BOTA

Gjykata Kushtetuese në Shkup shfuqizon "Balancuesin", mekanizmi rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore

M.B. Përditësimi i fundit 9 Tetor 2024, 16:27

Gjykata Kushtetuese në Shkup shfuqizon "Balancuesin", mekanizmi

SHKUP- Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut të mërkurën shfuqizoi “Balancuesin” – mekanizmin që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucionet shtetërore. Ky vendim prek edhe punësimet në administratën publike. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, theksoi pas seancës se pretendimet se janë shfuqizuar të drejtat e etnive janë “gënjeshtra dhe manipulime”.

“Gënjeshtër dhe manipulim është konstatimi se Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka shfuqizuar të drejtat e cilësdo etni, kjo nuk është e vërtetë... Siç ishte manipulimi se Gjykata me veprimin e saj për këtë apo cilëndo lëndë tjetër, mund t’i prishë marrëdhëniet politike, etnike, ose të jetë shkas për destabilizim”, theksoi Kostadinovski para gazetarëve.

Ai tha se vendimet e Gjykatës duhet të respektohen nga të gjithë, përfshirë edhe politikanët. Mekanizmi softuerik i “Balancuesit” përcaktonte punësimet në administratën publike sipas përkatësisë etnike, me qëllim promovimin e barazisë etnike dhe përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në institucionet publike. Ky mekanizëm përdorej për të zbatuar obligimin kushtetues për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, që buron nga Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001. Në praktikë, “balancuesi” siguronte që përfaqësimi etnik në sektorin publik të përputhej me përqindjen e popullsisë.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2022, Maqedonia e Veriut numëron rreth 2 milionë banorë, prej të cilëve 54.21 për qind janë maqedonas, 29.52 për qind shqiptarë, ndërsa të tjerët pjesëtarë të etniteteve më të vogla.
 Por, nga vitit 2024, Qeveria e re vendosi që për bazë të “balancuesit” në punësimet e reja të merret përqindja e popullsisë rezidente, sipas së cilës 58.44 janë maqedonas etnikë, kurse 24.3 shqiptarë. Së këndejmi, përqindjet e reja të punësimit ishin: maqedonas nga 54.21% në 58.44%, shqiptarë nga 29.52% në 24.30%, turq nga 3.98% në 3.86%, romë nga 2.34%. në 2.53%, serbë nga 1.18% në 1.30%.

Në fund të shtatorit, Gjykata Kushtetuese vendosi masë të përkohshme pezullimi ndaj dispozitave të këtij mekanizmi. Por, nga 9 tetori 2024, në shpalljet për punë do të ketë vetëm kritere bazë për punësim dhe nuk do të ketë kriter të përfaqësisë etnike.

Me këtë, kontestohet kushtetutshmëria e dispozitave ligjore të Maqedonisë së Veriut, që kanë të bëjnë me kushtin për mbajtje llogari për përkatësinë etnike gjatë konkurseve publike dhe punësimeve.

Vendimi u pasoi një debat mes gjykatësve të Kushtetueses, të cilët kishin qëndrime të ndara. Në diskutime, kundër u deklaruan tre gjykatësit Osman Kadriu, Naser Ajdari dhe Fatmir Skenderi, kurse gjykatës të tjerë kontestonin pjesërisht nismën duke thënë se duhet t’i jepet hapësirë Kuvendit të gjejë mekanizëm tjetër për t’u respektuar norma kushtetuese për përfaqësim të drejtë etnik.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk pajtohet Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës. Selmani thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo gjykatë nuk e ka përmbushur detyrën e saj siç duhet.

“Roli dhe pozita e Gjykatës Kushtetuese nënkupton që Gjykata Kushtetuese është e detyruar të analizojë ligjshmërinë e Kushtetutës apo ligjshmërinë brenda shtetit në kornizën kushtetuese – kjo është e para. Postulati i dytë që përbën Gjykatën Kushtetuese janë të drejtat e njeriut. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese nuk është e drejtë, pasi nuk merr për bazë të drejtën kolektive të një kombi të caktuar, në këtë rast të shqiptarëve”, vlerëson Selmani.

