BOTA

Gjeorgji protesta të reja pas miratimit nga parlamenti të projektligjit mbi "agjentët e huaj"

E.D Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 19:34
Gjeorgji protesta të reja pas miratimit nga parlamenti të
foto ilustruese

GJEORGJI- Dhjetëra mijëra njerëz protestuan në rrugët e kryeqytetit gjeorgjian, Tbilisi, kundër vendimit të parlamentit për të miratuar projektligjin mbi agjentët e huaj, që kritikët e quajnë një ligj të stilit rus. Partia në pushtet e miratoi atë pavarësisht paralajmërimeve nga Uashingtoni dhe Brukseli se një veprim i tillë, mund të kërcënojë partneritetin e Gjeorgjisë me Perëndimin. Korrespondetja e Shërbimit Gjeorgjian të Zërit të Amerikës Ani Chkhikvadze, sjell më shumë detaje nga Tbilisi.

Qindra protestues, me maska kundra-gaz, vërshuan rrugëve të Tblisit pasi parlamenti i Gjeorgjisë miratoi projektligjin mbi "ndikimin e huaj".

“Ne do të luftojmë për të ardhmen tonë. Ky ligj është realisht një ligj pro-rus dhe pengon rrugën tonë drejt Evropës. Ne do të luftojmë deri në fund”, thotë protestuesi Levan Todria.

Projektligji kërkon që çdo grup që merr më shumë se 20% të financime nga jashtë, të regjistrohet si agjent i huaj.

Qeveria thotë se kjo është e nevojshme për të parandaluar ndërhyrjen e huaj, por kritikët e quajnë atë një kërcënim të stilit rus, për të mbytur fjalën e lirë. Uashingtoni dhe Brukseli thonë se veprimi kërcënon marrëdhëniet e Tblisit me Perëndimin.

Për më shumë se një muaj, protestuesit gjeorgjianë kanë dalë në rrugë, duke zhvilluar mitingjet më të mëdha që vendi prej 3.7 milionë banorësh ka parë që nga koha kur fitoi pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik, në vitin 1991. Protestuesit e shohin lëvizjen e qeverisë si anim drejt Rusisë.

“Nëse bëhet përpara me miratimin e projektligjit pa u sjellë në përputhje me normat e BE-së dhe nëse kjo lloj retorike denigruese kundër SHBA-së dhe partnerëve të tjerë vazhdon, mendoj se marrëdhënia është në rrezik”, tha Jim O’Brien, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, ndërsa ndodhej në Tbilisi për takime me autoritetet gjeorgjiane.

Forcat e sigurisë gjeorgjiane kanë arrestuar me dhjetëra protestues gjatë ditëve të fundit.

"Qëllimi dhe objektivi është vetëm një - ne nuk duam të kthehemi tek Bashkimi Sovjetik. Ndaj të gjithë, pavarësisht nëse janë studentë apo të moshuar, jemi këtu, sepse po luftojmë për një qëllim, kundër kësaj qeverie pro-ruse”, thotë protestuesi Sandro Shotadze.

Me kalimin e viteve Tbilisi ka ruajtur një qasje të paqartë strategjike sa i takon politikës së jashtme. Në njërën anë ka punuar me Perëndimin për të qetësuar popullatën, që në pjesën dërrmuese është pro-evropiane, e në të njëjtën kohë ka mbajtur marrëdhënie të ngrohta me Moskën.

Projektligji do të shkojë tashmë për miratim tek Presidentja e vendit Salome Zourabichvili e cila është zotuar të vendosë veton ndaj tij. Gjatë një interviste me shërbimin rus të Zërit të Amerikës ajo tha ligji paraqet rrezik për vendin dhe minon rrugëtimin evropian të tij.

“Ne po humbasim kohë duke kopjuar disa ligje ruse që publiku këtu e di shumë mirë se si u përdorën në Rusi. Ato janë përdor për të kufizuar kapacitetin e shoqërisë civile për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të mbrojtur të drejtat politike dhe u përdor gjithashtu kundër medias së lirë. Ndaj unë do të vendos ndaj këtij projektligji”, tha ajo.

Por megjithatë qëndrimin kundër të presidentes, partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane ka një shumicë të mjaftueshme për ta rrëzuar veton duke mundësuar futjen në fuqi të projektligjit. Zonja Zourabichvili ka 14 ditë afat për të vepruar mbi këtë çështje./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë