BOTA

Harris dhe Trump për Ballkanin Perëndimor, luftë kundër korrupsionit dhe ndikimeve keqdashëse

r.ll Përditësimi i fundit 4 Nëntor 2024, 10:06
Harris dhe Trump për Ballkanin Perëndimor, luftë kundër
harris, trump

SHBA- Kandidatët presidencialë amerikanë thanë se lufta kundër korrupsionit dhe trysnive nga jashtë do të jenë përparësi e administratave të tyre në Ballkanin Perëndimor, ndërsa rajoni synon integrimet evropiane. Një zëdhënës i fushatës së nënpresidentes Kamala Harris, i tha Zërit të Amerikës se ajo ka mbrojtur vazhdimisht avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

“Lufta kundër korrupsionit është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe një nga arsyet pse nënpresidentja Harris është plotësisht e përkushtuar për të çuar përpara aspiratat euro-atlantike të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. NATO-ja dhe Bashkimi Evropian mbështeten në vlerat e përbashkëta demokratike, duke përfshirë institucione të forta, të pavarura dhe të përgjegjshme”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit, sipas të cilit “vlerat tona gjithashtu mbrojnë dhe respektojnë të drejtat e qytetarëve dhe vendeve për të shprehur lirisht identitetin e tyre kombëtar”.

Ndërkaq në një letër drejtuar komunitetit shqiptaro-amerikan në prag të zgjedhjeve, zonja Harris vuri theksin te lidhjet e veçanta ndërmjet amerikanëve dhe shqiptarëve prej më shumë se një shekulli, që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore.

“Deri më sot, shqiptaro-amerikanët kujtojnë që ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u angazhuan në atë moment vendimtar për pavarësinë e Shqipërisë. Dua të konfirmoj partneritetin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Shqipëria është një aleate e qëndrueshme e NATO-s, dhe unë e vlerësoj Shqipërinë për promovimin e qëndrueshmërisë në rajon, si dhe për udhëheqjen e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë muajve pas fillimit të agresionit brutal të Rusisë ndaj Ukrainës”, thuhet në letër.

“Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë udhëhequr aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin historik të Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë shumetnike, demokratike, plotësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar”, thekson në letër zonja Harris.

Ndërkaq Christos Marafatsos, nga fushata e ish Presidentit Donald Trump, i tha Zërit të Amerikës se politika e jashtme e Presidentit Trump ndaj Ballkanit Perëndimor “do të theksonte partneritetet pragmatike, të orientuara nga veprimet e përqendruara në qëndrueshmërinë, mundësitë ekonomike dhe luftimin e korrupsionit”.

Sipas zotit Marafatsos një Shtëpi e Bardhë e udhëhequr nga zoti Trump nuk do të nxiste thjesht deklarata të gjera mbi demokracinë, por do të nxirrte rezultate reale dhe të përgjegjshme duke punuar drejtpërdrejt me udhëheqësit lokalë dhe qytetarët në rajon.

“Presidenti Trump e kupton se paqja e vërtetë vjen nga kombe të forta dhe të vetë-qëndrueshme. Administrata e tij do të përqendrohej në forcimin e ekonomisë dhe sigurisë së vendeve të Ballkanit, duke u mundësuar atyre t'i rezistojnë si korrupsionit ashtu edhe trysnisë së jashtme. Kjo nënkupton mbështetjen e marrëveshjeve strategjike të tregtisë ekonomike dhe masave kundër korrupsionit, jo vetëm me fjalë, por përmes partneriteteve vepruese, ndarjes së burimeve dhe trajnimeve që forcojnë institucionet vendore. Për më tepër, administrata e tij do t'i jepte përparësi lirive individuale dhe do të shkurtonte burokracinë që pengon përparimin në këto vende, duke ndihmuar në avancimin e vlerave të vërteta demokratike duke fuqizuar qytetarët dhe institucionet lokale”, tha ai.

Fushata e zotit Trump kritikoi politikën e Jashtme të administratës së Presidentit Joe Biden për mosveprim dhe mungesë angazhimi për të kuptuar vërtetë sfidat e veçanta të rajonit. Sipas saj, mungesa e angazhimit jo vetëm që ka penguar përparimin ekonomik, por gjithashtu ka bërë që shumë vende të Ballkanit të ndjehen të anashkaluar dhe të pavlerësuar ndërsa tensionet ziejnë.

“Një administratë e zotit Trump do të sillte një qasje të re dhe të vendosur. Presidenti Trump do t'i jepte përparësi angazhimit të drejtpërdrejtë, duke punuar ngushtë me udhëheqësit lokalë dhe palët e interesuara për të trajtuar çështjet urgjente në secilin prej këtyre kombeve. Administrata e tij do të ndërmerrte hapa aktivë për të parandaluar që ndikimet e huaja të destabilizojnë rajonin, duke siguruar që Ballkani të përparojë në një rrugë të qëndrueshme dhe të begatë”, thuhet në përgjigjen e fushatës së zotit Trump në të cilën theksohet se “stili dhe angazhimi vendimtar i tij për të ndërtuar aleanca të forta të mbështetura në përfitimet dhe respektin e ndërsjellë, do të qëndronin në kontrast të plotë me politikat pasive të administratës aktuale, duke u dhënë shpresë atyre që besojnë në një të ardhme më të ndritshme për Ballkanin”.

Vendet e Ballkanit po ndjekin më vëmendje fushatën për zgjedhjet e 5 nëntorit, rezultati i të cilave po pritet me shqetësim nga shumë evropianë, për shkak të ndikimit që mund të kenë në të ardhmen e NATO-s, luftën e Rusisë në Ukrainë, marrëdhëniet tregtare dhe të ardhmen e demokracisë në kontinent./VOA

zgjedhjet ne shba kamala harris donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë