BOTA

Human Rights Watch: Talibanët afganë kanë krijuar krizën më të rëndë në botë për të drejtat e grave

n.f Përditësimi i fundit 12 Gusht 2024, 19:18
Human Rights Watch: Talibanët afganë kanë krijuar krizën
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Talibanët kanë krijuar “krizën më të rëndë në botë e të drejtave të grave” që kur u kthyen në pushtet në Afganistan gushtin e vitit 2021, tha organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch. Nën sundimin taliban, Afganistani është bërë shteti i vetëm ku vajzave u ndalohet që të shkojnë në shkollë përtej klasës së gjashtë, tha HRW në një deklaratë më 11 gusht.

Talibanët po ashtu “kanë minuar të drejtën e grave për liri të lëvizjes, i kanë ndaluar ato nga shumë forma të punësimit, kanë hequr mbrojtjet për gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë me bazë gjinore, kanë krijuar barriera për qasjen e tyre në kujdes shëndetësor dhe ua kanë hequr të drejtën që të luajnë sporte dhe madje që të vizitojnë parqet”.

Presioni ndaj grave afgane vjen në kohën kur shteti i tyre po ashtu po përjeton një krizë të madhe humanitare, me ndihma të pamjaftueshme për mijëra refugjatë afganë, të cilët janë detyruar të kthehen në Afganistan nga Pakistani.

Gratë dhe vajzat janë në mesin e personave që janë prekur më së shumti nga kjo krizë humanitare, tha HRW. Situata është përshkruar nga raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Richard Bennett, si “një sistem i institucionalizuar i diskriminimit, ndarjes, mosrespektimit të dinjitetit njerëzor dhe përjashtimit të grave dhe vajzave”, tha HRW.

“Nën sundimin abuziv taliban, gratë dhe vajzat afgane po përjetojnë ankthin e tyre më të keq”, tha Fereshta Abbasi nga HRW-ja.

Abbasi u bëri thirrje të gjitha qeverive që të “mbështesin përpjekjet që udhëheqja talibane të mbahet përgjegjëse për të gjitha këto krime serioze në Afganistan”. Abbasi tha se shtetet që angazhohen me Qeverinë në Kabul, të udhëhequr nga talibanët, duhet që vazhdimisht t’ia kujtojnë këtij ekzekutivi për “shkeljet që bën ndaj grave dhe vajzave dhe të gjithë afganëve dhe shkeljet që i bën ligjit ndërkombëtar”.

Më shumë se gjysma e popullsisë së Afganistanit – prej 23 milionë banorësh – përballet me pasiguri ushqimore, sipas OKB-së. Kufizimet që autoritetet talibane kanë vendosur ndaj grave dhe vajzave kanë penguar qasjen e tyre në kujdesin shëndetësor, duke rrezikuar të drejtën e tyre për shëndet, theksoi HRW.

Kjo organizatë tha se ndalesa në edukimin e vajzave do të bëjë që në të ardhmen të ketë mungesë të grave që punojnë në sistemin shëndetësor. HRW u bëri thirrje shteteve që të gjejnë mënyra për të ndihmuar në lehtësimin e krizës humanitare./REL

human rights watch afganistan talibane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë