BOTA

Garën për Shtëpinë e Bardhë/ Nënpresidentja Harris ballafaqohet me diskriminim gjinor dhe racor

E.D Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 18:13
Garën për Shtëpinë e Bardhë/ Nënpresidentja Harris
Kamala Harris

SHBA- Kritikët e Nënpresidentes Kamala Harris po përdorin përkatësinë e saj gjinore si kartë kundër saj, duke thënë herë haptazi e herë duke e nënkuptuar, që një grua nuk mund ta mbajë postin më të fuqishëm në botë. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Anita Powell, studiuesit thonë se ata që po sulmojnë zonjën Harris tani kanë vënë në shënjestër edhe përkatësinë e saj racore.

Thirrja e Nënpresidentes Kamala Harris për votuesit amerikanë që ta mbështesin atë për t’u zgjedhur në postin më të lartë të vendit të saj, po përballet me një mori sulmesh seksiste, që po vënë në shënjestër jetën e saj bashkëshortore, garderobën madje edhe të qeshurën e saj të veçantë të gjitha këto, sipas ekspertëve, tipare të misogjinisë.

Nënpresidentja Harris po përpiqet të përmbysë këtë teori, e cila ekziston për më shumë se një shekull, që kur gruaja e parë u fut në garë për presidente. Por studiuesit thonë se zonja Harris përballet edhe me një sfidë tjetër të cilës nuk mund t’i shmanget: prejardhjes së saj të përzier racore.

Ja çfarë thotë kandidati republikan për president, Donald Trump: “Ajo gjithmonë përmendte vetëm trashëgiminë indiane. Nuk e dija që është zezake deri para pak vitesh, kur ajo disi u shndërrua në zezake. Dhe tani ajo dëshiron ta njohin si zezake. Prandaj nuk e di, a është indiane apo zezake?”

Ky, sipas studiuesve, është shembull i qartë i të ashtuquajturës “misogjini racore”, apo diskriminim gjinor ndaj grave me ngjyrë.

“Misogjinia racore është një hibrid i tmerrshëm midis seksizmit dhe racizmit që përdoret në veçanti ndaj grave me ngjyrë. Ajo i ka rrënjët në stereotipin rreth dhe kundër grave me ngjyrë si dhe ndaj përcaktimeve që nuk u përshtaten normave të epërsisë patriarkale heteroseksuale të racës së bardhë”, thotë Nadia Brown, nga Universiteti Georgetown.

Këto sulme paragjykuese nxitën edhe disa nga kritikët më të ashpër republikanë të Nënpresidentes Harris që të bëjnë përpjekje për t’i frenuar ato.

“Nuk e kemi personalisht me zonjën Kamala Harris. Përkatësia e saj etnike dhe gjinore nuk kanë asnjë lidhje me këtë çështje”, thotë Mike Johnson, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Studiuesit thonë se ekziston një përkrahje në rritje për gratë që u përmbahen roleve më tradicionale në shoqëri, siç mund të shihet në lëvizjen e ashtuquajtur ‘gruaja tradicionale’ që po merr hov në rrjetin social ‘Instagram’, e cila e konsideron rolin e gruas si shtëpiake, nënë dhe si bashkëshorte e devotshme.

Por disa votuese i hedhin poshtë këto sulme me bazë gjinore si “qesharake”.

“Është seksiste. Bëhet fjalë për njerëz që duan dominimin e burrave. Edhe kur zonja Clinton vuri kandidaturën, ata deklaronin ‘Oh jo, ajo është grua. Çfarë ndodh nëse është me cikël. Do ta fillojë luftën”, thotë Salenas Nash, votuese nga Kalifornia.

Studiuesja Brown nga Universiteti Georgetown thotë se zoti Trump po përdor sulmet personale ngaqë i frikësohet ballafaqimit të drejtpërdrejtë me zonjën Harris në një debat.

Së fundmi, zonja Harris dhe zoti Trump kanë shkëmbyer akuza në rrjetet sociale dhe duket se po i shmangeshin debatit të planifikuar më 10 shtator.

Zoti Trump hodhi hapin e parë, duke bërë thirrje për një debat mes dy kandidatëve me 4 shtator, në televizionin e tij të preferuar.

“Me gjasë ishte një hap i mençur i zotit Trump duke patur parasysh që zonja Kamala Harris është një ish prokurore, dhe nga ajo që dimë për të, dhe nga mënyrat se si ajo debaton, shumë njerëz besojnë se Donald Trump-i do të dalë i humbur në debat.” Që kur gratë fituan të drejtën për të votuar në vitin 1920, pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet presidenciale është rritur./VOA

kamala harris

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë