foto ilustruese
BRUKSEL- Shtatëmbëdhjetë vende evropiane i bënë thirrje Komisionit Evropian të premten të shtrëngojë rregullat e BE-së për rikthimin e emigrantëve të parregullt në vendet e tyre të origjinës. Kjo mësohet nga një dokument i nënshkruar një javë përpara takimit të nivelit të lartë, ku pritet që emigracioni të jetë ndër çështjet që do të shqyrtohen.
Letra drejtuar organit ekzekutiv të bllokut është firmosur nga 14 nga 27 vendet anëtare, ndër to Gjermania, Franca dhe Italia, si dhe tre vende të tjera nga zona e lëvizjes së lirë Shengen– Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni.
Ky zhvillim vjen pas mbajtjes së disa proceseve zgjedhore në mbarë BE-në, ku dominoi çështja e emigracionit, si dhe kërkesave në rritje nga disa pjesë të kontinentit për një sistem më të fortë kontrolli.
“Mesazhi kryesor për Komisionin për të cilin biem të gjithë dakort është se na duhet një sistem më i fortë riatdhesimi, me kritere më të qarta dhe më pak interpretime nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë”, tha një diplomat i një prej vendeve firmëtare.
Vendet nënshkruese thonë se rregullat e tanishme lënë hapësira të tepruara për interpretime, të cilat u janë lënë gjithnjë e më shumë në dorë gjykatësve dhe jo qeverive të zgjedhura me votë, shtoi diplomati, i cili kërkoi mos t’i bëhej publik emri për shkak të ndjeshmërisë së temës.
Komisioni Evropian nuk pati koment të menjëhershëm, por emigracioni pritet të luajë një rol kyç në zgjedhjet parlamentare të Gjermanisë vitin e ardhshëm dhe kjo çështje pritet të dominojë axhendën e Komisionit të ri që pritet ta fillojë detyrën në dhjetor.
Emigracioni pritet të jetë gjithashtu pjesë e axhendës së udhëheqësve të BE-së që do të takohen për bisedime në 17-18 tetor, ndërsa muajin e kaluar Gjermania riktheu në fuqi kontrollet e përkohshme në kufi. Kryeministri francez Michel Barnier tha se Parisi do të shqyrtojë një masë të ngjashme.
Koalicioni qeveritar i Gjermanisë ka ashpërsuar qëndrimin për emigracionin pas një rritjeje të fluksit të emigrantëve dhe të mbështetjes për të djathtën e skajshme në opozitë dhe konservatorët.
Javën e kaluar, votuesit në Austri i dhanë fitoren për herë të parë Partisë së Lirisë, e cila ka qëndrime anti-emigracion, euro-skeptike dhe për marrëdhënie më të mira me Rusinë.
Pas dekadave të tëra diskutimesh, Bashkimi Evropian ra dakort për disa rregulla të reja vitin e kaluar, për ndarjen e kostove dhe përgjegjësive për kujdesin ndaj emigrantëve. Letra, me përmbajtjen e së cilës u njoh agjencia e lajmeve Reuters, thotë se duhen forcuar politikat për riatdhesimin.
“Personat që nuk kanë të drejtën e qëndrimit, duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në letër.
Letra i bën thirrje Komisionit Evropian të propozojë një ligj të ri ku do të thuhej qartë se qeveritë kanë të drejtën të arrestojnë emigrantët e paligjshëm që përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare – një opsion që është diskutuar që nga viti 2018, por që nuk është miratuar ndonjëherë.
Letra gjithashtu bën thirrje për harmonizimin dixhital të çështjeve të regjistruara për emigrantët, në mënyrë që të gjitha vendet të kenë të njëjtin program kompjuterik. Kjo do të ndihmonte për identifikimin dhe trajtimin e rasteve të të njëjtëve emigrantë që paraqiten në vende të ndryshme të BE-së.
Letra i bën thirrje Komisionit të propozojë që emigrantët të kenë detyrimin të bashkëpunojnë me autoritetet.
“Ndodh rëndom tani që procedurat e riatdhesimit ndërpriten, pasi personat nuk bashkëpunojnë për t’u identifikuar, apo zhduken krejtësisht nga radari, ose bëjnë apelime të vazhdueshme”, tha diplomati evropian./VOA
debimi i emigranteve vendet e be
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
4 Tetor20:40
Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës
Lajçak
KOSOVË- Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbis&...
n.f
BOTA
4 Tetor20:40
Burimet: Kushner, bisedime për marrëdhëniet SHBA-Arabi Saudite me princin e kurorës
Kushner
SHBA- Që prej largimit prej administratës Trump, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit, ka zhvilluar disa herë bisedime dipl...
n.f
BOTA
4 Tetor20:39
Shqiptari nga Kosova furnizuesi kryesor i projektit gjigant "Belgrade Waterfront"
Belgrade Waterfront
SERBI- Së fundmi në mediat në Kosovë po qarkullon një lajm se një biznesmen shqiptar nga Kosova &eum...
n.f
BOTA
4 Tetor19:36
E rëndë në Turqi/ Dy vrasje në 30 minuta, 19-vjeçari u pret kokat dy vajzave të reja, më pas vret veten duke u hedhur nga lartësia
Autori dhe viktimat
STAMBOLL- Dy vajza të reja u vranë pasditen e së premtes në Stamboll me 30 minuta diferencë, ndë...
n.f
BOTA
4 Tetor19:35
Terror në Haiti/ Bandat hapin zjarr ndaj banorëve, 70 të vdekur dhe 16 të plagosur rëndë
Foto ilustruese
HAITI- Një skenë terrori "pushtoi" Haitin ku persona të armatosur që i përkisnin një bande, siç njofto...
n.f
BOTA
4 Tetor19:34
Sulmet izraelite vrasin 29 persona në Gaza, teksa Hamasi hedh raketa drejt Izraelit
Foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite kreu bombardime në Rripin e Gazës të premten, duke i vrarë së paku 29 palestinezë, th...
n.f
BOTA
4 Tetor18:04
Mbërrin në Kosovë komandanti i ri i KFOR-it, gjenerali italian Barduani, merr detyrën më 11 tetor
Takimi
KOSOVË- Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka pritur ditën e sotme në aeroport komandantin e ri të...
n.f
BOTA
4 Tetor18:02
VOA: Trump dhe Harris me qëndrime disi të ndryshme për Kinën
Foto ilustruese
SHBA- Politika e Shteteve të Bashkuara për Kinën përgjithësisht nuk ka ndryshuar nga administrata e ish-Presidenti...
n.f
BOTA
4 Tetor18:01
Një tjetër zyrtar serb i sanksionuar nga SHBA-ja do ta vizitojë Rusinë
Nenad Popoviç
RUSI- Qeveria serbe njoftoi të premten se ministri i saj pa portofol, Nenad Popoviç, do ta vizitojë Rusinë p&eum...