BOTA

Gjykata e Lartë i jep të drejtë administratës së Biden në lidhje me median sociale

n.f Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 22:11
Gjykata e Lartë i jep të drejtë administratës së Biden
Foto ilustruese

SHBA- Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presidentit Joe Biden në çështjen e ngritur nga disa shtete konservatore lidhur me atë se sa shumë mund të ndikojë qeveria federale për të luftuar shkrimet e debatueshme në mediat sociale për tema që përfshijnë COVID-19 dhe sigurinë zgjedhore.

Në një votim 6-3, gjykatësit hodhën poshtë vendimet e gjykatave më të ulëta që favorizonin Luizianën, Mizurin dhe palë të tjera lidhur me pretendimet se zyrtarët e administratës demokrate i përdorën platformat e mediave sociale për të penguar në mënyrë jokushtetuese pikëpamjet konservatore.

Gjyqtarja Amy Coney Barrett shkroi në emër të Gjykatës së Lartë se shtetet dhe palët e tjera nuk kishin të drejtë ligjore, apo justifikim për të ngritur padi. Gjykatësit Samuel Alito, Neil Gorsuch dhe Clarence Thomas dolën kundër vendimit. Çështja është mes disa rasteve në Gjykatën e Lartë që kanë të bëjnë me mediat sociale dhe lirinë e shprehjes.

Në muajin shkurt, gjykata dëgjoi argumente mbi ligjet e miratuara nga republikanët në Florida dhe Teksas që i ndalojnë kompanitë e mëdha të mediave sociale që t’i heqin postimet në rrjete për shkak të pikëpamjeve të tyre. Në mars, gjykata përcaktoi standartet se kur zyrtarët publikë mund të bllokojnë ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

Rastet mbi ligjet e disa shteteve dhe vendimi i së mërkurës janë variante të së njëjtës tematikë, ankesa se platformat sociale po i censurojnë pikëpamjet konservatore.

Shtetet kanë argumentuar se punonjësit e komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, këshilltari i presidentit për shëndetin publik, FBI dhe agjencia amerikane e sigurisë kibernetike janë ndër ata që ushtronin "trysni të pandërprerë" për të detyruar ndryshimet në përmbajtjen e postimeve në platformave të mediave sociale në internet.

Por anëtarët e gjykatës shfaqën skepticizëm ndaj këtyre pretendimeve gjatë paraqitjes së argumenteve në muajin mars dhe disa prej tyre ishin të shqetësuar se komunikimet e zakonshme midis zyrtarëve qeveritarë dhe platformave të mediave sociale mund të ndikoheshin nga një vendim për shtetet.

Administrata e Presidentit Biden i nënvizoi këto shqetësime kur vuri në dukje se qeveria do të humbiste aftësinë e saj për të komunikuar me kompanitë e mediave sociale për postimet antisemitike dhe anti-myslimane, si dhe për çështjet e sigurisë kombëtare, shëndetin publik dhe integritetin e zgjedhjeve.

Gjykata e Lartë kishte vendosur më herët për të mbajtur në fuqi vendimin e një gjykate më të ulët për këtë çështje. Gjykatësit Samuel Alito, Neil Gorsuch dhe Clarence Thomas do të kishin lejuar hyrjen në fuqi të vendimit për kufizimin e kontakteve të qeverisë me platformat e mediave sociale.

Aktivistët e mbrojtjes së lirisë së fjalës i kishin kërkuar gjykatës që ta përdorte çështjen për të vendosur një vijë të përshtatshme midis përdorimit të pranueshëm nga qeveria të platformave të komunikimit dhe kërcënimeve kufizuese ndaj fjalës së lirë.

Një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatën e Apelit në Nju Orleans kishte vendosur më herët se administrata e Presidentit Biden mund të ketë ushtruar trysni antikushtetuese ndaj platformave të mediave sociale. Paneli tha se zyrtarët nuk mund të përpiqen të "nxisin ose inkurajojnë" ndryshime në përmbajtjen e gjërave të publikuara në internet. Paneli kufizoi një vendim të mëparshëm të një gjykatësi federal, i cili donte të përfshinte më shumë zyrtarë qeveritarë dhe të ndalonte inkurajimin e ndryshimeve të përmbajtjes në internet. Çështja në dokumentet e gjykatës titullohet “Murthy kundër Mizurit, 23-411”./ VOA

shba biden

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë