BOTA

Gërvalla: Shqyrtimi i draftit për Asociacionin, vetëm nëse Serbia zbaton Marrëveshjen bazike

M.B. Përditësimi i fundit 8 Qershor 2024, 14:10
Gërvalla: Shqyrtimi i draftit për Asociacionin, vetëm nëse
Donika Gërvalla

KOSOVA- Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Kosova do të mund ta shqyrtojë draft-statutin e propozuar nga Perëndimi për krijimin të Asociacionit të komunave me shumicë serbe vetëm nëse ai dokument është pjesë e Marrëveshjes bazike për normalizim marrëdhëniesh, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë, një vit më parë, dhe nëse atë e respekton Beogradi.

“Ka një logjikë pse duhet të jetë pjesë e pakos, sepse pakoja parasheh njohjen de facto nga ana e Serbisë. Një dokument i tillë nuk është i shëndoshë për vendin tonë në momentin që nuk e kemi as njohjen de facto, e lëre më njohjen de juro nga ana e Serbisë”.

Ajo i ka bërë këto deklarata në një intervistë për agjencinë e lajmeve, KosovaPress. Sipas Gërvallës, aktualisht Qeveria e Kosovës nuk mund të procedojë me draftin për Asociacionin, pasi, sipas saj, draftet nuk dërgohen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

“Draftet duhet të kalojnë nëpër disa etapa para se të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese. Dhe ky draft, kështu siç është, i shkëputur nga pakoja që kemi në Bruksel, nuk mund të procedohet më tej nga Qeveria në asnjë hap”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka thënë se ky draft është pjesë e Marrëveshjes bazike, të cilin Kosova se ka në plan ta shkëpusë.

“Çfarë kemi thënë ne, ju kemi propozuar partnerëve tanë që nëse ata konsiderojnë që me Serbinë nuk mund të arrijmë sukses në formë bilaterale, atëherë ne si Qeveri e përgjegjshme kemi treguar gatishmërinë tonë që të ulemi edhe me përfaqësues të serbëve në Kosovë, edhe të hartojmë një dokument, që respekton rendin tonë kushtetues, ligjet tona, por edhe plotëson disa kërkesa të komunitetit serb në Kosovë. Për këtë propozim ende nuk kemi hasur në gatishmërinë e partnerëve tanë”.

Faktori ndërkombëtar insiston që Kosova duhet të formojë sa më shpejt Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mosbërja e hapave në këtë drejtim e ka penalizuar Kosovën me mosantarësim në Këshillin e Evropës – organizatën lidere për të drejta të njeriut – më herët gjatë këtij viti. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik. Vitin e kaluar, zyrtarë evropianë, e kanë përpiluar një draft-statut për Asociacionin, i cili është pranuar në parim.

Por, më vonë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar këtë dokument si “non-paper”. Në gjuhën e institucioneve evropiane, non-paper është një dokument joformal, i cili ekspozohet në negociata të mbyllura brenda institucioneve të BE-së, në përpjekje për të gjetur marrëveshje për ndonjë çështje të kontestuar.

Kurti ka thënë më herët gjatë javës në një intervistë për A2CNN se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, mund ta dërgojë draftin për Asociacionin në Komisionin e Venedikut. Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj kësaj deklarate, duke thënë se marrëveshja e Brukselit për Asociacionin nuk parasheh diçka të tillë.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës. Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Bashkimi Evropian ka përsëritur disa herë se zgjidhja e të gjitha problemeve mes dy vendeve, është faktor tejet i rëndësishëm për rrugën e tyre evropiane. Përgjatë intervistës për KosovaPress, ministrja Gërvalla ka folur edhe për marrëdhëniet e saj me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Diskutimet në këtë drejtim janë rritur secilën herë e më shumë, pasi Presidenca e Kosovës ka thënë se Qeveria nuk është konsultuar me të, lidhur me hapat që ka bërë Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Ne, me presidenten e Republikës, raportet gjithmonë i kemi pasur të mira dhe nuk kam asnjë arsye të mendoj që ka një ndryshim në raportet tona. Unë jam e mendimit që nuk kemi nevojë gjithnjë të pajtohemi 100 për qind për të gjitha temat. Natyrisht që si persona që bartim përgjegjësi të shumta, në sfera të ndryshme, nganjëherë për procese të ndryshme kemi edhe mendime të ndryshme”.

Sipas saj, edhe kur ekzistojnë dallimet mes zyrtarëve të lartë shtetërorë, ata gjejnë “një rrugëdalje dhe gjuhë të përbashkët”. Kurti ka thënë ditë më parë se nuk beson që ekzistojnë dallime të patejkalueshme mes tij dhe krerëve tjerë shtetërorë, përfshirë presidenten Osmani. Vetë Osmani ka thënë se dallimet janë te tejkalueshme kur interesi shtetëror dhe qytetar vendoset mbi të gjitha./REL

donika gërvalla

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë