BOTA

Grevë e përgjithshme në Izrael pas gjetjes së 6 pengjeve të vdekur

E.D Përditësimi i fundit 2 Shtator 2024, 15:31

Grevë e përgjithshme në Izrael pas gjetjes së 6 pengjeve

IZRAEL- Në Izrael është bërë një thirrje e rrallë për grevë të përgjithshme pasi në Rripin e Gazës u gjetën trupat e gjashtë pengjeve të vrarë. Greva çoi në ndërprerje të punës në të gjithë vendin, duke e përfshirë edhe aeroportin kryesor ndërkombëtar. Greva e së hënës megjithatë u injorua në disa zona, duke reflektuar ndarje të thella politike. Një gjykatë e anuloi atë mëngjesin e së hënës ndërsa siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Linda Gradstein disa e fajësojnë qeverinë izraelite për mos arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi me Hamasin.

Vetëm disa ditë pasi familjet e tyre ndanë mesazhe me altoparlantë për pengjet nga kufiri i Izraelit me Gazën, ushtria izraelite njoftoi se trupat e gjashtë pengjeve u gjetën në një tunel në Gazën jugore. Mes pengjeve të vrarë ishte dhe Hersh Goldberg Polin, shtetas amerikano-izraelit.

“Ata u vranë mizorisht nga terroristët e Hamasit pak para se të arrijmë tek ata. Ata u rrëmbyen të gjallë mëngjesin e 7 tetorit nga organizata terroriste Hamas. Trupat e tyre u gjetën gjatë luftimeve në Rafah në një tunel nëntokësor, afërsisht një kilometër nga tuneli ku shpëtuam Farhan Alkadin, disa ditë më parë”, njoftoi zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

Shtypi izraelit thotë se operacioni për shpëtimin e tyre mund të ketë provokuar Hamasin për të vrarë gjashtë pengjet, nga frika se ushtarët izraelitë po afroheshin. Gjithashtu u njoftua se tre nga gjashtë të vrarët do të liroheshin për arsye humanitare në fazën e parë të armëpushimit, duke përfshirë amerikano-izraeltin Goldberg Polin dhe dy gra.

Në demonstratat masive në mbarë vendin, protestuesit thonë se qeveria po saboton një marrëveshje për lirimin e pengjeve në favor të mbajtjes së një pranie ushtarake përgjatë kufirit Gazë-Egjipt.

Kjo u konfirmua nga ministrat e kabinetit qeveritar disa ditë më parë dhe, sipas njoftimeve të shtypit izraelit, Kryeministri Benjamin Netanyahu pranoi se vendimi i tyre ka të ngjarë të nënkuptojë dështimin e negociatave për një marrëveshje pengjesh.

Por pas vrasjes së gjashtë pengjeve, zoti Netanyahu fajësoi Hamasin për mungesën e ndonjë marrëveshjeje pengjesh.

“Këto ditë, ndërsa Izraeli po zhvillon negociata intensive me ndërmjetësit në përpjekje për të arritur marrëveshje, Hamasi vazhdon të refuzojë me vendosmëri çdo propozim… Kushdo që vret pengjet nuk dëshiron një marrëveshje”, tha kryeministri Netanyahu.

Sondazhet tregojnë se shumica e publikut izraelit mbështet një marrëveshje armëpushimi si e vetmja mënyrë për të liruar pengjet, edhe nëse kjo do të thotë se Hamasi nuk është shkatërruar plotësisht, sipas Gershon Baskin, një nga negociatorët izraelit me Hamasin.

“Trysnia ushtarake nuk i liroi pengjet. Tetë pengje u shpëtuan në operacione. Në Gazë ka ende 100 pengje. Nëse mësuam diçka, është se trysnia ushtarake nuk do t'i shpëtojë, por do t'i vrasë ata”, thotë zoti Baskin.

Mes zisë kombëtare për gjashtë pengjet e vrarë, izraelitët kanë dalë në rrugë në demonstrata masive kundër politikës ushtarake të zotit Netanyahu. Ata mbajtën një grevë të përgjithshme njëditore të hënën.

Një gjykatë që merret me çështjet e punës vendosi që greva duhet të përfundojë pasdite sipas orës lokale, duke pranuar një peticion nga qeveria që thoshte se greva ishte e motivuar politikisht./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë