BOTA

Harruan t’i lidhnin litarin e sigurisë, e reja humb jetën pas hedhjes nga ura, zbulohen postimet e saj të fundit prekëse

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Qershor 2026, 11:47

Harruan t’i lidhnin litarin e sigurisë, e reja humb jetën pas

Një ngjarje tragjike ka tronditur Brazilin, pasi 21-vjeçarja Maria Eduarda Rodrigues de Freitas humbi jetën gjatë një hedhjeje me bungee jumping, pasi punonjësit dyshohet se harruan t’i lidhnin litarin e sigurisë.

Harruan t’i lidhnin litarin e sigurisë, e reja humb jetën pas

E reja ra nga një lartësi prej më shumë se 40 metrash nga Ura Skeleton në Limeira të Brazilit dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.
Vetëm pak orë para tragjedisë, Maria kishte publikuar në rrjetet sociale disa postime ku shfaqte entuziazmin për aventurën. Në një prej tyre ajo kishte shkruar me humor: “Kush ishte ai i çmendur që më la të hidhem nga një urë?”

Pamjet e publikuara më pas tregojnë momentin kur punonjësit e kompanisë e mbajnë në buzë të urës dhe e lëshojnë në zbrazëti, pa kuptuar se litari i sigurisë nuk ishte lidhur me parzmoren e saj. Në video dëgjohen persona që bërtasin me panik: “Litari, litari!”
Sipas policisë, pas aksidentit disa prej punonjësve ndërruan rrobat dhe të paktën dy prej tyre u larguan nga vendi i ngjarjes. Ata u lokalizuan dhe u arrestuan pak më vonë.

Harruan t’i lidhnin litarin e sigurisë, e reja humb jetën pas

Tre persona, të identifikuar si Luis Felipe Feliciano Egoroff, Vitor de Freitas Gonçalves dhe Maicon Fernandes Cintra, janë akuzuar për vrasje me dashje të tërthortë. Gjatë marrjes në pyetje, ata deklaruan se nuk mbanin mend se kush kishte përgjegjësinë për lidhjen e litarit dhe kontrollin përfundimtar të sigurisë.

Avokati i tyre tha se klientët ndodhen në gjendje shoku dhe se prej vitesh ushtronin këtë aktivitet pa pasur më parë incidente të ngjashme.
Nëna e 21-vjeçares reagoi me një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shkruar se humbja e vajzës i ka lënë vetëm dhimbje dhe mall.

Dëshmitarët thanë se në vendngjarje ndodheshin dhjetëra persona, përfshirë edhe fëmijë të vegjël, të cilët panë momentin e tmerrshëm të rënies.
Sipas raportimeve lokale, kompania që organizonte hedhjet me bungee jumping nga ura dyshohet se nuk kishte autorizimin e nevojshëm për të ushtruar aktivitetin në atë zonë./Përktheu Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë