foto ilustruese
BALTIMORË - Një gjykatës federal të enjten bllokoi përkohësisht urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump që synonte kufizimin e kujdesit shëndetësor për procesin e ndryshimit të gjinisë për personat transgjinorë nën moshën 19 vjeç.
Vendimi i gjyqtarit erdhi pasi një padi u ngrit në fillim të këtij muaji në emër të familjeve me fëmijë transgjinorë, të cilët pretendojnë se kujdesi i tyre shëndetësor është komprometuar me urdhër të presidentit. Një organizatë kombëtare për familjet e anëtarëve të komunitetit LGBTQ+ dhe një organizatë mjekësh janë gjithashtu palë në padinë gjyqësore, një nga shumë paditë që kundërshtojnë një nga urdhrat e shumtë ekzekutivë që ka firmosur Presidenti Trump.
Gjykatësi Brendan Hurson, i emëruar në këtë detyrë nga ish-Presidenti Joe Biden, pranoi kërkesën e paditësve për një urdhër ndalimi të përkohshëm, pas një seance dëgjimore në gjykatën federale në Baltimorë. Vendimi, në fuqi për 14 ditë, e vendos në thelb në pritje direktivën e Presidentit Trump, ndërsa çështja vazhdon. Urdhri i ndalimit gjithashtu mund të zgjatet.
Menjëherë pas marrjes së detyrës, Presidenti Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzonte programet federale të sigurimeve për të përjashtuar mbulimin për kujdesin për ndryshimin e gjinisë. Kjo përfshin programin Medicaid, i cili mbulon shërbime të tilla në disa shtete, dhe programin TRICARE për familjet e ushtarakëve. Urdhri i Presidentit Trump i bëri thirrje gjithashtu Departamentit të Drejtësisë që të ngrinte me përparësi padi gjyqësore dhe të hartonte legjislacionin për ta kundërshtuar këtë praktikë.
Padia përfshin disa rrëfime nga familjet për anulim të takimeve me mjekët, pasi institucionet mjekësore po reagojnë ndaj direktivës së re.
Avokatët e paditësve argumentojnë se urdhri ekzekutiv i Presidentit Trump është "i paligjshëm dhe antikushtetues", sepse kërkon të ndalojë fondet federale të autorizuara më parë nga Kongresi dhe sepse shkel ligjet kundër diskriminimit, ndërsa shkel të drejtat e prindërve.
Ashtu si sfidat ligjore ndaj ndalimeve shtetërore për kujdesin për ndryshimin e gjinisë, padia gjithashtu pretendon se politika është diskriminuese, sepse lejon fondet federale të mbulojnë të njëjtat trajtime, kur ato nuk përdoren për tranzicionin gjinor.
Disa spitale ndaluan menjëherë kujdesin për ndryshimin e gjinisë, përfshirë recetat për ilaçet që bllokojnë pubertetin dhe terapinë hormonale, ndërsa po vlerësojnë se si ndikon tek ata urdhri i ri.
Qasja e Presidentit Trump për këtë çështje përfaqëson një ndryshim të papritur nga administrata e ish-Presidentit Biden, e cila kërkoi të zgjeronte në veçanti mbrojtjen e të drejtave civile për personat transgjinorë. Presidenti Trump ka përdorur gjuhë të fortë në kundërshtimin e kujdesit për ndryshimin e gjinisë, duke thënë pa paraqitur prova se "profesionistët e mjekësisë po gjymtojnë dhe sterilizojnë një numër në rritje fëmijësh mbresëlënës, nën pretendimin radikal dhe të rremë se të rriturit mund të ndryshojnë seksin e një fëmije".
Organizatat e mëdha mjekësore si Shoqata Mjekësore Amerikane dhe Akademia Amerikane e Pediatrisë mbështesin qasjen në kujdesin shëndetësor për ndërrimin e gjinisë.
Të rinjtë që identifikohen vazhdimisht si të një gjinie që ndryshon nga seksi në lindje, së pari vlerësohen nga një ekip profesionistësh. Disa mund të provojnë një tranzicion shoqëror, ku përfshihet p.sh. ndryshimi i modelit të flokëve, ose se si iu drejtohen të tjerët. Disa më vonë mund të marrin edhe ilaçe për bllokimin e pubertetit, ose hormone. Kirurgjia është jashtëzakonisht e rrallë për të miturit./VOA
Artikuj te sugjeruar
r.ll
BOTA
14 Shkurt07:58
"Nëse do të përdoren ndonjëherë, do të kemi zhdukje të plotë", Trump dëshiron bisedime me Rusinë dhe Kinën për armët bërthamore
donald trump
UASHINGTON - Presidenti Donald Trump tha të enjten se ai dëshiron të rifillojë bisedimet për kontrollin e armëve...
b.z
BOTA
13 Shkurt22:59
Refuzoi urdhrin e pushimit të çështjes kundër kryebashkiakut të Nju Jorkut, jep dorëheqjen prokurorja e Manhatanit, Danielle Sassoon
Eric Adams
NEW YORK – Prokurorja kryesore federale në Manhatan dha dorëheqjen të enjten pasi Departamenti i Drejtësisë e urd...
b.z
BOTA
13 Shkurt22:56
Gjyqtari bllokon edhe një javë urdhrin e Presidentit Trump mbi USAID-n, shpreh shqetësim mbi sigurinë e punonjësve të vendosur jashtë vendit
Foto ilustruese
SHBA - Një gjykatës federal shtyu të enjten edhe me një javë pauzën për zbatimin e planit të admini...
b.z
BOTA
13 Shkurt20:15
E pazakontë! Turqia gjobit me 15 mijë dollarë firmën sportive "Adidas": Ka krijuar këpucë me lëkurë derri!
Adidas
TURQI - Turqia ka goditur gjigantin gjerman të pajisjeve sportive Adidas me një gjobë prej më shumë se 15,000 dollarë ...
b.z
BOTA
13 Shkurt19:57
Inteligjenca artificiale/ Ekspertët ngrenë shqetësimin: Mund të çojë në konkurrencë për ujin dhe energjinë në të ardhmen!
Foto ilustruese
SHBA - Inteligjenca artificiale është në ballë të shumë prej novacioneve të reja në botë. Nj&e...
b.z
BOTA
13 Shkurt19:22
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ A është Evropa gati për të garantuar mbrojtjen e saj?
Konferenca
MYNIH - Evropa qëndron në një udhëkryq në Konferencën e Sigurisë të Mynihut të këtij viti, duk...
b.z
BOTA
13 Shkurt18:52
Analiza/ Kievi dhe BE të alarmuar nga perspektiva për një "marrëveshje të padrejtë’ në kurriz të Ukrainës
Foto ilustruese
KIEV - Kievi dhe aleatët e tij evropianë kërkuan të enjten që të përfshihen në të gjitha negoc...
b.z
BOTA
13 Shkurt18:28
Aksident detar në brigjet e Egjiptit, aeroplanmbajtësja "Truman" përplaset me një anije tregtare
Tuman
SHBA - Një aksident detar raportohet të ketë ndodhur në brigjet e Egjiptit, këtë të enjte. Aeroplanmbajtë...
E.D
BOTA
13 Shkurt18:27
Sekretari Hegseth: SHBA synon zgjidhje diplomatike për paqe të qëndrueshme në Ukrainë
BRUKSEL- Në fund të vizitës së tij në NATO, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se Shtetet e Bashkuara synojnë nj&e...
E.D
BOTA
13 Shkurt18:18
FOTO/ Bebe Rexha nuk njihet rrugëve të Beverly Hills, artistja shqiptare shfaqet pa grim
SHBA- Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, u shfaq pothuajse e panjohshme gjatë një daljeje të martë...