BOTA

Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të Presidentit të zgjedhur Trump

E.D Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 15:21

Groenlanda në qendër të vëmendjes, pas komenteve të

GROENLANDA- Danimarka paralajmëron Presidentin e zgjedhur Trump se Groenlanda nuk është në shitje, por kërkon bashkëpunim për sigurinë në Arktik. Rusia ndërkaq thotë se po vëzhgon nga afër situatën me Groenlandën, pasi Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump nuk përjashtoi masat ushtarake ose ekonomike për të marrë ishullin nën kontroll. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, tensionet gjeopolitike po rriten në rajonin e Arktikut mes ngrohjes së shpejtë globale.

Groenlanda është vënë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Ishulli në Arktik është një territor i Mbretërisë së Danimarkës, por që gëzon një autonomi të gjerë.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump këtë javë nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake ose masat ekonomike për të marrë ishullin nën kontroll. Sipas tij, kjo është e nevojshme për të mbrojtur botën e lirë.

“Ne po vëzhgojmë këtë zhvillim mjaft dramatik të situatës, por deri më tani, falë Zotit, ajo mbetet në nivel deklaratash”, u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ndryshimet mjedisore po hapin rrugë të reja transporti dhe qasje në burime të vlefshme, thotë Liana Fix nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

“Po bëhet një zonë gjithnjë e më shumë e militarizuar, ku kanë qasje jo vetëm fqinjët e Arktikut. Rusët ishin të parët që u pozicionuan aty, ndërsa tani gjithashtu bashkëpunojnë me rojet bregdetare kineze. Arktiku po bëhet gjithnjë e më shumë një zonë konkurrence dhe rivaliteti mes fuqive të mëdha. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se po e humbin këtë lojë”, thotë zonja Fix.

Danimarka thotë se Groenlanda nuk është në shitje, por është e hapur për bashkëpunim më të thellë me Shtetet e Bashkuara.

“Unë shoh se Presidenti, që do të marrë detyrën së shpejti, ka vëmendjen e përqëndruar në Arktik dhe unë këtë e kuptoj. Këtë vëmendje e kemi shtuar edhe ne nga pala daneze, e kemi edhe brenda NATO-s”, thotë ministri i jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen.

Udhëheqës të tjerë evropianë kundërshtuan komentet e zotit Trump.

“As që bëhet fjalë që Bashkimi Evropian të lejojë cilindo vend në botë dhe më lejoni të them duke filluar nga Rusia të përcaktojë kufijtë e tij sovran”, tha ministri i jashtëm francez Jean Noël Barrot.

“Parimi i paprekshmërisë së kufijve vlen për çdo vend, pavarësisht nëse është në lindje apo në perëndim”, thotë kancelari gjerman Olaf Scholz.

Qeveria e Groenlandës, ndërkohë, po bën trysni për mbajtjen e referendumit për pavarësi të plotë dhe thotë se vetëm banorët e saj do të vendosin të ardhmen e ishullit./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë