BOTA

Görlach Global: Kina nuk dëshiron paqe në Ukrainë

n.f Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 10:01
Görlach Global: Kina nuk dëshiron paqe në Ukrainë
Foto ilustruese

UKRAINË- Kina nuk mori pjesë në konferencën e paqes për Ukrainën të fundjavës së kaluar. Pekini nuk mund dhe nuk dëshiron të ndërmjetësojë në luftën e Rusisë kundër vendit fqinj, thotë Alexander Görlach.

Konferenca e paqes për Ukrainën e mbajtur në Zvicër nuk solli ndonjë përparim. Sigurisht, një komunikatë përfundimtare e nënshkruar nga rreth 80 nga më shumë se 90 shtetet pjesëmarrëse mund të konsiderohet një sukses i vogël. Por njerëzit në Ukrainë nuk do të krijojnë nga kjo shpresë se lufta do të përfundojë së shpejti.

Në takim nuk ishte ftuar agresori, Rusia. Kjo ishte një arsye më tepër që shpresat të mbështeteteshin te Pekini. I besuari kryesor i të fortit të Kremlinit, diktatori kinez Xi Jinping, mund të ndikonte te Vladimir Putini, kjo ishte shpresa. Por Pekini refuzoi të marrë pjesë, sepse Moska nuk ishte aty.

Sido që të jetë, Kina nuk ka kontribuar asgjë thelbësore për një marrëveshje paqeje në më shumë se dy vjet që nga pushtimi rus i Ukrainës. Në përvjetorin e parë të pushtimit, Pekini publikoi një plan me dhjetë pika që pasqyronte në thelb kërkesat e Kremlinit: një partishmëri e njëanshme, me të cilën Kina nuk mund të pretendonte rolin e ndërmjetësit neutral.

Ndoshta ka edhe arsye të tjera pse Kina nuk ishte tani e pranishme në Zvicër. Në situatën aktuale, ajo nuk do të ishte në gjendje e vetme të niste dhe të moderonte një nismë diplomatike, që do të duhej të pajtonte kaq shumë interesa të ndryshme afërsisht si në Lindjen e Mesme. Për Pekinin, megjithatë, nuk është me interes të ndërmjetësojë në një skenar në të cilin në fund SHBA dhe aleatët e saj të thonë se u takojnë meritat e suksesit.

Pekini mbështet Putinin - Pekini mosbesues ndaj Putinit

Dhe ka një aspekt tjetër në marrëdhëniet Pekin-Moskë: sundimtari rus Putin takohet me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Nga njëra anë, Pekini nuk dëshiron të krijojë përshtypjen se është aleat me të dyja vendet. Nga ana tjetër, ai dëshiron të jetë i informuar se çfarë po planifikojnë të dyja vendet së bashku. Jo më kot, të treja – Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut – shihen ndërkohë si bosht i së keqes. Në të njëjtën kohë, ata të tre nuk i besojnë plotësisht njëri-tjetrit.

Ky mosbesim do të vazhdojë të drejtojë politikën e Pekinit në lidhje me aleancën me Putinin. Pekini është i interesuar të vazhdojë luftën në Ukrainë, pasi kjo komprometon burimet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Nëse Xi do të përshkallëzonte një konflikt në Azi, qoftë me Tajvanin apo Filipinet, ushtrisë amerikane mund t'i duhet më shumë kohë për të ndërhyrë në rajonin e Paqësorit.

Pak shpresë: boshti i Kinës dhe Arabisë Saudite

Ka shpresë se një tjetër samit i paqes për Ukrainën mund të mbahet në Arabinë Saudite. Mbretëria ruan marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA, por edhe me Kinën. Dhe një nga sukseset e pakta diplomatike, në të cilat Pekini ka marrë pjesë i referohet Arabisë Saudite. Pranverën e kaluar, Pekini ndihmoi në normalizimin e marrëdhënieve midis sauditëve dhe Iranit.

Pra, ndoshta princi i kurorës Mohammed bin Salman mund të bindë sundimtarin dhe aleatin e Kinës, Xi Jinping, të përfshihet në Ukrainë kundër Rusisë. Nuk ka shumë arsye për shpresë, por në fund të fundit duhet provuar gjithçka për të ndaluar vrasjen.

Alexander Görlach është një Senior Fellow në Këshillin Carnegie për Etikën në Çështjet Ndërkombëtare dhe Adjunct Professor në Gallatin School të New York Universitety, ku ai jep mësim teorinë demokratike. Pasi qëndrimeve të tij në Tajvan dhe Hong Kong, ky rajon i botës, veçanërisht rritja e Kinës dhe çfarë do të thotë për demokracitë e Azisë, u bë fokusi i tij. Ai ka mbajtur poste të ndryshme në Universitetin e Harvardit dhe në universitetet e Kembrixhit dhe Oksfordit. Alexander Görlach jeton në Nju Jork dhe Berlin.

Marre nga DW

lufta rusi-ukraine kina

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë