BOTA

Harris dhe Walz bëjnë fushatë së bashku, zotohen se do të luftojnë për të ardhmen

n.f Përditësimi i fundit 7 Gusht 2024, 10:13
Harris dhe Walz bëjnë fushatë së bashku, zotohen se do
Kamala Harris dhe Walz

SHBA- E nominuara demokrate për presidente, Kamala Harris, dhe kandidati i saj për nënpresident, guvernatori i Minesotas, Tim Walz, bënë fushatë për herë të parë së bashku më 6 gusht në Filadelfia.

Në fjalimin e tij para një turme prej më shumë se 10.000 personash në Universitetin Temple, Walz tregoi për fëmijërinë e tij në një qytezë të vogël në Nebraska, për shërbimin e tij 24-vjeçar në Gardën Kombëtare Ushtarake dhe për karrierën e tij si arsimtar në një shkollë të mesme dhe trajner futbolli.

“Nxënësit e mi më inkurajuan që të garoja për një post publik”, tha ai. “Ata panë në mua atë që unë shpresoja të rrënjosja te ta: angazhimin për të mirën e përbashkët dhe besimin se një person mund të bëjë dallimin”.

Gjatë fjalimit, ai po ashtu kritikoi të nominuarin republikan për president, Donald Trump, dhe kandidatin e tij për nënpresident, senatorin JD Vance.

“Ai tallet me ligjet tona, ai mbjell kaos dhe ndarje”, tha Walz për Trumpin.

“Ai u ngri gjatë krizës me COVID-in, e përplasi për toke ekonominë tonë dhe numri i krimeve të dhunshme ishte i lartë gjatë [mandatit presidencial] Fonald Trumpit. Le të mos i numërojmë krimet që ai ka kryer”, shtoi Walz.

Harris hyri në garë për Shtëpinë e Bardhë pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për rizgjedhje para pak më shumë se dy javësh. Walz kritikoi politikat e republikanëve për kufizimin e të drejtave riprodhuese të grave, një temë që po përcjell republikanët që kur Gjykata Supreme amerikane më 2022 i dha fund të drejtës kushtetuese për abort.

“Edhe nëse ne nuk bëjmë një zgjidhje të tillë për vete, është një rregull i artë: shikoni punën tuaj”, tha ai, teksa kjo deklaratë u prit me ovacione nga të pranishmit.

Harris, që foli para Walzit, e prezantoi atë, duke ai listuar të gjithë titujt – bashkëshort, baba, mësues, trajner, veteran, kongresist dhe guvernator – dhe në fund tha se pas zgjedhjeve të 5 nëntorit ai do të bëhet nënpresidenti i ri i SHBA-së.

“Ai është një njeri që i bën të tjerët të ndihen mirë dhe i inspiron ata që të kenë ëndrra të mëdha”, tha ajo.

Harris tha se Walz është “një lider që mund të ndihmojë në bashkimin e shtetit tonë dhe që të lëvizim përpara si dhe është një luftëtar për shtresën e mesme”.

“Fushata jonë nuk është vetëm një luftë kundër Donald Trumpit. Fushata jonë, kjo fushatë, është luftë për të ardhmen”, tha ajo.

Harris njoftoi për zgjedhjen e Walzit si kandidat për nënpresident më 5 gusht. Walz, 60-vjeçar, më 2006 u zgjodh nga një zonë me prirje republikane për t'u bërë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, dhe shërbeu aty për 12 vjet, para se të fitonte pozitën e guvernatorit të Minesotas, më 2018.

Walz ka çuar përpara një agjendë progresive që përfshin shujta falas në shkolla, synimet për luftim të ndryshimeve klimatike, ulje taksash për klasën e mesme dhe rritje të numrit të ditëve të pushimit për punëtorët e Minesotas.

Trump dhe Vance e kanë kritikuar Walzin, menjëherë pasi Harris njoftoi se e kishte zgjedhur atë për të garuar për postin e nënpresidentit. Sipas Trump dhe Vance, ai është shumë liberal.

“Kjo është dyshja më radikale e së majtës në historinë amerikane”, shkroi Trump në platformën e tij sociale.

Vance ndërkaq e kritikoi Walzin për mënyrën se si ai menaxhoi protestat pasi George Floyd, një person me ngjyrë, u vra në Mineapolis nga një zyrtar policor më 2020, duke thënë se ai nuk ishte i vendosur mjaftueshëm për t’u përballur me protestuesit.

Amerikanët gjatë zgjedhjeve zakonisht fokusohen në kandidatin për president, por kandidati për nënpresident mund të ndihmojë apo mund të dëmtojë kandidatin për president në bazë të të kaluarës së tyre, popullaritetit që kanë në shtetin e tyre dhe aftësisë për të fituar vota në shtete të rëndësishme apo për të marrë votat e votuesve të pavarur.

Pas tubimit zgjedhor në Filadelfia, Harris dhe Walz planifikojnë të vizitojë edhe shtetet e tjera kyçe, përfshirë Viskonsinin, Arizonën dhe Nevadën. Vance po ashtu bë bën një turne të ngjashëm, me ndalesa që përfshijnë Miçiganin dhe Viskonsinin./ REL

kamala harris tim walz

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë