BOTA

Gërvalla: Jemi të kënaqur me punën e dy kompanive të kontraktuara për lobim në Shtetet e Bashkuara

M.B. Përditësimi i fundit 13 Shtator 2024, 19:35

Gërvalla: Jemi të kënaqur me punën e dy kompanive të

KOSOVA- Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë të premten se është e kënaqur me punën e dy kompanive të kontraktuara vitin e kaluar për lobim në Shtetet e Bashkuara. Ajo i ka bërë këto deklarata gjatë një takimi me gazetarë, më 13 shtator. Gërvalla tha se kontratat njëvjeçare me kompanitë e Avni Mustafajt - Ambal LLC - dhe Afërdita Rakipit - Afërdita Rakipi Communications - nuk janë vazhduar, por se një gjë e tillë “po konsiderohet”.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më parë për punën e këtyre dy kompanive të kontraktuara për lobim në SHBA, por MPJD-ja nuk është përgjigjur në pyetjet lidhur me kontratat. Nga Zyra për komunikimin publik e kësaj ministrie, kishin thënë për REL-in se nuk i komentojnë kontratat e lobimit për “arsye të kuptueshme”.

Përgjigje në pyetjet e REL-it nuk kishin ofruar as Rakipi e Mustafaj, të cilët kishin shpenzuar mijëra dollarë përtej pagesave të parapara me kontratë, që ishin nga 147 mijë euro për secilin. Shumë prej shpenzimeve gjatë gjashtëmujorit të parë të kontratës ishin raportuar për dreka dhe darka pune në Kosovë, megjithëse kontratat e tyre parashihnin ofrimin e këshillave dhe përfaqësimit të MPJD-së “brenda Shteteve të Bashkuara”.

Ndërsa, në gjashtëmujorin e dytë të kontratës, ata kishin raportuar punë pothuajse identike – duke kontaktuar të njëjtët persona, në të njëjtat ditë, me të njëjtën përmbajtje të emaileve – edhe pse kontratat e tyre janë individuale. Gërvalla, duke theksuar se është e kënaqur me punën e dy lobistëve, tha se raportimet në dokumentet e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj (FARA) të Departamentit amerikan të Drejtësisë, janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të tyre. Ligjet në SHBA detyrojnë lobistët t’i raportojnë të gjitha aktivitetet e ndërmarra gjatë kohës sa janë të kontraktuar nga “agjentë të huaj”.

E pyetur nga REL nëse Kosova është duke paguar dyfish punën e njëjtë, Gërvalla tha se nuk ka shqetësime lidhur me këto kontrata dhe shtoi se ata dy po punojnë së bashku në realizimin e detyrave të tyre. Kosova, edhe në të kaluarën, ka pasur kontrata lobimi. Që nga viti 1992, parti politike e institucione qeveritare kanë shpenzuar miliona euro për lobim në SHBA. Mirëpo, në shumicën e rasteve, të kontraktuara për lobim kanë qenë kompani të njohura amerikane për lobim, si Podesta Group dhe Ballard Partners.

Disa nga kontrata arrinin shifra dukshëm më të larta se ato të Mustafajt dhe Rakipit, pasi që paguheshin në baza mujore me nga 50 mijë dollarë. Gërvalla tha se ajo preferon qasjen aktuale të MPJD-së, pasi që tha se në kompanitë e tilla të mëdha, Kosova është vetëm njëra nga shumë klientët e tyre, dhe nuk gjen përfaqësimin e nevojshëm. Rakipi dhe Mustafaj nuk kanë pasur asnjëherë kontratë lobimi të regjistruar FARA, para lidhjes së kontratës me MPJD-në.

Ata të dy kishin qenë aktivë gjatë negociatave për çështjen e Kosovës në Rambuje të Francës, më 1999. Në mars të vitit 1999, të dy ata kanë marrë pjesë në një takim me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë. Dhjetë vjet më parë, Rakipi, e lindur në Miçigen të SHBA-së, është etiketuar nga Gërvalla në një sfidë leximi, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Mustafaj, i lindur në Nju Jork të SHBA-së, ka qenë person kyç në Këshillin Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), si dhe anëtar i organizatës Germin në Kosovë, që merret kryesisht me çështje të diasporës. Mustafaj ende figuron si anëtar i bordit në Germin, organizatë ku bashkëthemeluese ka qenë Liza Gashi, tani zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës./ REL

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë