

n.f Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 18:30
Gara tepër e ngushtë/ Harris bën fushatë në
Foto ilustruese

SHBA- Në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris do të bëjë sot fushatë në Miçigan, ndërsa rivali i saj republikan Donald Trump do të ndalet në tre shtete të tjera vendimtare për rezultatin.

Anketimet tregojnë se gara është tepër e ngushtë dhe ekipet zgjedhore të kandidatëve thonë se nuk janë të sigurtë se cili do të dominojë në shtatë shtetet që ka të ngjarë të përcaktojnë rezultatin e së martës.

Një sondazh që tregonte se demokratja Harris kryeson në Ajova, një shtet që Trump e fitoi lehtësisht në dy zgjedhjet e kaluara, ngriti mundësinë e një rezultati të papritur, megjithëse një tjetër sondazh tregoi se ajo ishte prapa në atë shtet.

Zonja Harris do të bëjë fushatë në Ist Lensing, në Miçigan. Demokatët e shohin si domosdoshmëri fitoren në këtë shtet. Ajo përballet me skepticizëm nga një pjesë e komunitetit prej afro 200 mijë arabo-amerikanësh në këtë shtet, të cilët janë të zemëruar që Nënpresidentja aktuale nuk ka vepruar më shumë të bërë të mundur dhënien fund të luftës në Gazë dhe për të reduktuar ndihmën për Izraelin. Zoti Trump vizitoi të premten qytetin Dirborn, qendrën e komunitetit arabo-amerikan dhe u zotua t'i japë fund luftërave në Lindjen e Mesme.

Zoti Trump do të mbajë takime zjedhore në tre qytete më të vogla që mund ta ndihmojnë atë të nxisë votuesit ruralë që paraqesin një pjesë të rëndësishme të bazës së tij. Ai do ta nisë ditën në Lititz të Pensilvanisë, përpara se të shkojë në Kinston, të Karolinës së Veriut pasdite dhe në mbrëmje të zhvillojë një tubim në qytetin Macon, të Xhorxhias.

Do të jetë dita e parë që nga e marta e kaluar që dy kandidatët nuk bëjnë fushatë në të njëjtin shtet. Të shtunën, avionët e tyre ishin krah më krah në pistën e aeroportit të qytetin Sharlot, të Karolinës së Veriut, ku të dy kandidatët mbajtën tubime zgjedhore.

Zonja Harris më vonë udhëtoi për në Nju Jork ku bëri një paraqitje surprizë në emisionin "Saturday Night Live".

Në ditët e fundit të fushatës, zonja Harris është përpjekur të bindë votuesit se do të ulë koston e jetesës, një shqetësim kryesor ndërsa prej vitesh amerikanët janë përballur me inflacion. Ajo gjithashtu e ka portretizuar zotin Trump si të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm dhe u ka bërë thirrje amerikanëve që të shkëputen siç thotë ajo, nga qasja përçarëse e zotit Trump.

"Ne kemi një mundësi në këto zgjedhje që të lëmë pas një dekadë gjatë së cilës Donald Trumpi është përpjekur të krijojë ndasi dhe frikësim mes njëri-tjetrit. Kjo kohë ka ikur", tha ajo në tubimin në Karolinën e Veriut të shtunën.

Republikani Trump ka argumentuar se zonja Harris, si Nënpresidente, duhet të mbahet përgjegjëse për çmimet në rritje dhe nivelin e lartë të emigracionit gjatë viteve të fundit, që ai e konsideron si kërcënim për vendin.

"E vetmja ndihmë falas që ata (emigrantët) do të marrin është një udhëtim falas për t’u kthyer në vendin e tyre", tha ai në një tubim në Karolinën e Veriut të shtunën.

Të paktën 75 milionë amerikanë kanë votuar përmes votimit të hershëm, sipas të dhënave të Laboratorit të Zgjedhjeve në Universitetin e Floridës, e barabartë me afro gjysmën e gati 160 milionë votave që u hodhën në zgjedhjet e 2020. Megjithatë, fituesi mund të mos dihet për disa ditë, pasi shteteve si Pensilvania do t'ju duhet kohë për të numëruar votat e hedhur me postë./VOA

zgjedhjet ne shba trump kamala harris

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë