Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

TURQI- Gjykata e Shkallës së Parë Penale të Stambollit vendosi të refuzojë ankesat e bëra nga avokatët e kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, duke vendosur që paraburgimi i tij të vazhdojë. Avokatët që përfaqësonin kryebashkiakun kishin argumentuar se hetimi ndaj Imamoglu ishte kryer në kundërshtim me normat ligjore.
Siç raportohet gjykata gjithashtu refuzoi kërkesat e apelit për Murat Ongun kryetar i një kompanie mediatike të lidhur me bashkinë e Stambollit dhe ndihmës i ngushtë i Imamoglu dhe të dyshuar të tjerë që u arrestuan me akuza korrupsioni së bashku me kryebashkiakun.
Imamoglu, një figurë e shquar e opozitës dhe një sfidues kryesor i qeverisjes prej më shumë se dy dekadash të Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan, u arrestua më 19 mars dhe u burgos zyrtarisht me akuza për korrupsion dhe terrorizëm katër ditë më vonë. Kjo shkaktoi protestat më të mëdha në Turqi në më shumë se një dekadë, me rreth 2,000 njerëz të arrestuar për pjesëmarrje.
Arrestimi i Imamoglu konsiderohet gjerësisht si i motivuar politikisht përpara zgjedhjeve presidenciale, të cilat aktualisht janë caktuar për në vitin 2028, por mund të ndodhin më herët. Qeveria turke ka pohuar se gjyqësori funksionon në mënyrë të pavarur dhe pa ndërhyrje politike.
Imamoglu u emërua zyrtarisht si kandidati presidencial për Partinë Republikane Popullore (CHP) kryesore opozitare, ndërsa ishte në paraburgim. Gati 15 milionë njerëz nga të cilët 13 milionë ishin anëtarë jopartiakë që votuan në shenjë solidariteti , mbështetën Imamoglun si kandidat të partisë në një votim të brendshëm të mbajtur më 23 mars, i cili ishte planifikuar përpara arrestimit të tij.
Para ndalimit të tij të fundit, Imamoglu ishte përballur tashmë me çështje të shumta penale që mund të rezultonin me dënime me burg dhe ndalim politik. Ai gjithashtu po apelonte një dënim të vitit 2022 për fyerje të anëtarëve të Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë.
Imamoglu u zgjodh kryebashkiak i qytetit më të madh të Turqisë në mars 2019, në një goditje të madhe ndaj Erdoganit dhe Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të presidentit, e cila kishte kontrolluar Stambollin për një çerek shekulli. Partia e Erdoganit bëri presion për të anuluar rezultatet e zgjedhjeve komunale në qytetin prej 16 milionë banorësh, duke pretenduar për parregullsi.
Sfida rezultoi në një përsëritje të zgjedhjeve disa muaj më vonë, të cilat Imamoglu i fitoi gjithashtu. Kryebashkiaku ruajti vendin e tij pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, gjatë të cilave CHP bëri fitime të konsiderueshme kundër partisë qeverisëse të Erdoganit.
KOSOVË- Zëvendësministri në detyrë i Financave në Kosovë, Agron Doburuna, përmes një postimi në Facebook ka ...
SERBI- Dhjetë anëtarë të qeverisë së mëparshme serbe nuk ishin përfshirë në listën e kandidatëve p...
f BRUKSEL- Komisioni Evropian po u siguron drejtuesve të tij që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës t...
PERU- Shkrimtari peruan Mario Vargas Llosa, një nga figurat kryesore që ndezi një bum global në letërsinë e Amerikës L...
HUNGARI- Pavarësisht protestatve njëjavore dhe një përçarje të dhomës pak para votimit, amendamenti kushtetues hunga...
FRANCË- Franca po shqyrton përgjigjen e saj pasi Algjeria urdhëroi dëbimin e 12 punonjësve të ambasadës pas arres...
SHBA- Sony ka rritur çmimin e PlayStation 5 të saj me 25% pasi industria e lojërave të videove po tërhiqet nga ndikimi i ...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance se po justifikon veprimet e presidenti rus, Vladim...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka përsëritur qëndrimin që ka shprehur shumë herë në të kaluarën, se...
KOSOVË- Ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe kryetari i Iniciativës së re Demokratike të Kosovës (IRD...