Sipas Selmanit, koncepti i "Balancuesit" është dashur të jetë i pranishëm në çdo ligj dhe funksion shtetëror.

“’Balancuesi’, përkundrazi, duhet të jetë prezent në çdo ligj dhe në çdo funksion për të garantuar të drejtën e barazisë, sepse ‘Balancuesi’ nënkupton të drejtën morale të bashkëbarazisë dhe bashkëveprimit. Ai duhet të jetë i pranishëm në të gjitha institucionet. Nëse e marrim në konsideratë, ‘Balancues’ do të thotë baraspeshë, që mandati i presidentit dhe kryeministrit të zgjidhet me mandate të caktuara. Këtu përfshihen edhe kombe të tjera, për arsye se edhe ata janë tatimpagues të këtij shteti”, thotë Selmani duke përmendur gjithashtu keqpërdorimet e mundshme nga individë të caktuar.

“Gjykata Kushtetuese të analizojë dhe japë mendim për të drejtat e kufizuara, dhe jo vetëm të jetë në funksion balancuesi, por të plotësohet dhe të vihet në funksion zbatimi i ligjshmërisë, por jo të mendohet se është keqpërdorur. Mund të ishte keqpërdorur nga individë të caktuar, të cilët duhet të japin llogari para Prokurorisë, por jo të dënohet një popull në tërësi, siç është populli shqiptar”, shton ai.

Lënda për “Balancuesin” u hap pas një iniciative të dorëzuar nga përbërja e vjetër e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) më 11 janar 2024, pasi u konstatua se me të bëheshin abuzime gjatë punësimit.

Sipas KSHPK-së, zbatimi i dispozitave ligjore të kontestuara kërcënonte liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, shprehjen e lirë të përkatësisë kombëtare, përfaqësimin e duhur dhe të drejtë të qytetarëve që u përkasin të gjitha komuniteteve në organet e qeverisjes shtetërore dhe të institucioneve të tjera publike dhe të sundimit të ligjit të garantuar me dispozitat e Kushtetutës.

“Përkatësia është ndjenjë personale e qytetarit dhe si e tillë mund të jetë e ndryshueshme. Përkatësia në një komunitet nuk është kusht i përgjithshëm dhe as i veçantë për punësimin e nëpunësve administrativë i paraparë me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik, as me Ligjin për zyrtarët administrativë, dhe në thelb është parakusht eliminues për paraqitjen e një konkursi publik për punësim në sektorin publik, gjë që cenon parimin e kompetencës të përcaktuar në Ligjin për punonjësit e sektorit publik”, thuhej në iniciativën e KSHPK-së, dërguar Gjykatës Kushtetuese.

Ministria e Administratës Publike më 30 shtator dërgoi draft-udhëzime nëpër institucionet shtetërore që procedura për punësim në institucionet e sektorit publik mund të vazhdojë nëse në shpalljen publike nuk shënohet përkatësia e komunitetit të kandidatit dhe kandidati nuk obligohet të tregojë përkatësinë e tij në komunitet.

“Procedura tashmë e filluar për punësim në institucionet e sektorit publik ndërpritet nëse shpallja publike është bërë në përputhje me aktet, gjegjësisht dispozitat e përfshira në pikën 1 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, d.m.th nëse në shpalljen publike theksohet përkatësia ndaj një komuniteti, ose nëse kandidati detyrohet që në aplikacion të tregojë përkatësinë në një komunitet”, thuhej në njoftimin e ministrisë.

Grupimi i partive politike shqiptare në Qeveri, VLEN, ka premtuar që mekanizmi i “Balancuesit” do të zëvendësohet me ligj të ri, që do të përcaktojë punësimet edhe sipas përkatësisë etnike. Nga 18 shtatori e këndej, rrjedhimisht pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, kanë reaguar edhe nga opozita shqiptare. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që gjendet në opozitë, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e “Balancuesit” është vetëm fillimi i rrënimit të marrëdhënieve ndëretnike.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kishte vlerësuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të komentohen. Mickoski, shfuqizimin e “Balancuesit” e kishte pjesë edhe të programit zgjedhor të partisë së tij, VMRO DPMNE-së, në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 8 maj./ REL

shkup

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë