BOTA

"Hap në drejtimin e gabuar", BE: Do të kundërpërgjigjemi ashpër kundër rritjes së tarifave reciproke të SHBA-së!

n.f Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2025, 14:21

"Hap në drejtimin e gabuar", BE: Do të

SHBA- Komisioni Evropian ka thënë të premten se e vlerëson si të paarsyeshëm propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për tregti reciproke dhe theksoi se do të reagojë “ashpër dhe menjëherë” nëse ka rritje të tarifave. Komisioni, i cili bashkërendon politikën tregtare për të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, e përshkroi propozimin e Trumpit si hap në drejtimin e gabuar.

“Tarifat e BE-së janë ndër më të ulëtat në botë dhe ajo nuk sheh asnjë arsye për rritjen e tarifave amerikane ndaj eksporteve të saj”, tha Komisioni Evropian në një komunikatë.

Dega ekzekutive e BE-së tha se tarifa mesatare e aplikuar nga Bashkimi Evropian për mallrat e importuara është ndër më të ulëtat globalisht, dhe se mbi 70 për qind e importeve hyjnë pa tarifa doganore në vendet e bllokut.

Një njoftim nga Shtëpia e Bardhë të enjten vuri në pah ndryshimin midis tarifave të BE-së për importet e makinave, që është 10 për qind, krahasuar me tarifën prej 2.5 për qind për ato që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, si dhe kufizimet e BE-së mbi importet e frutave të detit nga SHBA-ja.

“BE-ja do të reagojë në mënyrë të vendosur dhe të menjëhershme kundër pengesave të paarsyeshme ndaj tregtisë së lirë dhe të ndershme, përfshirë kur tarifat përdoren për t’i sfiduar politikat legjitime dhe jodiskriminuese”, thuhet në komunikatë.

Kjo deklaratë pasqyron zotimin e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha të martën se do të vendoseshin “kundërmasa proporcionale” ndaj vendimit të Trump për të vendosur tarifa mbi të gjitha importet e çelikut dhe aluminit.

Ministrat e BE-së, të ngarkuar me tregtinë, mbajtën qëndrim më të butë të mërkurën, pasi folën për negociata në vend të masave hakmarrëse, duke qenë të vetëdijshëm se tarifat amerikane për çelikun dhe aluminin do të hyjnë në fuqi nga 12 marsi.

“Ka vend për negociata”, tha ministri i Jashtëm irlandez, Simon Harris, në një komunikatë.

Urdhri i Trumpit të enjten nuk ishte për vendosjen e tarifave të reja menjëherë, por nisjen e shqyrtimit të tarifave të vendosura ndaj mallrave amerikane nga partnerët e tjerë tregtarë para se të merret vendim për t’u përgjigjur. Kjo mund të zgjasë me javë apo muaj.

Tre diplomatë të BE-së thanë se ka kuptim të shfrytëzohet kjo kohë për negociata, derisa vazhdojnë përgatitjet për një përgjigje të fuqishme nëse SHBA-ja vendos tarifa./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë