BOTA

Holanda zhvendoset djathtas

b.z Përditësimi i fundit 17 Maj 2024, 08:36
Holanda zhvendoset djathtas
Për herë të parë një koalicion i kryesuar nga partia populiste e djathtë e Geert Wilders në Holandë

HOLANDË - Në Holandë populisti i djathtë Geert Wilders ia doli të arrijë atë për çfarë ëndërrojnë ekstremistët e djathtë të AfD-së në Gjermani. Wilders mund të krijojë një koalicion me dy parti të djathta dhe një liberale dhe të përcaktojë për herë të parë punët qeveritare.

Para 18 vjetësh Wilders hyri në Parlamentin kombëtar. Zyrtarisht ai ka në partinë e tij "Partia për Lirinë" (PVV) vetëm një anëtar: veten e vet. Të gjithë deputetët e tjerë të PVV-së janë teknicienë dhe të paparti dhe rekrutohen nga vetë Wilders dhe mbështetësit e tij. Pavarësisht shumë humbjeve ndër vite ai e ka bërë popullor programin e tij skeptik ndaj Europës dhe ksenofob. Tani ai ia ka arritur qëllimit. Në zgjedhjet para gjashtë muajsh PVV e Wilders-it doli nga zgjedhjet me gati 24 përqind forca më e madhe politike. Megjithatë Wilders-it iu desh të heqë dorë nga pretendimi i tij për postin e kryeministrit. Wilders në krye të qeverisë do të kishte qenë një kërkesë e pakapërdishme nga partnerët e tjerë të koalicionit, veçanërisht për partinë liberale të djathtë VVD të kryeministrit deri tani në post Mark Rutte.

Katër partitë e koalicionit ranë dakord për krijimin e qeverisë, gjysma e së cilës përbëhet nga politikanë të partive dhe gjysma tjetër nga ekspertë apo teknicienë. Se cili do të jetë kryeministër është ende e paqartë. Grupet parlamentare në dy dhomat e parlamentit duhet të kompozojnë tani përbëbrjen e qeverisë.

"Politika më strikte e azilit në Europë"

Programi i qeverisë, që ka përpiluar koalicioni populist i djathtë nën drejtimin e Geert Wilders, përcakton që "Holanda në strukturë duhet të bëjë pjesë në grupin e atyre vendeve anëtare të BE-së që kanë rregulloret më rigoroze të pranimit", thuhet në marrëveshjen e koalicionit. Një kthesë radikale në politikën e azilit dhe migracionit është në plan, sepse duhet të ulet ndjeshëm numri i mbërritjeve të azilkërkuesve, parashikon programi. "Ne do të kemi politikën më strikte të të gjitha kohërave për azilin", deklaroi Wilders (16.05.2024). Duke iu referuar kritikave, se migrantët marrin ndihma të mëdha sociale, ai tha, se njerëzit pa të drejtë qendrimi duhet të kthehen edhe me forcë: "Holandezët janë në plan të parë".

Kufizimi i shpejtësisë në 100 km/h duhet të shfuqizohet. Ky kufizim shpejtësie si masë për mbrojtjen e klimës është aplikuar në vitin 2020 dhe tani limiti do të rritet në 130 km/h.

Bujqve gjithashtu do t'u bëhen lehtësime sa u përket kufizimeve të deritanishme lidhur me mjedisin. Media publike duhet të kursejë, nëpunësit duhet të pakësohen. Koalicioni i Wilder-it do të investojë për ndërtimin e banesave dhe të dy centraleve bërthamore.  Kërkesa e mëparshme e PVV për refernedum për daljen e Holandës nga BE nuk është përfshirë në marrëveshsjen e koalicionit. Por e sigurtë është që qeveria e re do të jetë kritike ndaj zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit. Holanda është vendi i tretë me pagesat më të mëdha neto në arkën e BE-së pas Gjermanisë dhe Francës.

Me qeverinë e re Geert Wilders mund të hyjë me më shumë hov në fushatën elektorale për zgjedhjet për Parlamentin Europian. Në sondazhe partia e tij për zgjedhjet europiane nga 6 deri më 9 qershor renditet e para me 22 përqind. Në Parlamentin Europian PVV e Wilders-it do të bashkohej me grupin e ekstremit të djathtë "ID", ku bën pjesë edhe aleatja e Wilders-it  Marine Le Pen me "Rassemblement national" nga Franca, populistët e djathtë të FPÖ nga Austria dhe AfD e Gjermanisë. Të katërta këto parti kryesojnë në vendet e tyre në sondazhet për garën elektorale për Parlamentin Europian. Ky grup partish e refuzon kursin e BE-së kundër Rusisë dhe angazhohet për një rrugë më miqësore ndaj Kinës./DW

holande

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë