Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Në vendim, Kushtetuesja i ka vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën katër nene të këtij ligji, por tha se duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre neneve dhe pa ndryshimin dhe plotësimin e tyre nga Kuvendi i Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore “është shpallur i pavlefshëm në tërësinë e tij”.
Lënda në Kushtetuese u dërgua nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, që është subjekti më i madh opozitar. Vendimi i Kushtetueses është kritikuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo tha se kjo lëndë u dërgua në gjykatë, për të "sabotuar" reformën në drejtësi.
"Situata për ne është shumë e qartë, vullneti i qytetarëve për drejtësi po tentohet të përmbyset nga një grusht njerëzish që ende u shërbejnë dhe i kanë borxhe nomenklaturës së vjetër, por beteja jonë për reformë dhe shtet të së drejtës nuk do të ndalet. Byroja do të bëhet. Pasuria publike e shpërdoruar e përvetësuar do të konfiskohet. Vullneti popullor do të jetësohet", shkroi ajo në Facebook.
Me Ligjin për Byronë Shtetërore, që tashmë është shpallur i pavlefshëm, parashihej që të gjithë zyrtarët publikë në Kosovë mund të ishin subjekt i verifikimit të pasurisë nëse do të ekzistonin dyshime se ajo ishte fituar në mënyrë të kundërligjshme.
Përveç zyrtarëve, subjekt i verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme parashihej të ishin edhe anëtarët e familjes së tyre apo palët e treta, që nënkupton personat te të cilët mund të ketë pasur dyshime se ishte bartur pasuria e zyrtarëve publikë.
Kushtetuesja tha se procedura e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme është e pavarur nga procedura penale, “standardi i të provuarit nuk është ai penal i ‘dyshimit të bazuar’, por ai civil i ‘vlerësimit të gjasave’ dhe sipas të cilit, pasuria cilësohet e pajustifikueshme, nëse gjykata bazuar në prova ‘beson që një gjë ka më shumë mundësi të jetë apo të ketë ndodhur se sa jo’”.
“Përderisa Byroja Shtetërore ka kompetencën e plotë për verifikimin dhe propozimin për konfiskimin e pasurisë, janë gjykatat ato të cilat kanë kompetencën për të vendosur nëse pasuria kontestuese i nënshtrohet konfiskimit ose jo”, tha Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Deputetët e PDK-së kanë argumentuar para Kushtetueses se ky ligj cenon parimet e sundimit të ligjit, atë të sigurisë juridike, por edhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë, përfshirë instrumentet e aplikueshme ndërkombëtare.
Ligji, që është shpallur i pavlefshëm, përfshinte periudhën nga data 17 shkurt 2008, dhe periudhën brenda dhjetë vjetësh nga momenti kur zyrtarët publikë pushojnë së ushtruari funksionin e tyre./ REL
Foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkimit Evropian u pajtuan për sanksione të reja ndaj Bjellorusisë për shkak të luftës n&eu...
Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka folur para takimit që do të zhvillohet ditën e sotme...
Foto ilustruese SHBA- Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant po qëndron këto ditë në Uashington, ku u takua me Sekretarin amerikan ...
ITALI- Gjatë paradites së sotme disa aktivistë kundër dhunës ndaj grave, hodhën bojë të kuqe në shkallët e T...
Petar Petkoviç SERBIA- Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha të mërkurën se drejtorit të saj, Peta...
ROMË- Papa Françesku në audiencën e përgjithshme kushtuar Ditës Botërore kundër Abuzimit të Drogave dhe Tr...
RUSI- Përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell tha se vendimi i Moskës për të bllokuar 81 media europiane është pabaza Sipas...
Joe Biden SHBA- Presidenti i Amerikës Joe Biden njoftoi sot fillimin e një procesi faljeje për veteranët ushtarakë të dë...
Mark Rutte-s RUSI- Kremlini ka reaguar pas zyrtarizmit të emërimit të Mark Rutte-s si shefi i ri i NATO-s. Sipas Dimitry Peskov, zëdh&...
BRUKSEL- Duket se para samitit të BE, Ursula von der Leyen e ka emërimin të garantuar. Negociatorë të Partive Popullore Europiane, so...