
KOSOVË- Albin Kurti duke folur para mbështetësve në sheshin “Zahir Pajaziti”, tha se zgjedhjet ishin të lira, të ndershme, demokratike dhe pa incidente. Kurti shpërtheu ndaj kundërshtarëve para mbështetësve duke i cilësuar ata si “hajvanë” dhe tha se edhe bashkë LDK e PDK nuk i kanë aq vota sa Lëvizja Vetëvendosje. Kurti gjithashtu theksoi angazhimin e tij për të pastruar sistemin e drejtësisë dhe për të luftuar korrupsionin, duke siguruar që ata që janë përgjegjës për pasuritë e pajustifikueshme do të përballen me pasojat ligjore.
Më tej ai shprehu gjithashtu shqetësimin për premtimet e pambajtura të opozitës dhe kritikoi ata që gënjyen publikun me premtime të mëdha për rritje të buxhetit dhe për koeficiente të papërballueshëm. Ai u zotua për një qeveri të pa kompromis ndaj korrupsionit dhe për të realizuar një sistem të drejtpërdrejtë të drejtësisë, duke përfshirë një veting të plotë të sistemit të drejtësisë dhe krijimin e një strukture speciale për konfiskimin e pasurive të pajustifikueshme.
Kurti falënderoi gjithashtu dhe Policinë e Kosovës dhe mekanizmat shtetërorë për organizimin e procesit zgjedhor. Ai theksoi se do të vazhdojnë punët e mira që kanë nisur gjatë katërvjeçarit të kaluar dhe se do të realizojnë shumë projekte të tjera në çdo cep të Republikës së Kosovës, duke mos lënë askënd pas.
“Kurrë nuk është bërë në Kosovë më shumë luftë ndaj një qeverie se kësaj, tonës. Lufta hibride me oligarkë që kërcënojnë punëtorët që japin para pa hesap, dhe me opozitarë që bëjnë marrëveshje dhe me dreqin kundër qeverisë tonë, por prapë kanë humbur. Prapë do të mbeten opozitë, sepse nuk ia duan të mirën as shtetit, as popullit. Keni parë çfarë rrenash bëheshin në premtime, duke thënë se buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se Produkti i Brendshëm i vendit. Çfarë hajvanësh! Kanë kaluar kohët e hajvanëve, ata që i shtonin premtimet tona 100 apo 200 përqind. Ata kanë mashtruar vetëm veten e tyre! Ky mandat është një mandat për hekurudhat, për digat, dhe për drejtësinë, me një birou për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ai përfshin edhe një prokurori speciale për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë. Të gjithë pasuritë e vjedhura dhe të zhvatura do të kthehen në shtet dhe nuk do të lejojmë që ato të trashëgohen nga pasardhësit e kriminelëve. Pasuria do të konfiskohet dhe do t’i kthehet shtetit të Kosovës dhe fëmijëve të Kosovës. Serbia nuk do të lejohet të përfitojë, dhe ne do ta përparojmë vendin në çdo aspekt: ekonomi, shëndetësi, arsim, kulturë dhe kudo tjetër. Çep e me çep, territori, sovraniteti dhe çdo fushë e jetës janë të paprekshme, dhe ne duhet të vazhdojmë punën.
Nesër do të shënojmë 18-vjetorin e protestës së 10 shkurtit 2007. Qeveria do të vazhdojë punën, edhe pas kësaj përsëri do të jetë qeveria jonë që do të vazhdojë punën. Faleminderit!. Kur ne jemi në pushtet, nuk ka incidente. Procesi është demokratik, i lirë dhe cilësor. Nuk ka si të ndodhi ndryshe kur qeverisim ne. Ajo që dihet nga rezultatet paraprake është se LDK dhe PDK nuk mund të bëjnë bashkë sa “Vetëvendosja” jonë. Po ashtu, dihet se nga rezultatet paraprake, ka një gjë shumë të vlefshme dhe të rëndësishme për politikën dhe historinë: populli i Kosovës, më 9 shkurt 2025, e mundi Serbinë dhe klan Serbinë,” tha Kurti.
Artikuj te sugjeruar
I.A
POLITIKE
10 Shkurt00:17
PDK rikonfirmon Drenasin si bastion të pathyeshëm: Kemi marrë 71% të votave
KOSOVË- Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili vjen nga radhët e PDK-së, ka falënderuar qytetarët e Drenasit për proce...
E.D
POLITIKE
9 Shkurt23:46
Gërvalla: Kjo ditë ka shënuar një fitore të madhe për koalicionin tonë të Lëvizjes Vetëvendosje
Donika Gërvalla
KOSOVË- Donika Gërvalla e ka quajtur fitore të madhe ditën e sotme të zgjedhjeve të përgjithshme, ...
POLITIKE
9 Shkurt23:29
LDK shpall fitoren në Istog: Ky rezultat është dëshmi e mbështetjes suaj
KOSOVË- Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shpallur fitoren e LDK-së në këtë komunë. Ai përmes një postimi në Fa...
I.A
POLITIKE
9 Shkurt23:04
Zgjedhjet në Kosovë/ Mediat e huaja: Albin Kurti fiton por me rezultat të ulët
KOSOVË- Mediat e huaja i kanë kushtuar rëndësi zgjedhjeve në Kosovë. Media italiane VaticanNews bë shkrimin e saj...
E.D
POLITIKE
9 Shkurt22:56
"Urime për fitoren e madhe..."/ Fatmir Limaj shpall fitoren në Malishevë: Shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet
KOSOVË- Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në Malishevë koalicioni me AAK-në ka marrë mbi 40%...
I.A
POLITIKE
9 Shkurt21:48
Numërohen mbi 23% e kutive të votimit, LVV udhëheq me 55%, ndiqen nga PDK-ja me 25%
KOSOVË- 23% e votave në Kosovë janë numëruar deri më tani. Mësohet se nga votat e numëruara kryeson Lëvizja ...
b.z
POLITIKE
9 Shkurt21:05
Zgjedhjet parlamentare/ Koalicioni për Familjen: Nuk ju besojmë rezultateve të Exit Poll-eve! Po presim rezultatet e KQZ-së!
KOSOVË - Eman Rrahamani nga Koalicioni për Familje në një konferencë ka deklaruar se nuk ka besim tek sondazhet e Exit Polleve që...
b.z
POLITIKE
9 Shkurt20:52
Zgjedhjet parlamentare/ Reagon Meta: Kosova shembull i jashtëzakonshëm! Rruga e vetme që duhet ndjekur për të shpëtuar demokracinë
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosov&eu...
b.z
POLITIKE
9 Shkurt20:33
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë/ Reagon policia: Janë evidentuar 6 raste të shkeljes zgjedhore! Procesi i votimit vijoi pa incidente serioze!
Foto ilustruese
KOSOVË - Policia e Kosovës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me procesin zgjedhor në Kosovë, që u mbaj...