BOTA

Hamasi dhe Fatahu afër marrëveshjes për qeverisjen e Gazës pas luftës

n.f Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2024, 15:00
Hamasi dhe Fatahu afër marrëveshjes për qeverisjen e Gazës
Foto ilustruese

GAZA- Zyrtarët palestinezë thanë se Fatahu dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – janë afër arritjes së një marrëveshjeje për caktimin e një komiteti politik të teknokratëve të pavarur për të administruar me Rripin e Gazës pasi të përfundojë lufta.

Nëse arrihet një marrëveshje e tillë, atëherë në mënyrë efektive do t’i jepte fund sundimit të Hamasit në Gazë dhe do të mund të ndihmonte në avancimin e bisedimeve për armëpushim me Izraelin. Fraksionet rivale kanë bërë disa tentime të dështuara për t’u pajtuar që kur Hamasi mori pushtetin në Gazë më 2007. Izraeli ndërkaq ka hedhur poshtë mundësinë që Hamasi apo Fatahu të kenë ndonjë rol në Gazën e pasluftës.

Fatahu dominon në Autoritetin Palestinez, që mbështetet nga Perëndimi. Një zyrtar i Autoritetit Palestinez konfirmoi më 3 dhjetor se një marrëveshje është arritur pas bisedime disajavore në Kajro. Zyrtari tha se komiteti do të kishte 12-15 anëtarë, shumica nga ta nga Gaza.

Ky komitet do t’i raportonte Autoritetit Palestinez, i cili ka selinë në Bregun e pushtuar Perëndimor, dhe do të punonte me palët lokale dhe ndërkombëtare për të lehtësuar ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës.

Një zyrtar i Hamasit tha se grupi radikal dhe Fatahu janë pajtuar për termat e përgjithshëm, por ende po negociojnë për disa detaje dhe për individët që do të ishin pjesë e komitetit. Ky zyrtar tha se marrëveshja do të bëhet publike pas një takimi të të gjitha fraksioneve palestineze në Kajro, pa dhënë një afat se kur do të mund të ndodhë kjo.

Dy zyrtarët folën në kushte anonimiteti, pasi nuk ishin të autorizuar që të flisnin me gazetarët për këto negociata. Izraeli ende nuk ka reaguar për këto raportime. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se shteti i tij do të vazhdojë luftën në Gazë derisa Hamasi të zhbëhet dhe dhjetëra pengje të lirohen. Ai ka thënë se Izraeli do të mbajë për një afat të pacaktuar kontrollin e Gazës, teksa çështjet civile do të administrohen nga palestinezët që nuk janë të lidhur me Autoritetin Palestinez apo Hamasin.

SHBA-ja ka bërë thirrje për revitalizimin e Autoritetit Palestinez në mënyrë që të qeverisë me Bregun Perëndimor dhe Gazën para formimit të një shteti të mundshëm. Qeveria izraelite, që kundërshton një shtet palestinez, raportohet se ka diskutuar për planet e pas luftës me Emiratet e Bashkuara Arabe, me të cilën ka normalizuar raportet më 2020. Emiratet mbështesin një fraksion rival të Fatahut.

Zyrtari i Hamasit tha se marrëveshja do të përmbushte një nga qëllimet e luftës të Izraelit, që është dhënia fund e sundimit të Hamasit në Gazë. Autoriteti Palestinez, që administron me pjesë të Bregut Perëndimor, njeh Izraelin dhe bashkëpunon për çështje të sigurisë, një politikë që nuk është popullore në mesin e palestinezëve, pasi shumë prej tyre e shohin si ndihmës të pushtimit.

Lufta në Gazë nisi në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona – shumica civilë – dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Edhe afër 100 pengje besohet se janë në Gazë dhe të paktën një e treta e tyre besohet se kanë vdekur. Si pasojë e ofensivës hakmarrëse izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 44.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë